18 Nëntor 2022, 10:44
Nga a.l
Saimir Korreshi në protestën e Divjakës
DIVJAKË- Deputeti i Partisë Demokratike Sajmir Korreshi u është bashkruar sot banorëve të Divjakës në protestën kundër vendosjes së traut në hyrje të Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta. Ai është shprehur se protesta do të vijojë derisa të përfundojë çmenduria e ministrisë. Ndërsa ka theksuar se protesta nuk ka ngjyrim politik dhe se të pranishëm duhet të ishin edhe deputetët e maxhorancës.
"I përshëndes se po bëjnë një protestë të drejtë. Të hysh në një plazh publik, nuk ndodh që të taksohet. Kjo është e vetmja rrugë që ka akses për plazhin publik. Edhe pse taksë ka marrë bashkia, tani po merr dhe qeveria. Ka moskordinancë. Është çmenduri e radhës që po ndodh në këtë vend. Duhet të ishin në këtë protestë dhe deputetët e maxhorancës. Shoh këtu banorë që kanë votuar majtas. Sot që është ditë e premte, duhet ë ishin të gjithë këtu. Në momentin kur është nevoja, që këta qytetarë të kenë nga të gjitha krahët e politikës, për t’i dhënë zgjidhje. Kjo dëmton gjithë qytetarët, Divjakën. Të gjithë fukarenjtë këtu vinë të bëjnë plazh, nuk ikin dot në Dhërmi. Vijnë ata që s’kanë mundësi të ikin të paguajnë 30 mijë lekë, që të çojnë dy ditë plazh fëmijët dhe në fund të thonë. Do vijojmë deri sa të bëjë mbrapsht qeveria”, tha Koreshi.
Sot është dita e 5-të që banorët e Divjakës protestojnë për këtë çeshtje, ku deri më tani mësohet se marshimi ka qenë paqësor dhe se nuk ka ndërhyrje nga forca policore. E pranishme në këtë protestë është edhe deputetja e PD-së Ilda Dhori e cila ka bërë thirrje që banorët të mos tërhiqen. Dje Ministria e Turizmit pas kundërshtimit të banorëve për vendosjen e traut dhe konfliktimit me policinë në një njoftim ka bërë me dije se tarifa do të jetë vetëm për turistët që frekuentojnë zonën e jo për banorët e zonës./ Dosja.al
trau te parku i divjakes sajmir korreshi
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 11:02
A.B
SPAK
TIRANË- Pesë personat e arrestuar dy ditë më parë për inceneratorin e Fierit janë lënë në burg nga G...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 10:54
d.a.
Policia italiane
ITALI- Një aksident fatal në vendin e punës i ka marrë jetën një punëtori shqiptar në komun&e...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 10:44
a.l
FOTO ILUSTRUESE
DIVJAKË- Ka nisur dita e 5-të e protestës nga banorët e Divjakës kundër vendosjes së traut në hyrje...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 10:43
k.m.
Rrëqebulli
GORICA– Në malet me pamje nga një liqen i kaltër në Shqipërinë juglindore, ekspertët e jetës...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 10:46
d.a.
Dorina dhe Gezim Alla
ITALI- Është kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për muratorin shqiptar 52-vje&cc...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 10:34
d.a.
Foto ilustruese
GREQI- Një 52-vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 3 vite burg në Volos, pasi akuzohet pë...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 10:33
A.B
Marijuana
GREQI- Një shqiptar është arrestuar nga policia në Selanik. 28-vjeçari ka sekuestruar mbi 22 kg marijuanë nd...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 10:34
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Një ambientet e jashtme të një servisi automjetesh, në pronësi të 44-vjeçari i identifik...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 10:28
a.l
foto ilustruese
FIER- Sajmir Tahiraj është vënë në prangat e policisë në Fier pasi ishte i shpallur në kërkim ...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 10:24
A.B
Robert Aga
TIRANË- Ish-shefi i Komisariatit të Dibrës, Robert Aga u dhunua ditën e djeshme nga dy persona. Mirëpo, Aga nuk ës...