LIVE UPDATES
Aktualitet

Fasoneria nuk u jep punëtorëve rrogat, shumë muaj pa paguar sigurimet

Pagesa, që duhet të merrte ishte 2 milionë e gjysmë lekë të vjetra. Si pasojë, Ergini nuk ka paguar as punonjëset e rrobaqepësisë së tij dhe ato tashmë janë larguar.

24 Janar 2025, 21:37 Nga r.ll
Fasoneria nuk u jep punëtorëve rrogat, shumë muaj pa paguar
foto ilustruese

DURRËS- Më 9 Janar të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e zotit Ergin Isa, i cili u drejtua në redaksinë e “Stop” pasi ka një rrobaqepësi të vogël në qytetin e Durrësit dhe herë pas here lidhet me firma të mëdha, për të marrë punë.

Në muajin Prill firmosi një kontratë me firmën Do-Al shpk në Tiranë. Sipas marrëveshjes, Ergini do të qepte nëpërmjet rrobaqepësisë sasi të ndryshme rrobash dhe do të merrte një pagesë të caktuar. Bëri disa punë, si qepje xhupash dhe bluzash dhe iu tha se në fund do të merrte pagesën, por kjo nuk ndodhi.

Pagesa, që duhet të merrte ishte 2 milionë e gjysmë lekë të vjetra. Si pasojë, Ergini nuk ka paguar as punonjëset e rrobaqepësisë së tij dhe ato tashmë janë larguar. “Stop” shkoi pranë fasonerisë Do-Al Textil Shpk dhe veprimi i parë, që administratorja bëri ishte fshehja në zyrë. Ajo nuk pranoi të sqarojë problematikën, por thirri policinë për të bërë denoncim për hyrje pa leje në godinë edhe pse “Stop” kishte leje nga pronarët.

Pas këtij transmetimi, denoncime të tjera vërshuan në redaksinë e emisionit “Stop”. Armanda Gjata tregon se ka punuar pranë fasonerisë nga muaji Janar deri në muajin Gusht dhe më pas ka dhënë dorëheqjen, pasi kishin vonesë rrogash. Ajo thotë se ka një pagë të papaguar dhe 5 muaj pa sigurimet shoqërore.

“Kam punuar nga muaji Janar deri në muajin Gusht në tekstil. Në muajin Gusht jam shkëputur nga puna kam dhënë dorëheqjen, kishte 2 muaj që na vononte rrogat. Unë kam një muaj rrogë brenda që nuk ma ka dhënë fare. E kam kontaktuar që të më bëjë pagesën dhe asgjë, nuk pranon që ta paguajë. Ndërkohë nga Prilli deri në Gusht nuk më janë paguar siguracionet. Kam shkuar pranë inspektoratit dhe nuk më kanë dhënë asnjë zgjidhje. Ia kemi lënë në ngarkesë thonë, por asgjë”, tha Armanda Gjata.

Drande Dedaj thotë se ka punuar makiniste një vit dhe nuk iu ka dhënë pagesën që u jepej në dorë prej muajit Prill dhe ka 8 muaj të pasiguruar.

“Kam punuar në tekstil për një vit makiniste. Që na muaji Prill na kanë vonuar rrogat, pastaj në Nëntor mua më ka mbajtur lekët e dorës kurse Dhjetorin mua nuk ma ka dhënë fare. Mua m’i kanë kaluar në bankë të gjitha. 3 muajt e fundit m’i kanë kaluar 400-420 në bankë, të tjerat në dorë. Në dorë më takonte të merrja 120 dhe nuk m’i ka dhënë. Unë kam gati 500 mijë lekë pa marrë. Kam qenë e siguruar, por prej 8 muajsh jam pa sigurime. I ka deklaruar, por nuk i ka paguar”, tha Drande Dedaj.

Etleva Barçi dëshmon gjithashtu, se ka punuar si makiniste gati 3 vjet e gjysmë. Ka për të marrë paratë për 20 ditë punë dhe ka disa muaj boshllëqe në sigurimet shoqërore.

“Kam punuar për gati 3 vite e gjysmë. Ka për të më paguar një shumë prej 20 ditësh pune, ose bashkë me siguracionet dhe lejen që i binte të më paguante i bien të paktën 500 mijë lekë. Për arsye se ajo mbylli punën për 10 ditë dhe nuk na ktheu përgjigje. Në momentin që hapi punën unë nuk isha e gatshme për të shkuar në punë sepse kisha arsyet e mia dhe që nga ai moment ajo më ka hequr nga letrat në fillim të Korrikut. Problemet në këtë kompani kanë filluar që në Qershor. Qershorin që nuk i ka paguar pothuajse të gjithë punëtorët që kanë ikur nga puna. I kam kërkuar arsyen, i kam shkruar dhe më ka thënë do të t’i jap”, tha Etleva Barçi.

“Stop” u drejtua pranë Drejtorisë Rajonale të Inspektoratit të punës dhe Armando Loga, përgjegjësi i inspektimit tregon se çështja është dërguar për kompetencë pranë Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës, për të vjelë detyrimet e subjektit.

“Subjekti Do-Al Textil Shpk është inspektuar shumë herë nga ne. Për herë të fundit është me ankesë nga punëmarrës të cilët kishin pagat pa marrë dhe sigurimet pa hedhur, kontributet shoqërore. Ne kemi marrë masë ndaj subjektit është sanksionuar për problemet që ka. Gjithashtu i kemi dërguar për kompetencë Drejtorisë Tatimore Rajonale Tiranë për mbledhjen e kontributeve me forcë pasi nuk e kemi ne eksesin për të mbledhur detyrimet me forcë. Por, i bëhet me dije kjo komptenecë institucionit që ka detyrimin ligjor për t’i mbledhur këto kontribute dhe ne herë pas here i kemi dërguar shkresë Drejtorisë Rajonale Tiranë për çdo rast dhe për çdo ankesë që na ka ardhur këtu, që nuk janë derdhur kontributet për sigurimet shëndetësore shoqërore. I vetmi institucion që mund ta urdhërojë subjektin dhe mund t’i thotë që të shlyejnë detyrimet është gjykata, nuk kemi dashur që të shkojë deri në gjykatë për të harxhuar kohë. Por, ka qenë e pamundur me ndërhyrjen tonë që subjekti të paguajë pagat e punëmarrësve dhe sigurimet e prapambetura”, tha Armando Loga.

Ndaj këtij subjekti është vendosur një gjobë dhe i është lënë detyrë, që të bëjë pagesat. Sipas tij gjykata është institucioni, që do të detyronte subjektin të shlyente detyrimet./Tv Klan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet