17 Shtator 2022, 18:28
Nga F.M
Përmbytje
TIRANË- Ministria ka bërë bilancin për situatën në vend pas motit të keq. në njoftim bëhet me dije se në fshatin Lumi njësia administrative Margegaj janë të bllokuar nga prurjet e shumta 7 familje. Janë të dëmtuara disa ura, ndërsa në njësinë administrative Bujan rrezikohet ura në Disdar si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Bushtricë. Dëme ka edhe në bagëti. Ka ndërprerje të energjisë në njësitë administrative Llugaj, Bytyç Margegaj. Në bashkinë Vau i Dejës në qarkun e Shkodrës ka prezencë të ujit në disa pjesë të bashkisë si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në lagjet: Lisen, Mllojë dhe Dejë, njësia administrative Vau-Dejës, bashkia Vau-Dejës.
Njoftimi: Situata e krijuar nga reshjet/ Sasia e madhe e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit ka krijuar probleme në 3 qarqe të vendit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, në bashkinë e Tropojës reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore, banesa dhe toka bujqësore. Në segmente të caktuara ka shembje dhe gërryerje, ndërsa rezervuarët janë në kuotat maksimale.
Fshati Lumi, njësia administrative Margegaj janë të bllokuar nga prurjet e shumta 7 familje.
Janë të dëmtuara disa ura, ndërsa në njësinë administrative Bujan rrezikohet ura në Disdar si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Bushtricë. Dëme ka edhe në bagëti.
Ka ndërprerje të energjisë në njësitë administrative Llugaj, Bytyç Margegaj.
Në bashkinë Vau i Dejës në qarkun e Shkodrës ka prezencë të ujit në disa pjesë të bashkisë si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në lagjet: Lisen, Mllojë dhe Dejë, njësia administrative Vau-Dejës, bashkia Vau-Dejës. Po punohet për normalizimin e kalueshmërisë së mjeteve në aksin e bllokuar Tamarë- Vukël dhe Vermosh njësia administrative Kelmend, në Malësi të Madhe si dhe në aksin rrugor Qafë mali- Fierzë, si dhe rrugët rurale të njësive administrative Fierzë, Blerim, dhe Iballë në Fushë Arrës. Po punohet edhe për kthimin e energjisë në njësitë Iballë dhe Fierzë.
Në bashkinë Elbasan situata është më e normalizuar pas ndërprerjes së reshjeve, por po punohet nga grupet e punës të: strukturave përgjegjëse, kontraktuesit e mirëmbajtjes së rrugëve dhe OSHEE për normalizimin e situatës.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje të gjithë banorëve që kanë probleme të kontaktojnë me autoritetet. Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri për të dhënë ndihmën e tyre, në çdo rast emergjence.
moti i keq ne shqiperi
Aktualitet
17 Shtator 2022, 18:22
e.k
Pamje nga homazhet në nder të aktores Irina Papas
GREQI- Të afërm dhe miq i dhanë lamtumirën e fundit aktores së ma...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 18:12
e.k
Pamje nga protesta
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë publikuar raportin e përditësuar për ...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 18:10
e.k
Foto ilustruese
DURRËS- Qytetarët e Durrësit do duhet që të marrin masa për 2 ditët e ardhshme për shkak se do...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 17:54
e.k
Pamje nga aksioni i Policisë
TIRANË- Ndërkohë që moti i keq ka mbërthyer vendin me reshje shiu dhe stuhi ditët e fu...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 17:55
Arjan Tase dhe vendi ku u vra Jonada Avdiaj
TIRANË- 15 zyrtarët e policisë, që u pezulluan nga detyra pasi vdekjes tragjike të 7-v...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 17:46
F.M
Policia greke
GREQI- Një 41-vjeçar shqiptar ka plagosur një grek. Ngjarja ka ndodhur në Kretë, Greqi, pas një sherri mes sh...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 17:38
F.M
Ergys Dashi dhe Artan Hoxha
EKUADOR- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka vizituar restorantin në të cilin u vra Ergys Dashi. Në fotot e pub...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 17:23
F.M
Emre Olur
TIRANË- Emre Olur, i riu i shumëkërkuar nga drejtësia turke pasi akuzohet se është këshilltar i Sedat Peker, n...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 17:12
F.M
Përmbytje
ITALI- Një 41-vjeçare me origjinë shqiptare ka arritur tu shpëtojë përmbytjeve në Nevola. Në nj&eu...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 16:34
F.M
Momenti i arrestimit
TIRANË- E. K., 19 vjeç, banues në Morinë është vënë në pranga pasi akuzohet për&n...