18 Nëntor 2022, 12:15
Nga a.l
banori nga protesta e Divjakës
DIVJAKË- Protesta e banorëve të Divjakës ditën e sotme kundër vendosjes së traut elektrik në hyrje të Parkut, duket se ka qenë e pavaruar nga bindjet politike. Mes protestuesëve ishte edhe një banor i cili është shprehur se është i majtë, por kjo nuk i ka dhënë atij asnjë lloj përfitimi në çështjen që është duke protestuar. Banori tha se ka lënë emigrimin për të investuar në vendin e tij por ka humbur, e për këtë arsye ai thekson se nuk do të votojë pë rpartinë e kryeministrit Rama.
"Jam i majtë. Kam lënë kurbetin dhe erdha këtu investova dhe humba. Ka shumë korrupsion. Kryeministri Edi Rama dhe PS ta harrojnë votën. Kjo nuk na lejon ne të bëjmë një shëtitje në ajër të pastër", tha banori nga protesta.
Sot është dita e pestë që banorët e Divjakës protestojnë për këtë çështje, ndërsa i pranishëm ishin edhe deputetët demokratë Saimir Korreshi dhe Ilda Dhori. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët./Dosja.al
trau te parku i divjakes
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 12:08
a.l
Ilda Dhori në protestën e Divjakës
DIVJAKË- Deputetja demokrate Ilda Dhori i është bashkuar protestës së ditës...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 11:54
a.l
Eduart Sharka
DIVJAKË- Një ndër deputetët që kundërshtoi në mënyrë absolute vendosjen e traut në hyrje t&...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 11:55
a.l
foto ilustruese
DIVJAKË- Kreu i PD-së në Lushnje, Eduart Sharka ka qenë sot i pranishëm në protestën kundër vendosj...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 11:46
a.l
banorët e Divjakës në protestë
DIVJAKË- Vijon protesta e banorëve kundër vendosjes së traut elektrik në hyrje ...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 11:16
a.l
banorët marshojnë te Parku i Divjakës
DIVJAKË- Është zhvendosur protesta e banorëve të Divjakës. Nga Bashkia, ...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 10:44
a.l
Saimir Korreshi në protestën e Divjakës
DIVJAKË- Deputeti i Partisë Demokratike Sajmir Korreshi u është bashkruar ...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 11:02
A.B
SPAK
TIRANË- Pesë personat e arrestuar dy ditë më parë për inceneratorin e Fierit janë lënë në burg nga G...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 10:54
d.a.
Policia italiane
ITALI- Një aksident fatal në vendin e punës i ka marrë jetën një punëtori shqiptar në komun&e...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 10:44
a.l
FOTO ILUSTRUESE
DIVJAKË- Ka nisur dita e 5-të e protestës nga banorët e Divjakës kundër vendosjes së traut në hyrje...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 10:43
k.m.
Rrëqebulli
GORICA– Në malet me pamje nga një liqen i kaltër në Shqipërinë juglindore, ekspertët e jetës...