LIVE UPDATES
Aktualitet

Karteli Sinaloa në Shqipëri, Qyno zbulon prapaskenat: Vëllezërit Murataj do marrin bastet, janë projektuar nga Rama

Vëllezërit Murataj, sipas Qynos, janë dy vëllezërit e llotove “Ecco Bet” dhe kazinove në Shqipëri dhe personat kryesorë që 4 vëllezërit nga Belshi, bashkëpunojnë për biznes në Shqipëri. Vëllezërit nga Belshi janë Ramiz, Luftar, Arben dhe Fatos Hysa, të identifikuar nga media meksikane si ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri.

17 Shtator 2022, 22:35 Nga F.M
Karteli Sinaloa në Shqipëri, Qyno zbulon prapaskenat:
Gramoz Murataj

TIRANË- Gazetari Elton Qyno shkruan për dy emra që sipas tij janë projektuar nga qeveria Rama për të marë një nga liçensat e basteve sportive online, që kryeministri kërkon të rihapë në vend. Në një postim në Facebook, Qyno shkruan se bëhet fjalë për Besnik dhe Gramoz Murataj, dy persona të dënuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”, ku pjesë e dosjes penale të tyre ka qënë dhe Geron alias Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Vëllezërit Murataj, sipas Qynos, janë dy vëllezërit e llotove “Ecco Bet” dhe kazinove në Shqipëri dhe personat kryesorë që 4 vëllezërit nga Belshi, bashkëpunojnë për biznes në Shqipëri. Vëllezërit nga Belshi janë Ramiz, Luftar, Arben dhe Fatos Hysa, të identifikuar nga media meksikane si ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri.

Luftar Hysa e Besnik Lulaj, që sipas mediave meksikane janë ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ kanë vizituar zyrën e kryeministrit Edi Rama, gjë që dokumentohej dhe përmes fotove të publikuara ekskluzivisht nga Dosja.al më 4 tetor 2020. Vetë Rama ka mohuar të ketë lidhje me këtë grup famëkeq. Edhe vetë Luftar Hysa, deklaron se është biznesmen e intelektual e se e gjithë ajo që raportohet në mediat meksikane është një ‘luftë’ nga konkurrenca.

Çfarë raportonte media meksikane El Universal?

Artikulli shkruante se lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Katër vëllezërit janë ortakë me Besnik Lulajn, pronarin e Marina Bay në Vlorë. Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë. El Universal shton te se ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit, ku ortak kanë Lulajn.

Statusi i plotë:

Lançimi në publik nga gazeta “El Universal” në Meksikë, i 4 vëllezërve shqiptarë me mbiemrin Hysa, solli një përhapje të gjerë të lajmit në mediat online në Shqipëri. Shumë u përpoqën të lokalizojnë vëllezërit Hysa, se janë nga Vlora dhe zotërojnë biznese në Vlorë, por ka diçka të kundërt. Për hir të së vërtetës vëllezërit, Ramiz, Luftar, Arben dhe Fatos Hysa nuk janë nga Vlora, por janë nga Belshi i Elbasanit. Të dhëna për ta, kam pasur vetëm në kuadër të versionit jo zyrtar. Kryesisht si individë që kërkonin të hynin në Shqipëri për të bërë biznes dhe që përfaqësonin diçka të dyshimtë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Se kur po vjen lloj e sorollop i huaj, për të bërë biznes në këtë kasabanë tonë, pse të mos vijnë dhe këta tanët të investojnë, qoftë në bregdet, qoftë në mal apo qoftë në fushë?

Katër vëllezërit, janë pikërisht vëllezërit e Belshit, që në disa qarqe jo zyrtare, konsiderohen si të dyshuar në aktivitet kriminal në Meksikë, kryesisht në trafik kokaine dhe pastrim parash. Por deri në këtë fazë ku jemi, asnjë hetim s’ka të rregjistruar apo të jenë faktuar akuzat jo zyrtare, ndaj vëllezërve Hysa, nga organet inteligjente në Shqipëri apo qoftë dhe në Meksikë. Pra jemi vetëm në kaudër të llogjeve të Kavajës që bëhen nëpër tavolina. Por nga ana tjetër populli thotë: “…Ku ka zë, nuk është pa gjë…”. Shpërthimi i lajmit në gazetën “El Universal” në Meksikë solli ekspozimin e tyre publik, si vëllazëri që janë të lidhur direkt me kartelin “Sinaloa”. Një prej karteleve, sot për sot më të fuqishme në botë, për sa i përket potencialit ekonomik, aftësive të trafikut të kokainës dhe fitimit, dhunës potenciale, por dhe shtrirjes në territor gjeografik.

Për shkak se 4 vëllezërit e Belshit, kanë jetuar për një kohë të gjatë në Meksisë dhe Amerikë, sigurisht që të dhënat për ta janë të vakëta. Vëllezërit pa dyshim që kanë kontakte domethënese dhe të besuara me njerëz të biznesit dhe qeverisë në Tiranë dhe Vlorë, por jo vetëm. Lidhja e tyre me Vlorën është pikërisht kontaktet e vëllezërve me disa vlonjatë, për të bërë biznes. Vlonjatë si Besnik Lulaj, i “Marina Bey”, “Valona Konstruksion” dhe jo vetëm, apo Besnik dhe Gramoz Murataj, dy vëllezërit e llotove “Eço Bet” dhe kazinove në Shqipëri, janë personat kryesorë që 4 vëllezërit nga Belshi, bashkëpunojnë për biznes në Shqipëri. Besnik dhe Gramoz Murataj, janë dy persona të dënuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”, ku pjesë e dosjes penale të tyre ka qënë dhe Geron alias Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm,Fatmir Xhafaj. Ka dyshime të arsyeshme se vëllezërit Murataj, besohet të jenë projektuar nga qeveria Rama, për të marë një nga liçensat e basteve sportive online, që qeveria Rama kërkon të legalizojë. Në vitin 2017, dhe pikërisht në 12 qershor, rezulton se Gramoz Murataj, djali i Besnikut, Rudi Lulaj dhe Fatos Hysa, njëri nga 4 vëllezërit nga Belshi, kanë hapur në Vlorë, kompaninë “GamingMtech”. Gramozi, zotëronte 50 për qind të aksioneve, ndërsa Redi Lulaj dhe Fatos Hysa, 25 për qind secili. Shoqëria funksionoi vetëm 1 vit e gjysëm dhe më pas në 14 janar 2019, shpalli likujdimin. Ndërsa në 18 shtator 2019, kjo kompani u ç’regjistrua si biznes në Shqipëri.

gramoz murataj rikthimi i basteve sportive

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë