LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Më sill një gjysmë birre’, kodi për të blerë kokainë në Tiranë. Hetimet e dështuara, po arrestojnë vetëm përdorues

Nëse ndjek statistikat e policisë me 3 deri në 4 të arrestuar në ditë me doza droge, kupton se droga në Tiranë po hetohet seriozisht.

31 Korrik 2022, 15:36 Nga k.m.
‘Më sill një gjysmë birre’, kodi për të
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën që R.L doli para gjykatës për shpërndarje droge, fabula që e implikonte 19-vjeçarin lidhej me zbulimin e dy dozave që i kishte fshehur poshtë atletes. Por analizat mjeko-ligjore treguan se realisht i riu ishte një përdorues droge dhe se të dhënat nuk përputheshin assesi me pretendimin e policisë e cila njoftoi se kishte arrestuar një shpërndarës.

Ky fenomen i kthyer në një “traditë” në gjykata, e cila refuzon arrestimet dhe shpall detyrim-paraqitje për përdoruesit nxjerr në pah edhe njëherë se si antidroga dhe prokuroria më e madhe në vend është tepër larg hetimit të rrjeteve të drogës që funksionojnë të paprekura nga agjencitë ligjzbatuese.

Nëse ndjek statistikat e policisë me 3 deri në 4 të arrestuar në ditë me doza droge, kupton se droga në Tiranë po hetohet seriozisht. Por rastet e arrestimeve të shpërndarësve të vegjël që janë të parëndësishëm në rrjetet e trafikut të drogës në Tiranë tregojnë të kundërtën.

Duket se policia po përdor trukun e prangosjeve të tilla, të të rinjve që konstatohen me doza për të fshehur realitetin e frikshëm mbi shpërthimin e përdorimit të drogës në Tiranë e për pasojë funksionimin e grupeve në mënyrë të tillë saqë dalin të padëmtuar nga drejtësia.

“Konsideroj që në Tiranë grupet kriminale që shesin hashash dhe kokainë, por edhe heroinë e kanë kthyer trafikun në një nga industritë më të zeza dhe fitimprurëse, dhe mbas kësaj në vend të dytë sipas meje janë lojërat e fatit që deri diku në zona të caktuara drejtohen nga njerëz të njohur të krimit dhe nën heshtjen e policisë”, thotë një zyrtar tepër i besueshëm i Policisë së Shtetit që vlerëson se ndaj këtyre krimeve policia qëndron në stanjacion.

I pyetur se sa mund të jetë fitimi vjetor në fushën e shpërndarjes së drogës në Tiranë oficeri i lartë që disponon informacione se grupet kriminale i kanë ndarë territoret e tyre, jep si shembull një nga goditjet e shpërndarjes së drogës pothuajse një vit më parë.

“Le të mos harrojmë aksionin ku shpërndarësi punonte me mëditje dhe paguhej 25 mijë lekë të vjetra në ditë dhe në fund të ditës vetëm për një turn dhe vetëm në një vend ai fitonte 300 mijë lekë të vjetra. Llogarit vetëm një shpërndarës në një vend. Kështu që fitimi në rang qyteti shkon me miliona”, shprehet për Gazetën Si burimi policor që disponon informacione të sigurta të krimit të organizuar, që siç duket ka arritur të komprometojë edhe antidrogën apo shefa komisariatesh që nuk reagojnë për të goditur në thelb problematikën e shpërndarjes së narkotikëve.

Shtetasi E.S është 33 vjeç. Ndaj tij rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Por as policia që e arrestoi dhe as prokuroria që ngriti akuzë ndaj tij nuk arriti dot të provojë në gjykatë se ku e bleu drogën, për kë është i angazhuar dhe cilët janë njerëzit ku ai shet drogë.

Edhe operacioni për arrestimin e tij ishte sporadik dhe aspak dinamik që të shkonte deri tek furnizuesit, që sipas burimeve të Gazetës Si disponojnë ambiente me qira të kthyera në magazina droge. Fashikulli që ju dha Gazetës Si tregon se seksioni për hetimin e narkotikëve në drejtorinë vendore të policisë Tiranë dispononte informacione të siguruara në rrugë operative ligjore se një shtetas shiste lëndë narkotike.

