LIVE UPDATES
Aktualitet

"Nuk kemi pasur asnjë kontakt me familjen e autorit!", babai i Luisit zbulon gjendjen shëndetësore të 14-vjeçarit: Ka dhimbje në zemër

I pyetur nëse kanë bërë kërkesë për pamjet e sherrit mes të miturve, ai ka treguar se iu është thënë se mund t'i marrin pas përfundimit të hetimeve.

10 Dhjetor 2024, 18:28 Nga r.ll
"Nuk kemi pasur asnjë kontakt me familjen e autorit!", babai i
fiqiri meçja

TIRANË- Luis Meçja, 14-vjeçari që mbeti i plagosur në sherrin ku humbi jetën Martin Cani, u largua ditën e djeshme drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor. Babai i Luisit tha se djali ndihet më mirë, por ka therje te pjesa e zemrës aty ku është dhe plaga kryesore. Kjo sipas tij ishte dhe arsyeja që po drejtohen drejt një spitali më të specializuar. Ai u shpreh në një intervistë për Top Channel se spitali i Traumës nuk ka firmosur që djali mund ti rikthehet sportit dhe kjo ishte dhe një nga arsyet që po e dërgojnë në Itali. I pyetur nëse kanë bërë kërkesë për pamjet e sherrit mes të miturve, ai ka treguar se iu është thënë se mund t'i marrin pas përfundimit të hetimeve. Fiqiri Meçja ka rrëfyer po ashtu, se autorin nuk e njohin as nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.

Babai i Luisit: Spitalin pothuajse e kemi gjet, qëkur kemi qenë tek Trauma e kemi biseduar këtë. Ka qenë pjesa e pasaportës së Luisit që nuk ka pasur mundësi, i ka pas mbaru pasaporta dhe duhej të rinovohej, pasi e kemi bërë çdo gjë ka qenë në rregull, prenotimin e kemi bërë po në shtet, në spital shtetëror në Bari, shpresojmë që pjesa e kurimit të jetë e mirë dhe mos të ketë shqetësim të madh. Kartelat i kemi përkthyer edhe në gjuhën italiane, për më tej do na thonë kirurgët. Luisi ndihet pak më mirë, më shumë ka therje tek pjesa e zemrës, tek plaga kryesore dhe aty vazhdimisht ndjen dhimbje dhe ne jemi të shqetësuar për këtë pjesë sepse aty ka prekjen e mushkërisë, për këtë arsye po shkojmë në një spital më të specializuar që ka mjete më të mira se sa këtu tek ne, që të heqim atë merakun se Luisi ka edhe atë ambicien e futbollit që të kthehet sa më shpejt në fushë dhe e kemi pasur të detyrueshëm që të lëvizim jashtë shtetit.

Nga ana spitalit nuk kemi problem, ata shërbimet e veta i kanë bërë në mënyrë të përkryer me aq mundësi sa kanë, por nga spitali ne nuk mund të marrim një letër të shkruar nga mjeku të vulosur dhe firmosur që Luisi nesër të dalë në fushë dhe të luajë futboll dhe kjo na vë në merak ne si prindër që të shkojmë në një spital më të mirë, që Luisi ta ketë atë letër të certifikuar nga një mjek.

Babai i Luisit: Shpresojmë që drejtësia të vihet në vend dhe shteti të bëjë më të mirën për çdo fëmijë në këtë vend. Ky ishte një konflikt mes fëmijëve, sot mund të jetë djali im, nesër mund të jetë djali i dikujt tjetër.

Keni bërë kërkesë për të parë pamjet?

Babai i Luisit: Ka bërë avokati, por na kanë thënë me mbylljen e hetimeve mund t’i keni pamjet e plota, na kanë treguar një pjesë, hyrjen dhe daljen e fëmijëve tek pjesa e parkingun, kurse pjesën finale nuk na e kanë tregu. Në lidhje me hetimet mua si person s’më kanë dhënë detaje, ndoshta mund të kenë fol me avokatin. Ai po merret me këtë pjesë tani, unë po merrem me djalin që ta kuroj dhe të jetë mirë. Ekspertizën mjekoligjore private e kemi marrë, por nuk jep detaje sepse janë të mbyllura se është bërë pas 17 ditësh. Është e kotë sepse nuk tregon rezultatin e duhur.

Në kartelën e Luisit nuk jep ndonjë specifikë të veçantë, tregon që ka pas ajër dhe rrjedhje gjaku në momentin që është paraqitur tek Trauma, ka për madhësi të ndryshe plage, por nuk është se i jep me detaje. Nuk arrin t’i specifikojë plagët. Eksperti që kemi marrë ne nuk është ekspert kriminalistik, ai bazohet vetëm në pamje të plagëve të jashtme. Nuk më duket normale një zhurmë e tillë, t’ja lejmë drejtësisë të vijojë punën e saj, kur shoh nëpër media njerëz, arrijnë në përfundim pa dalë Prokuroria.

Ka pasur përpjekje nga ana e autorit për falje?

Babai i Luisit: As nuk e njohim, pas kemi pasur asnjë lloj kontakti me atë. Edhe unë edhe djali e kemi takuar babanë e Martinit. Na tha që Luisin e konsideroj si në vend të Martinit, ata kanë qenë shumë afër me njëri tjetrin.

fiqiri meçe luis meçe

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen