"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Aktualitet
Kanionet e Gjipesë/ Shpëtohen 4 turistët që ranë në greminë, njëri prej tyre me fraktura(VIDEO)
Për shkak të terrenit të vështirë për tu aksesuar, por edhe dëmtimit të njërit prej turistëve u kërkua ndihmë nga forcat policore Delta në Vlorë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, një grup alpinistësh, ekipi mjekësor, si dhe në të njëjtën kohë u koordinua edhe një operacion me helikopterin e Forcave të Armatosura nga ajri.
29 Qershor 2026, 08:29Nga G.M
Pamje
HIMARË- Katër turistë mbetën të bllokuar në Kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e ditës së dielë. Pas daljes në terrenin e vështirë të Gjipesë për të eksploruar kanë rënë në nje gremin, teksa njëri prej tyre ka pësuar edhe fraktura. Në vendin e ngjarjes, mbërritën menjëherë stacioni i policisë së Dhërmiut dhe njësia e zjarëfikëses së Himarës.
Për shkak të terrenit të vështirë për tu aksesuar, por edhe dëmtimit të njërit prej turistëve u kërkua ndihmë nga forcat policore Delta në Vlorë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, një grup alpinistësh, ekipi mjekësor, si dhe në të njëjtën kohë u koordinua edhe një operacion me helikopterin e Forcave të Armatosura nga ajri.
Pas përpjekjeve të vazhdueshme nga ajri, helikopteri arriti të shpëtonte në kohë rekord dhe në gjendje të mirë shëndetësore dy turistët e parë rreth orës 20:00, por për shkak të errësirës operacioni u detyrua të zhvillohej nga toka. Teksa operacioni zhvillohej nga toka në kushte jo të favorëshme, për shkak të errësirës, ekipet arritën të nxirrnin edhe dy turistët e tjerë rreth orës 23:15 ku njëri prej tyre kishtë pësuar fraktura dhe është transportuar me barrel.
Ky është rasti i dytë i regjistruar brenda 48 orësh që turistët e huaj, teksa ekspolorojnë natyrën, humbin kontaktet apo rrezikojnë jetën duke frekuentuar terrenet e vështira./Dosja.al