“Për këtë shkak janë organizuar shërbimet e policisë në rrugën Pjetër Dungu”, shpjegohet më tej, pa detajuar se përse edhe në këtë rast i riu nuk u vëzhgua dhe nuk u përdorën metoda speciale të përgjimit.

“Ky është rasti tipik si edhe të tjerët, informatorët e furnizojnë policinë dhe ajo mjaftohet me raste të shkëputura dhe që s’janë domethënëse në problematikën tërësore”, vlerëson një nga ish-ekspertët e policisë, i cili këmbëngul për Gazetën Si se në kohën e tij kur ishte në policinë kriminale dhe në antidrogë, ai drejtoi disa operacione të rëndësishme.

Por kur pyetet në bisedë të lirë nga Gazeta Si se cili është grupi kriminal që u godit në atë kohë, eksperti nuk ka një përgjigje.  Shtetasi E. S sipas policisë sapo ishte marrë informacioni, shërbimet nxituan të gjejnë adresën se ku vepronte i dyshuari. Por vetëm kaq.

Fashikulli i vënë në dispozicion për Gazetën Si  thotë “Policia i kërkoi shtetasit E. S. që të ndalonte, por ai u largua me shpejtësi. Në dorë shtetasi kishte disa doza të vogla me lëndë pluhur, të cilat i futi në gojë për t’i gëlltitur. Në atë moment një prej dozave i ka rënë përtokë dhe njëra prej tyre u sekuestrua prej punonjësve të policisë. Menjëherë është bërë kontrolli personal dhe kontrolli i banesës ku dhe janë sekuestruar edhe tetë doza lëndë narkotike pluhur i bardhë i dyshuar si kokainë”, – shkruhet në dosje.

Policia vlerëson se megjithëse i riu i gëlltiti dozat, fakti që njëra prej tyre i ra përtokë nuk ekziston rrethana që “të jenë helmuar provat” mbasi i riu nuk arriti t’i shkatërrojë provat.

Kam tre vjet që përdor kokainë

Policia e Tiranës njësoj shpërndau me bujë edhe arrestimin e 29-vjecarit A.X., që u ndalua nga forca e posaçme Shqiponja në rrugën Frang Bardhi. “Shtetasi po drejtonte një automjet me targë aa…ec dhe kur oficerët kryen kontroll në dorën e majtë ju gjetën dy qese transparente në formë pikë loti të mbyllura në majë me djegie, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar si kokainë”, përshkruan në procesverbale policia vendore.

Nga këqyrja dhe peshimi rezultoi se droga së bashku me ambalazhin peshonte 0.8 gramë, por ndërsa për mediat përmes grupeve të WhatsApp policia shkroi se arrestoi një shpërndarës, asnjëra nga këto të dhëna nuk u provua. I riu pati si armë të fortë të dhënat laboratorike që ju bashkëngjit dëshmisë së tij. A. X sipas burimeve të Gazetës Si rrëfehet; droga është e imja, kam tre vjet që e përdor kokainën dhe për herë të fundit e kam përdorur sot.

Kriminalistika detajon; ekspertimi toksikologjiko-ligjor konstaton se në mostrën e urinës së marrë shtetasit A. X u zbulua prania e produkteve të metabolizmit të kokainës, por hetimi i mëpasshëm i kryer në telefonin që ju gjet të riut nxori në dritë komunikimet e tij. Ndonëse ai u deklarua i arrestuar, në aparat ju gjet një kontakt me shtetasin E. B që ishte shkruar me nofkën ‘mili’. Ky person sipas hetimit mund të jetë personi që e ka furnizuar, por nuk jepen shpjegime se hetimet ngecën vetëm tek përdoruesi.

“Kam blerë kokainë për 30 mijë lekë të vjetra dhe e dërgoja me kod kërkesën duke i shkruar ‘dua një gjysmë birre’. I riu i dyshuar është një motorist në një piceri bëjnë me dije burimet policore të gazetës Si, por nuk ka dhënë më tepër detaje.

“Në një rast i riu shkruan më lër dy viza”, por kur u pyet se cili është konteksti shtoi “nuk e mbaj mend për çfarë kemi folur dhe me kë, por biseda ka qenë për kokainë me siguri”./ Marrë nga GazetaSi

tirane trafiku i kokaines ne tirane

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit