24 Prill 2024, 12:36
Nga r.ll
muhamet rrumbullaku, ervin muça
TIRANË- Komisioni Hetimor i ngritur për ndërhyrjet në sistemin TIMS i ka nisur drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku një kërkesë në lidhje me emërimin e Ervin Muçës si drejtor i IT-së. Komisioni i ka kërkuar Rrumbullakut shpjegime, se si ish-drejtori i Departamentit të IT-së, është emëruar me gradën "drejtues i parë" pranë uniformave blu. Më tej i kërkohet të tregojë si dhe kur është vënë në dijeni për skandalin e sistemit TIMS.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se Rrumbullaku është vendosur në dijeni nga një vartës i Ervin Muçës, i cili përmes një emaili e ka vendosur në dijeni për praktikën e paligjshme të kopjimit të të dhënave të TIMS. Pas këtij vendimi, Rrumbullaku e ka pezulluar për pak ditë Muçën dhe më pas e riktheu në detyrë, post që e mbajti deri pak ditë më parë kur u pezullua me vendim gjykate dhe u la në "arrest shtëpie". Ndër të tjera ky komision kërkon të dijë për mënyrën e emërimit të Besjon Tanuzit, Ervina Gjanës dhe Enri Ndonit, pasi dyshohet se janë të përfshirë në skandalin e TIMS.
Ngritja e këtij komisioni dhe Komisionit për Konçesionet e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale dhe kontrolleve ‘Check-Up' në shëndetësi", u dakordësua mes PD dhe PS pas arritjes së një pakti politik që i dha fund protestës së opozitës në Kuvend. Por, këto komisione kanë një ecuri të ngadaltë të punës që prej krijimit, për shkak të përplasjeve politike, debateve për procedurë ose refuzimit të socialistëve për të marrë pjesë në mbledhje. Puna e dy komisioneve ka një afat 4-mujor pune, i cili përfundon në muajin korrik.
muhamet rrumbullaku ervin muça komisioni hetimor per tims
Aktualitet
24 Prill 2024, 12:36
N.F
Policia
ELBASAN- Kryeinspektori dhe inspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan janë shpallur në kërkim ...
Aktualitet
24 Prill 2024, 12:19
r.ll
alfred elezi
LEZHË-Prokuroria raportohet se ka marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme për rreth dy orë drejtorin e Policisë...
Aktualitet
24 Prill 2024, 12:10
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve u ka kërkuar profesionistëve të lirë që të paguajnë...
Aktualitet
24 Prill 2024, 11:34
N.F
Droga
ANGLI- Një emigrant i paligjshëm shqiptar është vënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar në P...
Aktualitet
24 Prill 2024, 11:22
r.ll
leonard farruku
BRITANI- Vdekja e të riut shqiptar, Leonard Farruku, në qendrat e emigrantëve në Britani vijon ende prej muajsh në...
Aktualitet
24 Prill 2024, 11:12
r.ll
burgu i fierit
FIER- Në burgun e Fierit, nga 600 të dënuar dhe 160 të paraburgosur, rreth 80 të dënuar do të pë...
Aktualitet
24 Prill 2024, 10:43
N.F
Foto ilustruese
ITALI-Autoritet italiane kanë shkatërruar në muajin mars të këtij viti një bandë që transportonte d...
Aktualitet
24 Prill 2024, 10:27
r.ll
burgu i drenoves
KORÇË- Me zbatimin e ligjit për Amnistinë Penale, përfitojnë edhe të burgosurit e burgut të Dren...
Aktualitet
24 Prill 2024, 10:19
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Një 35-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër. Më...
Aktualitet
24 Prill 2024, 10:09
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria ka nivelin më të lartë të konsumit të mishit të deles dhe dhisë për fry...