LIVE UPDATES
Aktualitet

Urdhri ekzekutiv i Trump për refugjatët/ Një sërë pikëpyetjesh për 400 afganët në Shëngjin, ja sa prej tyre iu refuzua viza SIV

Ky pezullim 90 ditor gjithashtu "paralizon" rrugëtimin drejt SHBA-ve të afganëvë të cilët janë të stehuar prej 4 vitesh në Shqipëri që pas tërheqjes së amerikanëve nga Afganistani.

24 Janar 2025, 19:39 Nga N.F
Urdhri ekzekutiv i Trump për refugjatët/ Një sërë
Foto ilustruese

SHËNGJIN- Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, Presidenti Donald Trump njoftoi një sërë veprimesh ekzekutive që trajtojnë çështjen e emigracionit dhe sigurinë kufitare. Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump për pezullimin e programit amerikan të refugjatëve lë në harresë të paktën 2,000 afganë, të cilët më parë ishin miratuar për t'u zhvendosur në SHBA.

Ky pezullim 90 ditor gjithashtu "paralizon" rrugëtimin drejt SHBA-ve të afganëvë të cilët janë të stehuar prej 4 vitesh në Shqipëri që pas tërheqjes së amerikanëve nga Afganistani. Urdhri ekzekutiv, i titulluar “Riorganizimi i programit të pranimit të refugjatëve të Shteteve të Bashkuara”,  prek drejtpërdrejtë ata afganë të cilët ndodhen në vendin tonë në pritje të shqyrtimit të një vize të posaçme e njohur si SIV.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka mësuar se aktualisht në Shëngjin ndodhen 400 afganë në pritje për të shkuar në SHBA. Burime diplomatike në dijeni të këtij procesi në kushtet e anonimatit pohuan për gazetarin se 100 prej tyre për arsye specifike i është refuzuar kjo lloj vize e posaçme SIV.

Të njëjtat burime sugjerojnë se afganët në Shëngjin të cilët kanë aplikuar për këtë lloj vize me gjasë nuk do të preken nga urdhri ekzekutiv i presidentit Trump meqenëse ata kanë aplikuar përpara daljes së urdhrit. Megjithatë kjo situatë pas urdhrit ekzekutiv ngre disa pyetje edhe nëse këta shtetas afgan do të udhëtojnë drejt SHBA.

Çështja e parë dhe më kryesore, a do të mundet mbajtësit e një vize SIV, të përfitojnë benefite të tipit shtëpi sociale apo pagesa sociale kur të mbërrijnë në SHBA, ndihma të cilat vinë nga buxheti shtetit amerikan.

Disa prej afganëve tashmë në Shqipëri u detyruan të lënë pas prindërit ose fëmijët e tyre, të cilët tani nuk do të jenë në gjendje t’i sponsorizojnë ata si refugjatë për t’u bashkuar me ta. Kjo është një tjetër pyetje në mendjet e atyre të cilëve janë tashmë në Shëngjin e duhet të përballen me një realitet të ri pas urdhrit ekzekutiv të Trump.

Top Channel ka mësuar edhe një tjetër element. Organizatat jo qeveritare amerikane të cilat asistonin afganët e konsideruar miq të SHBA janë larguar nga Shëngjini. Ndërkohë për 400 afganët aktualisht më Shëngjin kostot e akomodimit dhe ushqimit vijojnë të paguhen nga qeveria amerikane.

Shqipëria pranoi kërkesën e SHBA-së për të pritur afganët në vjeshtën e vitit 2021. Vendi ynë u përdor për shqyrtimin e aplikimit të tyre nga një oficer konsullor në ambasadën e SHBA në Tiranë. Prej asaj kohe në Shqipëri kanë ardhur dhe shkuar në SHBA mbi 4.000 afganë jeta e cilëve ishte në rrezik si pasojë e ardhjes së Talebanëve në pushtet.

afganet ne shqiperi donald trump

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion