LIVE UPDATES
Aktualitet

Kompetencat e SPAK, Kushtetuesja: Korrupsioni është gangrenë. Rryshfeti 5 mijë lekë në gjykatat e zakonshme

Kompetencat e SPAK-ut shqyrtohen edhe njëherë, pavarësisht se fenomeni i “5 mijë lekëshave gjykohet si krim i thjeshtë

31 Korrik 2022, 15:41 Nga k.m.
Kompetencat e SPAK, Kushtetuesja: Korrupsioni është gangrenë.
Foto ilustruese

TIRANË- Një kërkesë e një gjykate të zakonshme, që ka kërkuar saktësi dhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese nëse një qytetar që pagoi 20 euro, duhej gjykuar apo jo si i korruptuar, ka kthyer edhe njëherë diskutimin e kompetencave të SPAK-ut. Gjykata Kushtetuese, ka pranuar në vendimin më të fundit të saj, që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, se korrupsioni vijon të jetë alarmues dhe se Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave, kanë të drejtë kur ndryshuan ligjin dhe i hoqën SPAK-ut korrupsionin e rrugës, pasi ai duhet fokusuar tek korrupsioni i niveleve më të larta.

Janë të shpeshta arrestimet e policisë rrugore, e cila ka nisur të reagojë e të arrestojë shtetas, që nën frazën “merri piji një kafe” dhe që më pas sjellin hetime të klasifikuara si korrupsion. Gjykimi ndaj tyre, sipas vëzhgimit që ka kryer Gazetasi.al, në disa gjykata vijon me procedurë të shkurtuar (fenomenin e korrupsionit të vogël Gazetasi.al e ka raportuar edhe më herët).

Shumica e qytetarëve që paguajnë shuma të vogla nën dorë pranë policisë rrugore dhe kufitare, dënohen me pezullim dënimi, me urdhrin që të jenë nën shërbim prove apo të kryejnë shërbim prove, siç ndodhi me një inxhinier që u urdhërua nga Gjykata Penale e Tiranës që të kryejë punë publike, pasi kishte joshur një polic me 20 mijë lekë të vjetra, teksa ai ia vendosi fajin gjendjes së alkolit.

Por një qytetar nga Korça vijon të presë drejtësisë prej mëse dy vitesh, pasi disa gjykatat u vendosën në luftë me njëra-tjetrën. Ai i pagoi 20 euro një polici në kufi dhe rasti i tij, siç mëson Gazetasi.al, u raportua si tentativë korrupsioni nga oficeri i policisë, duke sjellë më pas prangosjen e tij. Siç rezulton nga materiali i publikuar në uebsajtin e Gjykatës Kushtetuese, në realitet, kazusi i shtetasit J.X., ka kthyer edhe njëherë vemendjen se kush duhet ta hetojë dhe gjykojë korrupsionin, edhe atë të voglin.

Por Gjykata e Korcës, ka refuzuar ta gjykojë me arsyetimin se kjo dosje ishte në kompetencat e SPAK-ut, ndonëse në mars 2021, Prokurorisë së Posaçme iu hoq nga përgjegjësia hetimi i korrupsionit të vogël, duke shkarkuar një sërë dosjesh me korrupsion pesë mijë lekësh në gjykatat e juridiksionit të zakonshëm.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, J.X., kaloi kufirin e gjelbër në gusht 2020, duke udhëtuar drejt shtetit grek për punë sezonale. Por kur u kthye nga kufiri dhe u paraqit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për të hyrë në territorin shqiptar, ai veproi si shumë bashkëkombas të tij: tentoi të blejë shërbimin e policit.

“Gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit të shtetasve që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, J.X., i ka ofruar një kartëmonedhë 20 euroshe punonjësit të policisë së pikës së kalimit kufitar, me qëllim që ky i fundit ta lejonte të hynte pa probleme, duke qenë se kishte dalë nga territori shqiptar ilegalisht përmes kufirit të gjelbër. Për këtë shkak, autoritetet ligjzbatuese kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit J.X., dhe kanë nisur hetimet për kryerjen prej tij të veprës penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal (KP)”.

Por në tetor 2021, prokuroria e dorëzoi qytetarin e korruptuar si të pandehur në Gjykatën e Korçës, e cila pasi shqyrtoi çështjen, ngriti diskutimin për kushtetueshmërinë, duke kërkuar që Gjykata Kushtetuese të dërgojë qytetarin për t’u gjykuar pranë Gjykatës së Posaçme antikorrupsion në Tiranë.

Në të vërtetë, gjatë 2021-it, me ligjin numër 41, ligjvënësi ia hoqi SPAK-ut rastet e tilla, ku qytetarët paguajnë fshehtas nëpunësit për shërbime me shuma që synojnë zgjidhje të një problemi. Gjyqtari i Korçës, në fakt me rastin e qytetarit të 20 euroshit që pagoi tek polici, vërejti një konflikt juridik midis Kodit të Procedurës Penale që cakton kompetencat e SPAK-ut, ku përfshihet edhe neni 244/a ( korrupsioni i atij që paguan, quajtur korrupsion aktiv) dhe ligjit në fjalë që urdhëron:

“Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt deri në vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën ose funksionin e tij, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në një vit”.

Ndërsa paragrafi i dytë i po këtij neni, parashikon se: Po kjo vepër, kur përfitimi i parregullt i personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë, është mbi vlerën 50.000 lekë, ose ekuivalencën në monedhë të huaj, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

Ndyrshimet në SPAK erdhën për të pasur rezultate ne nivelet e larta. Sipas vendimit të zbardhur të Gjykatës Kushtetuese, si palë e interesuar ka qenë edhe Kuvendi që deklaron se ndryshimet për nenin e atij që paguan, u kryen për të realizuar një mekanizëm efikas të hetimit (përmes SPAK-ut) dhe gjykimit penal (përmes Gjykatës së Posaçme) për të goditur veprimtarinë kriminale në nivele të larta, duke e përqendruar veprimtarinë e këtyre organeve në veprat penale që sjellin pasoja të rënda dhe serioze në shoqëri.

“Kjo veprimtari dhe politikë legjislative e Kuvendit, do të cenohej nëse këto organe do të mbingarkoheshin me çështje.

Zbatimi i dispozitës së kundërshtuar, nuk sjell asnjë ndikim negativ, përveç riorganizimit procedural të kompetencës së gjykatave të posaçme.

Ajo ndikon në mënyrë indirekte edhe në garantimin e standardeve të procesit të rregullt ligjor, përfshirë edhe atë të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm“, - ka deklaruar Kuvendi.

Në vendim, shtohet edhe qëndrimi i Këshillit të Ministrave.

“Përcaktimi i kompetencës lëndore të gjykatës që do të shqyrtojë çështjen në varësi të vlerës së përfitimit, krijon mundësi reale që Prokuroria e Posaçme të fokusohet në ato çështje penale, të cilat kanë rëndësi të veçantë për shkak të natyrës së tyre, rrezikshmërisë së lartë shoqërore, ndikimit të pasojave që sjellin në shoqëri, si dhe nivelit të korrupsionit. Përcaktimi i kufijve monetarë për cilësimin e kësaj vepre penale, duke përshtatur edhe masat e dënimit, ka synuar përmirësimin e zbatimit të këtyre dispozitave nga organet proceduese në funksion të qëllimit primar, atij të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit”.

Në këtë pike, gjykata Kushtetuese kujton ndryshimet ligjore të 2016 në kuadër të reformës në drejtësi, që e lidh me rikoncpetimin e një sistemi gjyqësor efikas, të përgjegjshëm dhe profesional.

Dhe duke prekur krijimin e SPAK-ut, interpreton: “Është synuar të parashikohet në nivel kushtetues dhe për herë të parë ngritja e një gjykate të re me juridiksion lëndor të posaçëm në fushën penale, e cila ka kompetencën të gjykojë disa kategori veprash penale brenda juridiksionit të përgjithshëm penal, konkretisht ato të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si edhe akuzat penale kundër një kategorie funksionarësh të lartë”.

Por pika më e rëndësishme e Gjykatës Kushtetues, lidhet me kujtesën e bashkëjetesës midis krimit të organizuar dhe korrupsionit,  ku dhe thuhet:

“Sipas këtyre akteve ndërkombëtare, shpeshherë krimi i organizuar dhe korrupsioni shihen të ndërlidhur me njëri-tjetrin, sikurse rezulton dhe nga vetë Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Gjykata çmon se krimi i organizuar nënkupton çdo formë organizimi mes personave, që duke u karakterizuar nga qëndrueshmëria kohore dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, kanë si qëllim kryerjen e veprave penale serioze për të siguruar në mënyrë direkte ose indirekte përfitime financiare apo materiale, ose përmbushjen e synimeve të tjera të një veprimtarie të tillë të paligjshme. Në kuptim të analizës së mësipërme, Gjykata vlerëson se në këndvështrim të nenit 135, pika 2, të Kushtetutës, kategoritë e veprave penale të korrupsionit duhet të jenë të tilla, që për nga mënyra se si kryhen, rrethanat apo edhe pasojat e ardhura, të mund të kenë peshë të barazvlefshme me ato të krimit të organizuar, të cilat  konsiderohen nga ato lloj veprash penale që rrezikojnë bazat e shtetit dhe organizimin shoqëror. Në këtë kontekst, Gjykata  thekson se Kushtetuta nuk ka pasur si qëllim të përfshijë të gjitha veprat penale të korrupsionit në kompetencë të gjykatave të posaçme dhe se bazuar në këtë qëllim të kushtetutë-bërësit, ligjvënësi ka kategorizuar në dispozitën e kundërshtuar ato vepra penale që shqyrtohen nga gjykatat e zakonshme dhe ato që shqyrtohen nga gjykatat e posaçme, referuar vlerës së përfituar”.

Megjithatë, nga studimi i këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim të ndarë.Ata që kanë qenë kundër, por që janë në pakicë si gjyqtarë kushtetues, e shohin korrupsionin si gangrenë shoqërore.

“Parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit në ditët e sotme, përbëjnë një prej shqetësimeve më serioze të shoqërisë shqiptare, ashtu siç është edhe krimi i organizuar. Korrupsioni dhe krimi i organizuar, meritojnë të etiketohen ‘gangrenë’ e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, që gërryen qeverisjen e vendit, cenon deri në mohim të drejtat e njeriut dhe shkatërron besimin publik te shteti i së drejtës”.

Duke iu referuar konkluzioneve dhe rekomandimeve të Raportit të Barometrit për Ballkanin për vitin 2022 – Opinioni Publik, vihet re se: “Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë, gjithashtu, në mënyrë efektive ndër prioritetet e para të qeverive të të gjitha ekonomive dhe të palëve të tjera të interesuara, pasi jo vetëm që gërryen besimin në institucionet publike, por edhe minon mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve”. 

Po aty është evidentuar se tendenca më e rëndësishme, që nga viti 2020 është rritja me 10% e masës së atyre që e shohin korrupsionin si çështjen më shqetësuese (nga 19%). Gjetjet e studimeve në këtë fushë, tregojnë se shqiptarët mendojnë se korrupsioni është një rrezik më i lartë për sigurinë, sesa krimi i organizuar.

“Konkretisht, 39.3% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni është kërcënimi kryesor për sigurinë në Shqipëri, në raport me 11.2 % që e kanë konsideruar krimin e organizuar si kërcënimin më serioz për sigurinë ”, - kujtojnë gjyqtarët kushtetues në pakicë.

Në këtë pikë, gjyqtarët sjellin edhe Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut të vitit 2021, është evidentuar: “Çështjet kryesore të të drejtave të njeriut përfshijnë: problemet me pavarësinë e gjyqësorit, teksa ai vazhdonte t’i nënshtrohej vetingut; kufizimet ndaj shprehjes së lirë dhe shtypit; korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet bashkiake. Pandëshkueshmëria mbeti problem serioz, megjithëse Struktura e Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit dhe gjykatat kundër korrupsionit përparuan dukshëm gjatë vitit në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e zyrtarëve të lartë dhe kriminelëve”. 

Sipas këtij raporti, korrupsioni ka shtrirje në burgje dhe qendra paraburgimi, gjyqësor, media, qeveri dhe polici, që do të thotë se ai është i përhapur në shumë sektorë, përtej krimit të organizuar – thonë dy gjyqtaret e pakicës, Marsida Xhaferrllari dhe Sonila Bejtja, që me këtë arsyetim argumentojnë se duhet pranuar kërkesa e Gjykatës së Korçës. Por shumica ka vendosur që qytetari të gjykohet nga një gjykatë e zakonshme dhe pikërisht në Korçë./GazetaSi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet