LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kangën e dimë mirë”/ Zylfie Haklaj i përgjigjet Azgan Haklajt: Vëllai im u vra një ditë pas akuzave të Saliut

Zylfie Haklaj shprehet se nuk është Ilir Meta që ka akuzuar Ylli Hakljan, por Sali Berisha.

1 Maj 2023, 14:17 Nga k.m.
“Kangën e dimë mirë”/ Zylfie Haklaj i përgjigjet
Sali Berisha dhe Zylfie Haklaj

TIRANË- Zylfie Haklaj i është përgjigjur deklaratës së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, i cili tha se ishte Ilir Meta ai që donte vrasjen e Ylli Haklajt. Në një reagim për "Sot", Zylfie Haklaj shprehet se nuk është Ilir Meta që ka akuzuar Ylli Hakljan, por Sali Berisha.

“Kangën e dimë mirë,”- shprehet Zylfie Haklaj, duke iu përgjigjur Azgan Haklajt.

E po ashtu, Zylfia thotë se për vrasjen e vëllait të saj, duhet të pyetet Shefi i Komisariatit të Tropojës, Ali Gjoni, së bashku me të gjithë të tjerët që kanë qenë në punë ditën e vrasjes.

“Më datën 28 nëntor të vitit 2000, Partia Demokratike Tropojë me urdhër të Sali Berishës kanë djegur, shkatërruar organet juridike në Tropojë duke liruar kriminelë që kanë vrarë njerëz menjëherë pas daljes nga burgu. Në Komisariatin e Tropojës është bërë rezistencë nga policia dhe Sali Berisha ka akuzuar Ylli Haklajn dhe Hamdi Haklajn që mbrojtjen Komisariatin e Tropojës. Më datën 02.12.2000, Gazeta e PD ka shkruar për Ylli dhe Hamdi Haklajn, më datën 03.12.2000 është vrarë Ylli Haklaj.

Kërkesa e familjes tonë është që të pyetet Shefi i Komisariatit të Tropojës, Ali Gjoni së bashku me të gjithë policët që kanë qenë në punë atë ditë ku ka qenë Ylli dhe Hamdi Haklaj në mbrojtje të Komisariatit Bajram Currit më 28 nëntor të vitit 2000. Dhe një pyetje drejtuar Azgan Haklajt, nuk e paskemi ditur që festohet Shpallja e Pavarësisë duke sulmuar organet juridike. Kemi menduar që Pavarësia është akt paqeje dhe lirie e jo pushtimi dhe gjakosje,”- u shpreh Zylfie Haklaj për gazetën “SOT”.

Deklarata e Zylfie Haklaj vjen pas reagimit të ish-deputetit Azgan Haklaj, i cili fajësoi kryetarin e Partisë së  Lirisë, Ilir Metën se ishte ai personi që fshihej pas ngjarjeve në Tropojë. Madje e akuzoi se me urdhër të tij ishte bastisur banesa në Tropojë.

“Në 26 shtator të vitit 2000 Ilir Meta ka trazuar tropojanët. I ka dezertuar e gjithë Garda e Republikës. Është hakmarrë poshtërsisht ndaj meje. Pas 28 nëntorit të vitit 2000 që ne po festonim ditën e flamurit, Meta përgjaku Tropojën, ku u vra një person dhe u plagosën disa të rinj. Trupat e urdhëruara nga ai kanë hyrë në shtëpinë time në orën 2 të natës dhe kanë dhunuar edhe vajzën time 4 vjeç. Më kanë marrë nga Tropoja e në Tiranë duke më dhunuar duke më djegur me bishtin e cigares,"-u shpreh ai. Por u përgënjeshtrua pak ditë më pas. 

Disa ditë më parë, Aishe Haklaj erdhi në Shqipëri për të dëshmuar lidhur me padinë e bërë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse për 12 orë u mor në pyetje Aishe Haklaj, kallëzuesit janë babë e bijë; Muharrem dhe Zylfije Haklaj. Të dy, kanë paditur jo vetëm Berishën, por edhe shumë personazhë të tjerë për vrasjen e 4 djemve të familjes: Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale, të cilët përmenden: Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi (vëllai i tij është vrarë nga Zylfie Haklaj), Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi. Në plot 18 faqe, është sqaruar se çfarë pretendohet për secilin prej tyre, duke sjellë në kronologji të gjitha ngjarjet e ndodhur në Tropojë pas viteve '90 që sollën episode vrasjesh të njëpasnjëshme. 

zylfie haklaj sali berisha aishe haklaj ne spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet