LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kampi Manston, kushte ç’njerëzore”! Iku me gomone, Donaldi rrëfen jetesën në kampin e emigrantëve në Angli

Shqiptari tregon ditët e tmerrshme që ai dhe të tjerë shqiptarë kaluan në kampin në Angli.

12 Nëntor 2022, 12:28 Nga A.B
“Kampi Manston, kushte ç’njerëzore”! Iku me
Muhamet Veliu

E planifikuar të strehojë 1600 persona,  u dërguan 3000 emigrantë mes tyre mbi 300 shqiptarë. Donaldi, njëri prej tyre në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, tregon ditët e tmerrshme që ai dhe të tjerë shqiptarë kaluan atje.

Muhamed Veliu: Donald, përse u larguat  nga Shqipëria për të mbërritur me gomone në Angli?

Donaldi:  Unë në Shqipëri kisha një biznes. Pata shumë telashe dhe konflikte. Erdha në Angli, mora një risk shumë të madh përsipër të vija këtu e të gjeja një vend të sigurt më të mirë por këtu nuk ishte siç e mendoja. Mendoja se do të na mirëprisnin me na mbajt mirë por ishte komplet e kundërta e imagjinatës. Ne gomone ishim rreth 70 veta bashkë. Kishte aty gra, njëra shtatzënë madje ajo ishte me një fëmijë tjetër në dorë që e mbante në gomone vetëm e vetëm për të mbërrit në brigjet angleze.

Muhamed Veliu: Çfarë mund të na thoni për qëndrimin tuaj 9 ditor në kampin Manston?

Donaldi: Kampi Manston kamp e ka emrin. Nëntë ditë nuk kemi dit gjë. Kur mbërritëm ishim të lagur. Aty ishin të gjitha të këqijat e mundshme. Na thoshin pse keni ardhur këtu, ju s’jeni për të qëndruar këtu, Anglia është e anglezëve jo e emigrantëve. Ishin kushte çnjerëzore. Në mëngjes na jepnin një sanduiç me peshë sa një çakmak që është në Shqipëri. Ne drekë disa patatina e një molto. E në darkë po ashtu.

Muhamed Veliu: Sa shqiptarë ishin në kampin Manston gjatë atyre 9 ditëve që ju qëndruat atje?

Donaldi: Ka patur goxha shqiptarë. Rreth 300 shqiptarë. Kishte shqiptarë që ishin aty prej 28 ditësh brenda në kamp pa folur me të shtëpisë, pa dush e pa bërë asgjë. Aty janë disa çadra që ne në Shqipëri i përdorim në morte me 300-400 veta në një çadër. Paramendoji vetë të gjithë aty futur brenda.

Muhamed Veliu: Si ju trajtonin rojet private në kampin Manston?

Donaldi: Disa prej tyre ishin shumë racistë. Ditët e fundit kur çështja e Manston doli në Media u bënë shumë të dashur pa pritur e pa kujtuar.

Muhamed Veliu: Pasi dolët nga kampi Manston ju dërguan në një hotel. Përse u larguat nga ky hotel?

Donaldi: E gjitha ishte një makth…makth. Na çuan aty në hotel por unë personalisht këtu kam familjarët e mi. E kam një zanat shumë të mirë. Nuk kërkoj azil të më mbajë shteti. Kam ardhur për një siguri. Këtu nuk është asnjëra prej tyre. Nuk na duan hiç. Nuk qëndrova në hotel pasi bëhej fjalë të na kthenin të gjithëve. Jo vetëm mua por të gjithë që ishim atje.

Muhamed Veliu: A do ta ndërmerrnit përsëri një udhëtim të tillë siç edhe e bëtë me gomone?

Donald: Ju them shumë atyre që duan të shkojnë në këtë mënyrë në Angli se është një çmenduri e paparë. Mos e ndërmerrni askush prej jush.

Marre nga Top Channel.

shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet