LIVE UPDATES
Aktualitet

Operacionet e Policisë në 1 javë! VIDEO- Arrestohen 120 persona, sekuestrohen 5 armë zjarri

Gjatë kësaj jave, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 410 persona, nga këta: 120 janë arrestuar, 263 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim.

11 Shtator 2022, 10:45 Nga A.B
Operacionet e Policisë në 1 javë! VIDEO- Arrestohen 120 persona,
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për operacionet e kryera gjatë kësaj jave. Gjatë kësaj jave, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 410 persona, nga këta: 120 janë arrestuar, 263 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim. Po ashtu, janë kapur në total 27 persona në kërkim, nga të cilët: 24 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar. Policia bën të ditur se në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 10 raste dhe janë sekuestruar 7 armë zjarri, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, municion luftarak dhe 5 thika.

NJOFTIMI I POLICISË:

Angazhim profesional dhe sakrificë e qindra punonjësve të Policisë në terren, për realizimin e një sërë kontrollesh “blic”, në çdo qark të vendit, me qëllim goditjen e paligjshmërive, në çfarëdo forme të shfaqjes së tyre. Megaplani operacional i koduar “Fundjava” vuri në pranga 18 shtetas dhe u sekuestruan 5 armë zjarri, lëndë narkotike, 5 radio si të Policisë, mjete prerëse dhe 3 "Jet ski".

Gjatë kësaj jave janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Kasalla”, “Tranzit 50”, “Fiction”, “Ndërhyrja”, “Chips”, “Risk”, “Baruti”, “Kreshpan 3”, “Mollaj”, “Pal”, “Çairet” (vijim), “Thirty”, “Shëtitësi”, “Xara”, “Fundjava”, “Antena”, “Perimetri 191”, “Perimetri 192”, “Diesel 2”, “Road Guard 38”, “Autumn”, “Dealer”, “Zastava” dhe “Garden”. -Operacionet “Baruti” dhe “Zastava” në Fier e “Garden” në Lezhë, vunë në pranga 3 shtetas që mbanin armë zjarri me vete dhe në banesë. -Operacionet policore “Autumn” në Tepelenë, “Mollaj” në Mallakastër dhe “Kreshpan 3” në Fier, kanë vënë në pranga 3 shtetas për kultivim të bimëve narkotike.

-Operacioni policor i koduar “Risk” goditi 3 raste të shpërndarjes së drogave në doza, u vunë në pranga 3 shtetas, si dhe u sekuestruan rreth 3 kilogramë kanabis, qindra doza kanabisi e kokaine. Operacione të pandërprera për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. “Tranzit 50” në Tiranë, “Road Guard 38” në Gjirokastër, “Perimetri 191” e “Perimetri 192” në Korçë, “Pal” në Sarandë, “Thirty” dhe “Xara” në Qafë Botë, të finalizuar gjatë kësaj jave, 12 shtetas të vënë në pranga për transportimin e 140 emigrantëve në total, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Strukturat e DVP Tiranë, DVP Fier dhe DVP Durrës kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë dhe të 3 ngjarjeve të mundshme kriminale në familje, janë vënë në pranga 3 nga autorët e dyshuar dhe janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe 5 radio si të Policisë. Punë profesionale hetimore e policore, si dhe angazhim i përditshëm për të zbardhur ngjarjet kriminale të ndodhura më parë dhe për të vënë në pranga autorët e tyre.

-Në kuadër të operacionit “Chips”, nga DVP Tiranë, është lokalizuar dhe vënë në pranga 38-vjeçari i cili në vitin 2014 tentoi të vjedhte në bankomatin e një filiali banke, në Kamzë;

-Në Kurbin është zbardhur dhe dokumentuar tentativa për vjedhje në një bankomat dhe është arrestuar autori i dyshuar; -Në Tepelenë dhe Elbasan janë zbardhur dhe dokumentuar 2 raste vjedhjesh të pronave dhe pasurive të shtetetasve të ndryshëm. Si rezultat i bashkëpunimit ndërstrukturor, në Durrës, Kukës dhe Korçë janë goditur 3 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme, janë vënë në pranga 6 shtetas, si dhe janë sekuestruar rreth 25 000 litra naftë, si dhe mallra të tjera të kontrabanduara.

•Gjatë kësaj jave, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 410 shtetas, nga këta: 120 janë arrestuar, 263 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim. •Janë kapur në total 27 persona në kërkim, nga të cilët: 24 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar. •Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 10 raste dhe janë sekuestruar 7 armë zjarri, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, municion luftarak dhe 5 thika.

•Janë goditur 4 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 47 raste të dhunës në familje. •Janë evidentuar dhe goditur 23 raste të krimeve mjedisore dhe 5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. •Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 37 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 26 raste. •Janë evidentuar dhe goditur 3 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar. Policia Rrugore/Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, duke përdorur mjetet inteligjente bashkëkohore, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 397 leje drejtimi, nga të cilat: 279 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 51 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 67 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. •Janë arrestuar 44 drejtues mjetesh, nga këta: 20 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 24 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. •Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 5 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 1 rast i drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike. •Janë vendosur 13 816 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore. Policia Kufitare/Angazhim maksimal për përballimin e fluksit në hyrje/dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, për turistët, vizitorët, pushuesit dhe për të gjithë ata që vijnë apo dalin nga Shqipëria, për qëllime të ndryshme.

Gjatë javës janë bllokuar 4 mjete lundruese, për mungesë të dokumentacionit. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese janë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 50 000 mijë lekë të rinj. •Janë goditur 12 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 2 raste të kundërshtimit të punonjësit të Policisë. •Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 për “Trafikimi i mjeteve motorike”, 1 për “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe 5 për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

policia arrestimet nga policia

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit