LIVE UPDATES
Aktualitet

Komiteti i prindërve të 'Zubeyde Hanim' letër ambasadave: Kopshti është i licensuar

Prindërit u janë drejtuar ambasadave të huaja na vend dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare për të ndarë sipas tyre shqetësimin që kanë.

24 Tetor 2022, 15:56 Nga A.B
Komiteti i prindërve të 'Zubeyde Hanim' letër
Kopshti

TIRANË- Komiteti i prindërve të fëmijëve të kopshtit turk të mbyllur Zybeyde Hanim me anë të një letre u janë drejtuar ambasadave të huaja na vend dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare për të ndarë sipas tyre shqetësimin për padrejtësitë dhe zhgënjimin me të cilin e nisën jetën fëmijët tanë, të grupmoshës 3-6 vjeç.

LETËR E HAPUR DREJTUAR:

AMBASADËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË TIRANË

DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN NË SHQIPËRI

AMBASADËS E MBRETËRISË SË BASHKUAR NË TIRANË

AMBASADËS SË FRANCËS NË TIRANË 

AMBASADËS SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË

AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË ITALISË NË TIRANË

AMBASADËS SË HOLANDËS NË SHQIPËRI

AMBASADËS SË SPANJËS NË SHQIPËRI

AMBASADËS SË SUEDISË NË SHQIPËRI

AMBASADËS SË GREQISË NË TIRANË

KËSHILLIT TË EVROPËS

ORGANIZATËS PËR SIGURI DHE BASHKËPUNIM NË EVROPË

ZYRË SË KOORDINATORIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA

DEPARTAMENTIT TË MBROJTJES DHE SIGURISË SË KOMBEVE TË BASHKUARA

FONDIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR FËMIJËT

BANKËS BOTËRORE



Të nderuar Shkëlqesi Ambasadorë,

Drejtues të delegacioneve, institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare në Shqipëri,

Ne, prindërit e 253 fëmijëve të kopshtit të mbyllur “Zybeyde Hanim” ndajmë me ju shqetësimin tonë të përbashkët, për padrejtësitë dhe zhgënjimin me të cilin e nisën jetën fëmijët tanë, të grupmoshës 3-6 vjeç.

Sikurse jeni në dijeni, Kopshti “ Zubeyde Hanim”, Tiranë, ka qenë papritur objekt i inspektimeve të shtuara  të cilat nuk i përgjigjen asnjë plani monitorimi apo inspektimi nga organet në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ( MAS), të cilat kulmuan me miratimin e Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr.540, datë 15.09.2022 “Për mbylljen e veprimtarisë së institucionit privat të arsimit parauniversitar ‘Zubeyde Hanim’, Tiranë”.

Në raportet e inspektimit është konstatuar se ky kopsht përmbush të gjithë kriteret e ligjshmërisë  si dhe është lënë rekomandim nga inspektorët marrja e miratimit për ndryshimin e vendndodhjes së kopshtit, në dukje një procedurë për t’ia përshtatur ligjit, gjë që ka gjetur mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë të Shoqërisë Turgut Ozal për ta zbatuar, duke respektuar të gjitha kërkesat e grupeve të inspektorëve.

Të nderuar Shkëlqesi,

Kopshti jopublik “Zubeyde Hanim” është institucion i licencuar me Urdhrin e Ministrit Nr.67, datë 15.10.1998, me adresë në Rrugën e Kavajës. Ky institucion, që nga viti 2004 ka vazhduar veprimtarinë e tij me standarde më moderne dhe duke përfshirë të gjithë inovacionet teknologjike në mbështetje të procesit mësimor, në kompleksin arsimor parauniversitar jopublik “Turgut Ozal”.

Gjatë kësaj periudhe 24 vjeçare, ky institucion ka ushtruar veprimtarinë e tij nën monitorimin e autoriteteve përkatëse në bashkëpunim korrekt me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si edhe institucioneve të tjera në varësi të saj, duke vënë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm.

Në këto kushte, kur ne si komunitet prindërish jemi dëshmitar të cilësisë së arsimit që ofrohet në këtë institucion, por edhe të infrastrukturës arsimore nga më modernet në Shqipëri,  vendimi i MAS nxit shqetësimin tonë jo vetëm si prindër, por edhe si qytetarë, ndaj nivelit të brishtë të demokracisë shqiptare, ku padrejtësia prevalon lehtësisht ndaj së drejtës së individit, dhe e gjitha kjo në një vend kandidat që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Arsyet e paraqitura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për mbylljen e Kopshtit Zybeyde Hanim, mbështeten mbi argumente të pavërteta të përgatitura nga inspektorët e institucioneve në varësi të Ministrisë, të cilat sipas nesh, janë të diktuara dhe të përligjura në përputhje të plotë me interesat politike të momentit, larg çdo logjike racionale të argumentuar mbi fakte dhe prova, duke rezultuar kështu në shkelje flagrante të ligjit që rregullon arsimin parauniversitar. Ky është edhe konkluzioni i përgjithshëm në të cilin kanë arritur edhe shumë akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, dhe së fundmi edhe Këshilli i Evropës, i cili e cilësoi këtë si një vendim arbitrar me prapavija politike.

Për sa më sipër, ne si komunitet i prindërve, pas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për mbylljen e aktivitetit të Kopshtit Zubeyde Hanim, i jemi drejtuar Gjykatës Administrative të rrethit gjyqësor Tiranë, për pezullimin e zbatimit të akteve administrative dhe shfuqizim të vendimeve.

Dosja përmban mbi 1400 faqe me prova që dokumentojnë dëmin e shkaktuar te fëmijët dhe faktojnë vendimin e padrejtë në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Legjitimimi i 134 paditësve, prindër të fëmijëve të Kopshtit Zubeyde Hanim, mbështetet në prova dhe argumente bindëse, mes të cilave mund të parashtrohen këtu disa:

Kërkesat e herëpashershme të institucionit arsimor të drejtuara institucioneve në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe mos-marrja e asnjë përgjigjeje;
Dokumentimi i ekzistencës së aktit higjieno-sanitar qoftë në momentin e inspektimit, nga inspektorët e institucioneve në varësi të MAS, po aq edhe nga një tjetër akt i rimarrë nga institucioni brenda muajit shtator;
Përgjigjet negative të marra nga familjet e fëmijëve prej kopshteve publike dhe private të rekomanduara nga MAS për të pranuar fëmijët e tyre pas mbylljes së kopshtit Zubeyde Hanim;
Situata e rënduar psikologjike e fëmijëve, e dokumentuar kjo përmes akt-ekspertizave nga psikologë të licencuar në Republikën e Shqipërisë;
Të gjitha aktet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare që mbështesin të drejtën e arsimimit të fëmijëve;
Ndërkohë, bëjmë me dije se pas shortit të hedhur për gjyqtarin që do të gjykonte padinë tonë si prindër, përmes avokatit të çështjes, jemi vënë në dijeni se znj. Selvie Gjocaj, e cila do të ndiqte këtë rast, ka paraqitur kërkesë për të hequr dorë nga shqyrtimi i çështjes, e pranuar kjo nga Kryetarja e Gjykatës Administrative të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Më tej, çështja i ka rënë me short znj.Afërdita Maho, gjyqtare e cila më parë rrëzoi kërkesën e Kompanisë Turgut Ozal drejtuar Gjykatës Administrative të Rrethit Gjyqësor Tiranë për sigurim të padisë pas vendimit të MAS për mbylljen e Kopshtit Zubeyde Hanim.

Pas këtyre zhvillimeve, ne vijojmë të mbetemi të shqetësuar për mos marrjen nga gjykata të një vendimi për kërkesën për sigurimin e padisë brenda afatit 5 ditor të parashikuar në ligj, ndërkohë që kanë kaluar 9 ditë nga paraqitja e kërkesës dhe nuk është caktuar ende asnjë datë. Ne këto kushte, kërkojmë vëmendjen tuaj, brenda të gjitha kompetencave që iu njeh detyra, për të qenë dëshmitarë të vijimësinë së mbarëvajtjes së një procesi gjyqësor sa më të drejtë, në përputhshmëri me standardet e vendeve të zhvilluara dhe familjes së madhe evropiane, në të cilën aspirojmë të bëhemi pjesë. Ndajmë mendimin se të gjithë bashkë kemi përgjegjësi për zhvillimin e demokracisë shqiptare, e cila fatkeqësisht, edhe pas më shumë se tre dekadash pluralizëm, vijon të mbetet ende e brishtë, me institucione që nuk garantojnë besimin dhe sigurinë e qytetarëve, ku interesi i pushtetarit qëndron mbi atë të qytetarit, në një moment, kur sot, në vitin 2022, Shqipëria duhet t’u bashkohet vendeve ku shteti garanton mbrojtje dhe siguri për qytetarët e vet.

Kjo letër vjen pas mbylljes së kopshtit. “Zubeyde Hanim” është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, urdhër i cili mban datën 15 shtator 2022, publikuar në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë të datës 20 shtator 2022. Heqja e licencës bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit. Kopshti në fjalë ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit.

mbyllet zubeyde hanim

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë