16 Shkurt 2024, 12:59
Nga E.d
Policia
FIER- Arrestohen 2 persona në Fier dhe procedohen 2 të tjerë për vepra penale të ndryshme. U arrestua 33-vjeçari me iniciale E.J pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, e ndarë në doza. Po ashtu 31-vjeçari me inicale M.L u arrestua pasi drejtonte mjetin, në gjendje të dehur.
Ndërsa Prokuroria nisi procedimet për 58-vjeçarin me iniciale Sh.K pasi duke prodhuar materiale ndërtimi, në subjektin e tij, ka shkaktuar ndotje të ajrit. U procedua dhe 55-vjeçari me iniciale A.G pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Njoftimi i Policisë:
DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe punohet për kapjen e 1 tjetri, autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar "Tempulli 2", arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 38 vjec, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 58 vjeç, banues në Mallakastër, pasi duke prodhuar materiale ndërtimi, në subjektin e tij, ka shkaktuar ndotje të ajrit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 55 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. B., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
fier
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 12:59
S.N
Foto Ilustrim
POGRADEC- Një 41-vjeçar i cili shkaktoi aksident ditën e djeshme në afërsi të fshatit Bratomirë në ...
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 12:18
I.A
Universiteti i Harvardit
SHBA- Universiteti i Harvardit ka bërë një studim në 67 vende të ndryshme të botës pë...
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 12:11
Entenela Ndrevataj & Erald Kapri
foto ilustruese
TIRANË- Një hulumtim i Media Ditarit nxjerr se hezitimi i INSTAT për të nxjerrë të dhënat në koh&eu...
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 11:43
E.d
Policia
DURRËS- Arrestohet pasditen e djeshme një person në Durrës. 33-vjeçari Demir Deda gjatë një konflikti p&e...
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 11:23
E.d
Policia
SHIJAK- Arrestohet 25-vjeçari në Shijak i cili ishte shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme. Gjykata ...
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 11:23
S.N
Foto Ilustrim
ELBASAN- Një person është vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra ...
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 10:37
S.N
arma
TIRANË- Një 62-vjeçar në fshatin Mëzez është arrestuar, pasi mbante armë zjarri pistoletë, municione lu...
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 09:58
N.F
Gentian Mino
GREQI- 39-vjeçari shqiptar, Gentian Mino është vënë në pranga nga autoritet greke pasi ka vrarë...
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 10:06
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e djeshme në ambientet e Njësisë së Siguris&eu...
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 09:58
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SHKODËR- Një plagosje është regjistruar ditën e sotme Rreth orës 09:10 në lagjen “Sk&eu...