17 Shtator 2022, 19:54
Nga F.M
Sistemet e bllokuara
TIRANË- Sistemi TIMS ka shfaqur sërish probleme në Shqipëri. Më konkretisht në pikat e kalimit kufitar të Gorricës dhe Qafë Thanës, të cilat lidhin Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut, po punohet me regjistra manualë dhe jo sistem teknologjik.
Kjo pasi TIMS ka dalë jashtë kontrollit. Në Qafë Thanë sistemi herë pas here ka probleme, ç’ka ka detyruar punonjësit e pikës kufitare të funksionojnë me regjistra manual. Në Gorricë kjo procedurë por ndiqet që prej mëngjesit të sotëm. Këto problematika rikthejnë sulmin e hakerave në vendin tonë, pas të cilëve është deklaruar se fshihen iranianët.
Ç’ndodhi javën e kaluar?
Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK".
Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi. Më herët vendi ynë shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas vërtetimit të akuzave se ishte pikërisht Irani ai që fshihej pas sulmeve kibernetike më datë 17 korrik që nxorrën jashtë funksionit faqen e shërbimeve qeveritare e-Albania duke rrezikuar seriozisht sigurinë kombëtare për shkak të të dhënave të qytetarëve që mund të ekspozoheshin.
irani sulmon shqiperine
Aktualitet
17 Shtator 2022, 19:02
F.M
Foto Ilustruese
MIRDITË- Një person i identifikuar me inicialet K. Gj., ka qëlluar me armë zjarri pas një konflikti me P...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 18:59
F.M
Ylli Brahimi
TIRANË- Atentati në të cilin mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi po hetohet për një kon...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 18:38
F.M
Begzat Aliu
MALI I ZI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden propozon një shqiptar me origjin&eu...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 18:28
F.M
Përmbytje
TIRANË- Ministria ka bërë bilancin për situatën në vend pas motit të keq. në njoftim bëhet me d...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 18:22
e.k
Pamje nga homazhet në nder të aktores Irina Papas
GREQI- Të afërm dhe miq i dhanë lamtumirën e fundit aktores së ma...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 18:12
e.k
Pamje nga protesta
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë publikuar raportin e përditësuar për ...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 18:10
e.k
Foto ilustruese
DURRËS- Qytetarët e Durrësit do duhet që të marrin masa për 2 ditët e ardhshme për shkak se do...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 17:54
e.k
Pamje nga aksioni i Policisë
TIRANË- Ndërkohë që moti i keq ka mbërthyer vendin me reshje shiu dhe stuhi ditët e fu...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 17:55
Arjan Tase dhe vendi ku u vra Jonada Avdiaj
TIRANË- 15 zyrtarët e policisë, që u pezulluan nga detyra pasi vdekjes tragjike të 7-v...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 17:46
F.M
Policia greke
GREQI- Një 41-vjeçar shqiptar ka plagosur një grek. Ngjarja ka ndodhur në Kretë, Greqi, pas një sherri mes sh...