LIVE UPDATES
Aktualitet

Kantinat e verës, me sytë nga turizmi

Një vit i mirë në turizëm do të thotë më shumë turistë pranë tyre, më shumë konsum në restorante. Teksa të huajt kanë dëshirën për të provuar verën shqiptare, duket se shqiptarët janë ata që preferojnë më shumë të konsumojnë verën e huaj.

25 Janar 2025, 07:30 Nga N.F
Kantinat e verës, me sytë nga turizmi
Foto ilustruese

TIRANË- Kantinat e verës parashikojnë që ecuria e vitit 2025 në industrinë e tyre do të varet drejtpërdrejt nga turizmi, ashtu sikurse ka ndodhur viteve të fundit. Prodhimi i mirë i rrushit në vitin 2024 ka shtuar rrugën për një produkt cilësor në vazhdim.

Prej disa vitesh, kantinat e verës po e shohin veten të lidhur ngushtë me turizmin. pasi efekti i rritjes së vizitorëve është pasqyruar në mënyrë direke në konsumin e etiketave që ata prodhojnë. Kjo më së shumti është reflektuar pranë kantinave ku janë përpjekur të integrojnë ambiente degustimi, por edhe bujtina për fjetje, një model që është përqafuar pozitivisht nga turistët. Përfaqësues të kantinave të verës thanë se edhe për vitin 2025 sytë janë nga turizmi.

Një vit i mirë në turizëm do të thotë më shumë turistë pranë tyre, më shumë konsum në restorante. Teksa të huajt kanë dëshirën për të provuar verën shqiptare, duket se shqiptarët janë ata që preferojnë më shumë të konsumojnë verën e huaj.

Synimi në vijim duhet të jetë pikërisht edukimi i konsumatorit vendas për të shkuar drejt këtij objektivi dhe kjo duhet të bëhet në bashkëpunim me bar-restorantet vendase.

“Viti 2024 kishte një rritje të kërkesës për verën tonë, jo vetëm nga konsumatori shqiptar, por edhe nga turistët, që e kanë degustimin në kantinat shqiptare pjesë të listës së aktiviteteve të tyre.

Përpos kësaj rritje, sfida jonë mbetet po e njëjta për sa i përket ndërgjegjësimit të konsumatorit për të blerë dhe për të konsumuar produkte shqiptare. Edukimi për të konsumuar shqip duhet të vijë në bashkëpunim edhe me sektorin restorator, duke i dhënë përparësi një vere shqiptare në raport me një verë të importuar”, shprehet Rigers Kaçorri, nga Kantina Arbëri.

Edhe Flori Uka nga Kantina Uka shprehet se tregu vendas nuk është premtues për verën shqiptare. Mbeturinat e Europës kanë zënë të gjitha raftet e restoranteve shqiptare, duke mos i lënë hapësirë produktit autentik vendas.

Prodhimi i mirë i rrushit në 2024 shtron rrugën për një verë cilësore këtë vit

Për kantinat e verës, dy janë aspektet që merren në vlerësim sesa i mbarë është një vit dhe kjo lidhet me dy procese të ndara. Së pari, është prodhimi i rrushit dhe cilësia e tij dhe më pas vjen prodhimi i verës dhe konsumi i saj.

Prodhimi cilësor i verës gjatë këtij viti është i garantuar me një prodhim të mirë të rrushit që zuri vend në vitin e shkuar, të paktën sipas përshtypjeve të dhëna nga kantinat e verës. Në një intervistë për “Monitor” pak kohë më parë, Admir Pupa nga Kantina Pupa, tha se prodhimi i rrushit ishte në cilësi të lartë dhe të qëndrueshme.

Përveç vreshtave të tyre që i kanë zgjeruar nga viti në vit, kantinat kanë marrëveshje bashkëpunimi me familje që kultivojnë rrush të përshtatshëm sipas kërkesës së tyre. Numri i këtyre familjeve raportohet në rënie nga kantinat, duke bërë këtë një sfidë për të ardhmen dhe sa i takon sigurimit të prodhimit.

Viti 2024 ishte i mirë për vreshtarinë. Ne si kantinë kemi bashkëpunuar me rreth 250 familje, të cilave iu blejmë rrushin. Këto familje shtrihen në të gjithë hartën e Shqipërisë. Objektivi ynë ka qenë gjithmonë të rritet sa më shumë numri i këtyre familjeve rurale, por në fakt ka ndodhur e kundërta. Çdo vit po ulim sasitë e rrushit që po marrim.

Kjo ka ndodhur për shumë arsye, por kryesorja është gjendja e verës stok”, – do të shprehej z. Uka në një intervistë të “Monitor”. Një prodhim cilësor, por edhe në sasi të konsiderueshme, duket se u shërben kantinave për të plotësuar kërkesën që sjell turizmi.

Me shumë kënaqësi them se 2024 ka sjellë mbi të gjitha prodhim cilësor dhe me perspektiva për rritjen e sasisë së prodhimit. Vjeljet kaluan pritshmëritë tona për shkak të nevojës për të përballuar kërkesën e lartë që patëm, sidomos gjatë sezonit të verës”, – tha z. Kaçorri.

Potenciali i oenoturizmit i lartë por ka nevojë për promovim

Shikoni, rrotulloni, nuhasni, pini dhe shijoni. Këto duket se janë rregullat e arta sesi një gotë verë, shijohet nën petkun e një somelieri apo të dikujt që thjesht pëlqen pijen dhe eksperiencën. Me disa dhjetëra kantina anekënd vendit, Shqipëria paraqet një potencial të rëndësishëm në atë që njihet si oenoturizëm, apo turizmi i verës.

Ky është ndoshta një nga segmentet më të njohur, por edhe më të pëlqyer në botë, jo vetëm prej eksperiencës që ofron, por sidomos për ndikimin lokal të tij. Rajonet ku zhvillohet ky lloj turizmi shohin ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e tyre, e lidhur me shifra turistësh në rritje, qarkullim më të lartë parash, punësim apo biznese të tjera mbështetëse (p.sh. zejtari).

Serxhio Prelashi, enolog dhe somelier që prej vitesh jeton në Lion të Francës, ku edhe është i angazhuar në sektorin e verës, shprehet se në vendin tonë prodhohet verë cilësore, e cila mund të nxisë turizmin.

“Potenciali ynë është i madh sepse kemi prodhimin bazë që është i mirë: rrushin. Disa kantina prodhojnë vërtet verë të një niveli të lartë. Kjo po pëlqehet shumë e më shumë nga turistët që po kërkojnë tashmë dhe guida oenoturistike për Shqipërinë”, shprehet ai. Sigurisht që kjo do të dojë kohë që të maturohet si segment turistik, por ajo çfarë duhet në bazë, Shqipëria e ka.

Hapi i radhës që duhet të ndërmerret është promovimi më i gjerë që të njihemi si një destinacion që prodhon verë pasi është një fakt, që thuajse nuk dihet.

“Në nivelin profesionist të verërave, meqë dhe unë merrem prej shumë vitesh me verën, kur mësojnë që jam shqiptar, pyetja e parë që më bëjnë është: A ka verë në Shqipëri?”, – nënvizon z. Prelashi.

Pikërisht pjesëmarrja në evente ndërkombëtare promovuese dhe një marketing më gjithëpërfshirës për këtë anë të Shqipërisë do të ndikonte, sipas tij, pozitivisht te kantinat e verës në vend, ku mes shumë e shumë që prodhojnë verë ka disa që janë vërtet cilësore./ Monitor

vera turizmi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj