17 Shtator 2022, 20:25
Nga F.M
Aldo Bare (Alfred Shkurti)
TIRANË- Gjykata e Lartë vendosi të marrë në shqyrtim dosjen penale ndaj ndaj Aldo Bares (Alfred Shkurti), ish-kreu i bandës famëkeqe të Lushnjes, pesë vite pasi Kushtetuesja e ktheu çështjen për rigjykim. Gazetarja Klodiana Lala raporton se seanca për Baren që prej vitesh po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin është caktuar të zhvillohet më datë 25 tetor dhe kolegji penal do ta shqyrtojë dosjen në dhomë këshillimi, për të vendosur nëse ka vend ose jo për t’u kaluar në seancë plenare.
Në vitin 2017 Kushtetuesja vendosi ta prishë vendimin e gjykatës së Lartë për Aldo Baren dhe ta kthejë çështjen për rigjykim. Ky vendim u mor pasi gjeti shkelje të rënda proceduriale dhe konkludoi se të pandehurit nuk i është garantuar një proces i rregullt ligjor.
Për shkak se për disa vite gjykata e Lartë doli jashtë funksionit, dosja mbeti në sirtar. Brenda pak javësh pritet të vendoset dhe fati i ish-kreut të bandës së Lushnjes.
Aldo Bare vuan dënimin me burgim të përjetshëm. Ai është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë duke terrorizuar Lushnjen.
Ish-oficeri i forcave speciale krijoi bandën kriminale për të ekzekutuar personat që i vranë të vëllanë, Ramadan Shkurti. Aldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006. Në vitin 2009, ai u ekstradua në Tiranë ku dhe u dënua.
aldo bare
Aktualitet
17 Shtator 2022, 20:18
F.M
NASA
TIRANË- NASA ka publikuar sot pamje satelitore nga liqeni i Ohrit dhe ai i Prespës, që i cilëson ‘perla’ e dy nga liq...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 20:07
F.M
Foto Ilustruese
MIRDITË- Klodian Gjoka dhe Pashk Prenga janë personat që janë konfliktuar këtë mbrëmje, sherr që p&...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 19:54
F.M
Sistemet e bllokuara
TIRANË- Sistemi TIMS ka shfaqur sërish probleme në Shqipëri. Më konkretisht në pikat e kalimit kufitar t...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 19:02
F.M
Foto Ilustruese
MIRDITË- Një person i identifikuar me inicialet K. Gj., ka qëlluar me armë zjarri pas një konflikti me P...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 18:59
F.M
Ylli Brahimi
TIRANË- Atentati në të cilin mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi po hetohet për një kon...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 18:38
F.M
Begzat Aliu
MALI I ZI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden propozon një shqiptar me origjin&eu...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 18:28
F.M
Përmbytje
TIRANË- Ministria ka bërë bilancin për situatën në vend pas motit të keq. në njoftim bëhet me d...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 18:22
e.k
Pamje nga homazhet në nder të aktores Irina Papas
GREQI- Të afërm dhe miq i dhanë lamtumirën e fundit aktores së ma...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 18:12
e.k
Pamje nga protesta
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë publikuar raportin e përditësuar për ...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 18:10
e.k
Foto ilustruese
DURRËS- Qytetarët e Durrësit do duhet që të marrin masa për 2 ditët e ardhshme për shkak se do...