LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ka lagështirë"/ Si u projektua dhënia e Pallatit të Brigadave me PPP, do kthehet në hotel, restorant e parking

Pallati Presidencial, i njohur edhe si Pallati i Brigadave, u projektua nga arkitekti italian Gulio Berte dhe më pas u përfundua nga Gherardo Bosio në vitet 1939- 1941. Godina ishte e destinuar për familjen e mbretit Zog, por përfundoi në vitin 1941; thuajse dy vjet pas largimit të tij nga Shqipëria.

16 Shtator 2022, 20:04 Nga k.m.
"Ka lagështirë"/ Si u projektua dhënia e Pallatit
Foto ilustruese

Në korrik 2021, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare i dërgoi një letër Ministrisë së Kulturës, përmes së cilës ankohej për lagështirën në kompleksin e Pallatit Presidencial; një objekt me vlera historike dhe kulturore brenda një oazi të gjelbër prej 37 hektarësh në afërsi të parkut të Liqenit në Tiranë.

“Në të gjitha ambientet janë evidentuar problematika serioze që lidhen me lagështinë. Amortizimi i rrjetit elektrik dhe i sistemeve mekanike është një tjetër problem kompleks i objektit,” thuhet në letrën e firmosur nga drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare, Dhurata Frashëri.

Frashëri i kërkoi gjithashtu Ministrisë që ta vërë në dijeni mbi “projekte të mundshme të restaurimit” apo procedurën që duhej të ndiqte Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për të filluar “procesin e ndërhyrjeve”.

Por ndonëse ndërhyrjet nuk u kryen përgjatë një viti, letra e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare shërbeu si katalizator për përgatitjen e një plani të ri menaxhimi, që i hap rrugën qeverisë shqiptare për dhënien e Pallatit Presidencial me koncesion.

Pallati Presidencial, i njohur edhe si Pallati i Brigadave, u projektua nga arkitekti italian Gulio Berte dhe më pas u përfundua nga Gherardo Bosio në vitet 1939- 1941. Godina ishte e destinuar për familjen e mbretit Zog, por përfundoi në vitin 1941; thuajse dy vjet pas largimit të tij nga Shqipëria.

Kompleksi mori emrin “Pallati i Brigadave” gjatë regjimit komunist, ndërsa prej vitit 1992 njihet si Pallati Presidencial dhe shërben për pritjet zyrtare. Ai gëzon statusin e mbrojtjes si “Ansambël Historik”.

BIRN e siguroi planin e integruar të menaxhimit të Pallatit Presidencial dhe korrespondencën mes institucioneve përmes një kërkese për të drejtë informimi. Dokumentet tregojnë se pas letrës së Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, Ministria e Kulturës i kërkoi Universitetit Politeknik të Tiranës hartimin e një plani të integruar menaxhimi.

Një grup teknik i përbërë nga arkitektë, skulptorë dhe biologë pranë Universitetit Politeknik e përfundoi planin e integruar të menaxhimit të Pallatit Presidencial brenda tre muajsh me kosto të llogaritur në 3.6 miliardë lekë ose 30 milionë euro.

Përveç rehabilitimit të godinave ekzistuese dhe parqeve, plani i ri parashikon ndërtimin e një parkingu për vizitorët, një restoranti, kthimin e njërës prej godinave ekzistuese në hotel akomodues për delegacionet e huaja si dhe ndërtimin e ambienteve çlodhëse për vizitorët. Plani parashikon gjithashtu laboratorë restaurimi dhe kurimin e bimëve të rralla.

Sipas grupit teknik hartues, modeli i partneritetit privat në këtë rast do të ishte më efikas krahasuar me format e menaxhimit me fondacione të posaçme, që u përdor në rastin e Parkut Kombëtar të Butrintit, apo struktura menaxhimi shtet-privat.

“Me një periudhë maksimale të partneritetit të parashikuar në ligj (Neni 186, Pika 5) prej 20 vitesh, pala e interesuar për partneritet, duhet të ketë financimin e duhur për të mundësuar rijetëzimin. Gjithashtu duhet të ketë përvojën e duhur për menaxhimin e trashëgimisë kulturore, të parashikojë kufizimet e mundshme në nxjerrjen e të ardhurave, të cilat mund të mos sjellin fitime për të,” thuhet në dokument.

Sipas planit të menaxhimit, përfitimet e koncensionarit do të jenë shërbimi i hotelerisë, shitja e biletave për turizëm apo ngritja e qendrave studimore brenda ansamblit. Ndërsa shteti pritet gjithashtu të ketë një rol mbikqyrës të përdorimit të ansamblit me ngritjen e një bordi, “i cili kontrollon dhe garanton ruajtjen e vlerave të monumentit si dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara si për ato shtetërore edhe për vizitorët”.

Kthimi i kësaj zone në pikë turistike nuk do t’i heqë karakterin protokollar dhe do të vijojë të jetë vend ekskluziv për ceremonitë shtetërore dhe i ruajtur nga Garda e Republikës. Në qershor të këtij viti, Këshilli i Ministrave miratoi planin e integruar të menaxhimit për Pallatin e Brigadave, por projekti kundërshtohet nga deputetë të opozitës dhe eskpertë të trashëgimisë kulturore.

Deputetja demokrate, Ina Zhupa i tha BIRN se pas këtij plani fshihet interesa klienteliste.

“Mendoj se ka interesa klienteliste që lidhen jo shumë me Pallatin e Brigadave si pallat por me gjithë parkun, që është pjesë e zonës historike dhe të mbrojtur. Plani niste pikërisht me rrethimin dhe delimitimin e zonës, ndërkohë që zona është e përcaktuar në ligj,” tha Zhupa, duke shtuar se interesat për të ndërtuar në këtë zonë “janë të larta”.

“Shteti duhet të jetë përgjegjës i trashëgimisë kulturore sipas konventës së Parisit dhe ky tjetërsimin i detyrave është antikushtetues dhe jo në shërbim të së mirës publike,” shtoi Zhupa.

Edhe për arkeologun Apollon Baçe, ish-drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës, ky plan përbën një rrezik për ansamblin. Baçe kujtoi gjithashtu se një projekt i qeverisë italiane, që ishte ofruar ta restauronte falas Pallatin, ishte lënë në harresë.

“Ky është skandali i radhës, këta çdo gjë po e japin me PPP,” tha Baçe.

“Nuk mund të jepen me koncension pasuritë e tilla me vlera të mëdha historike e kulturore,” shtoi Baçe, ndërsa theksoi se ansambli mund të hapej për publikun pa qenë nevoja që të përdorej për biznes nga privati./BIRN

pallati i brigadave pallati i brigadave me ppp

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet