LIVE UPDATES
Aktualitet

Ka punë, por nuk ka njerëz! Kuadri i ri Makroekonomik: Norma e papunësisë bie gradualisht nga mbi 9 % këtë vit

Sipas Kuadrit të ri Makroekonomik norma e papunësisë bie gradualisht nga mbi 9 % këtë vit në rreth 8.3 për qind në vitin 2029, por kjo ulje nuk reflekton rritje punësimi

19 Shkurt 2026, 12:59 Nga D.S
Ka punë, por nuk ka njerëz! Kuadri i ri Makroekonomik: Norma e
Foto ilustruese

Së paku për tre katër vitet në vijim do të bie edhe numri i të papunëve dhe numri i të punësuarve, pavarësisht se ekonomia rritet që rrjedhimisht sjell vende të reja pune.

Sipas Kuadrit të ri Makroekonomik norma e papunësisë bie gradualisht nga mbi 9 % këtë vit në rreth 8.3 për qind në vitin 2029, por kjo ulje nuk reflekton rritje punësimi.

Ministria e Financave arsyeton se trendët negative demografike, të vërejtura prej disa vjetësh, pritet të vijojnë të kenë efekte shtrënguese, si në ofertën për punë, ashtu edhe në numrat agregatë të punësimit përgjatë periudhës afatmesme në vijim.

Shqipëria po përjeton një tkurrje të shpejtë të popullsisë në moshë pune për shkak të emigrimit masiv dhe rënies së lindshmërisë, gjë që do të thotë se çdo vit ka më pak njerëz që hyjnë në tregun e punës dhe më shumë që dalin prej tij.

Në kushtet ku forca e punës tkurret edhe nëse ekonomia nuk krijon pothuajse asnjë vend të ri pune, papunësia mund të ulet thjesht sepse ka më pak persona që kërkojnë punë.

Nga 2025 deri në 2029 punësimi nuk rritet, ndërsa papunësia vazhdon të bjerë, një kombinim që shpjegohet vetëm nga ndryshimi demografik.

Shqipëria po hyn në një fazë ku problemi kryesor nuk është më mungesa e vendeve të punës, por mungesa e njerëzve për t’i mbushur ato. Plakja e popullsisë po rrit numrin e personave që dalin në pension, ndërsa emigrimi heq nga tregu i punës kryesisht të rinjtë dhe moshat më produktive, duke krijuar boshllëqe që nuk zëvendësohen nga brezat e rinj.

Në këto kushte rrezikon të dobësohet baza e rritjes ekonomike, sepse me më pak punëtorë është më e vështirë të rritet prodhimi, investimet dhe konkurrueshmëria e ekonomisë në afat të gjatë.

Ministria e Financave parashikon që sektori i shërbimeve të kontribuojnë më shumë në rritjen e kërkesës për punë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë.

Gjatë periudhës nëntëmujore të 2025-s, shkalla e papunësisë vazhdoi trajektoren rënëse në raport me vitin 2024, duke arritur në 9.0 për qind në fund të tremujorit të tretë. Gjatë nëntëmujorit të vitit 2025, norma e pjesëmarrjes në forcat e punës arriti në 76.5 për qind, ndërsa shkalla e punësimit u rrit në 69.4 për qind, krahasuar respektivisht me 75.7 për qind dhe 68.6 për qind për të njëjtën periudhë të vitit 2024./Monitor.al

kuadrit të ri makroekonomik norma e papunesise bie

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet