LIVE UPDATES
Aktualitet

Kanabisi në repartin ushtarak të Zall Herrit/ Zbardhen DËSHMITË e plota të tre ushtarakëve të arrestuar: Drogën e zbuluam që në korrik! Njoftuam edhe eprorët

Kontrolli është bërë duke patrulluar territorin në këmbë dhe më datë 10.07.2023, ka konstatuar disa parcela me lëndë narkotike në vendin e quajtur “sipër liqeneve” (vendi ku janë gjetur të kultivuara bimët narkotike janë në një distancë rreth 200 metër në vijë ajrore nga ky vend) dhe nuk ka konstatuar ndonjë shteg të krijuar rishtazi.

13 Gusht 2023, 18:29 Nga k.m.
Kanabisi në repartin ushtarak të Zall Herrit/ Zbardhen
Foto ilustruese

Është pyetur shtetasi Erjon Hodaj, aktualisht i punësuar me detyrën e specialistit të planifikimit të punës të repartit ushtarak nr.1060 (detyrë që e ushtron që nga viti 2019). Ai ka sqaruar se kontrolli i territorit të brendshëm dhe hapësirës së gjelbër brenda këtij territori ishte detyrë e seksionit të zbulimit. Janë pyetur shtetasit Ilir Dauti dhe Besmir Rama, me detyrë secili magazinier, të cilët kanë deklaruar se kanë marrë pjesë në kontrollin e territorit në një rast dhe gjatë këtij rasti nuk kishin konstatuar kultivim të bimëve narkotike. Është pyetur shtetasi Artur Jaupaj, me detyrë ushtarak pranë Repartit Ushtarak 1060, me detyrë specialist infrastrukture dhe MNZH-ja dhe shërbente në këtë repart prej vitit 2006. Ai ka deklaruar se ka marrë pjesë në kontrollet fizike të territorit në muajin qershor të vitit 2023 dhe gjatë këtyre kontrolleve nuk ka konstatuar bimë narkotike.

Rezulton se me detyrë shef i zbulimit për repartin ushtarak 1060 ishte shtetasi Gramoz Mullai. Pra rezulton se ishte në detyrat e tij funksionale zbulimi i aktivitetit criminal (atë të kultivimit të bimëve narkotike) që po ndodhte në repartin Ushtarak 1060.

I pyetur si person nën trial shtetasi Gramoz Mullai, me detyrë shef i zbulimit, shprehet se kishte marrë pjesë në kontrollet e zhvilluara përgjatë vitit 2023. Ai shprehet se kontrollin e fundit në Repart e ka ushtruar në datë 10-11-07-2023 së bashku me kapterin Shefqet Pashaj dhe Tetar Besmir Rama. Kontrolli është bërë duke patrulluar territorin në këmbë dhe më datë 10.07.2023, ka konstatuar disa parcela me lëndë narkotike në vendin e quajtur “sipër liqeneve” (vendi ku janë gjetur të kultivuara bimët narkotike janë në një distancë rreth 200 metër në vijë ajrore nga ky vend) dhe nuk ka konstatuar ndonjë shteg të krijuar rishtazi.

“Kontrollin e fundit në Repart e kemi ushtruar me datë 10 dhe 11 Korrik 2023 së bashku me kapterin Shefqet Pashaj dhe Tetar Besmir Rama. Kontrolli është bëre duke patrulluar territorin në këmbe dhe me datë 10 Korrik 2023, kemi konstatuar disa parcela me lëndë narkotike në vendin e quatur “sipër liqeneve”. Po ashtu gjatë kontrollit që kam ushtruar me vartësit e mi kapiteni Rustem Koçi dhe rreshter Gentian Zhurda, kemi konstatuar cënim të rrethimit në shumë pjesë të tij. Këtë gjë ja kam raportuar me gojë kolonelit Petrit Dajlani, por nuk kam mbajtur procesverbal për shkeljen e perimetrit.”

Ai shprehet se plani i kontrollit është bërë sipas proceduarave standarte dhe se ai është përfshirë personalisht duke bërë organizimin e shërbimeve për të cilat ishte përgjegjës. Ai shprehet se detyrën e kontrollit të infrastrukturës ushtarake e kishte kompania mbështetëse e kapitenit Laurent Dollomaja, ndërsa ai përgjigjej si bëheshin këto detyra nga personali ushtarak. Zonat që kontrolloheshin përcaktoheshin në bazë të zonave të riskut ku me rrezikshmëri më të madhe ishin vendet ku kishte ujë dhe vende të kamufluara sikurse ishte zona e pyllëzuar. Ai shprehet se ka kryer një kontroll të vazhdueshëm të territorit dhe kishte mbajtur procesverbalët përkatës. Gjatë kontrollit që kishte ushtruar me vartësit e tij Kapiteni Rsutem Koçi dhe Rreshter Gentian Zhurda kishin konstatuar cënim të rrethimit në shumë pjesë të tij. Ai shprehet se faktin ia kishte raportuar me gojë kolonelit Petrit Dajlani, por nuk kishte mbajtur procesverbal për shkeljen e perimetrit. Për këto shkelje të konstatuara nuk kishin marrë masa konkrete për shkak të mangësisë së efektivit.

Po kështu, janë bërë pyetja e shtetasit Rustem Koçit, me detyrë specialist zbulimi për repartin ushtarak nr.1060. Detyra e tij lidhet me mbledhjen e informacionit për sigurinë e Repartit Ushtarak dhe moslejimi i cënimit të tij. Ai është angazhuar në ushtrimin e kontrolleve të territorit të Repartit Ushtarak për muajt maj e në vijim. Ai shprehet se kontrollin e territorit për herë të fundit e ka ushtruar më datë 25.07.2023 së bashku me rreshterin Gentian Zhurda dhe Kryekapter Arben Muça, kontroll që e kanë ushtruar në lidhje të Repartit ushtarak 1060. Gjatë kontrollit nuk ka konstatuar ndonjë gjë të dyshimtë.

Është bërë pyetja e shtetasit Gentian Zhurda, i cili shprehet se reparti 1060 ishte shumë i pyllëzuar dhe ishte e pamundur të kontrollohej 100%, për më tepër ata nuk kishin mjetet e domosdoshme./BW

kanabis ne zall herr

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen