LIVE UPDATES
Aktualitet

Komunitetet fetare kundër projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues: Aborti vullnetar është krim, surrogacia rrezik për trafikim qeniesh

Në këtë takim në emër të KNFSH-së merrni pjesë disa nga anëtarët e grupit të punës të ngritur në lidhje me projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, përfaqësues të pesë komuniteteve fetare në Shqipëri dhe specialistë të fushës juridike, mjekësore, sociale dhe etiko-teologjike.

28 Maj 2024, 16:04 Nga I.A
Komunitetet fetare kundër projektligjit për shëndetin seksual dhe
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë

TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, ditën e sotme më 28 maj 2024 ka zhvilluar një takim në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në këtë takim në emër të KNFSH-së merrni pjesë disa nga anëtarët e grupit të punës të ngritur në lidhje me projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, përfaqësues të pesë komuniteteve fetare në Shqipëri dhe specialistë të fushës juridike, mjekësore, sociale dhe etiko-teologjike.

Grupi i punës i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë i drejtuar nga Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i KNFSH është pritur nga zv/ministret e Shëndetësisë znj. Mira Rakacolli dhe znj. Entela Ramosaçaj, si dhe anëtarë të grupit të punës, përfaqësues të ministrisë.

Në emër të KNFSH-së Kruja fillimisht pasi ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për pranimin e kërkesës së Këshillit Ndërfetar për realizimin e këtij takimi ka shpalosur edhe një herë qëndrimin e qartë të komuniteteve fetare, bazuar në këto pika:

Së pari: ne jemi kundër parashikimit të sterilizimit si metodë e planifikimit familjar, veç rasteve kur ka tregues mjekësorë, sepse sterilizimi është një ndërhyrje mjekësore e pakthyeshme dhe ndikon negativisht në shëndetin dhe jetën e personit, i ndaluar edhe në vendet më të zhvilluara; si dhe gjithashtu sepse bie ndesh me parimet që mbrojnë familjen dhe jetën.

Së dyti: në asnjë gërmë të projektligjit nuk gjejmë kujdesin e nevojshëm, që i duhet kushtuar politikave për shtimin e mbështetjes dhe nxitjen e lindshmërisë në vendin tonë me masa sociale, ekonomike, edukative dhe shëndetësore.

Së treti: ne jemi kundër ndërprerjes vullnetare të shtatzënisë, veç rasteve kur ka tregues mjekësorë, jo vetëm pse besimet tona janë pro jetës dhe e konsiderojnë abortin si krim përveç rasteve kur bëhet për të ruajtur shëndetin e nënës. Për më tepër, një argument kritik që përbën këmbanë alarmi për çdo politikbërës janë statistikat rreth nivelit të lindshmërisë, në vendin tonë niveli i ligjshmërisë është 1.4 fëmijë për çift ndërkohë, që niveli i mbijetesës së shoqërisë është minimalisht 2.1 lindje për çift. Me këto ritme cili do të jetë fundi i pashmangshëm?

Së katërti: ne kërkojmë që mëmësia zëvendësuese/surrogate të mos lejohet në Shqipëri për shkak se cënon rëndë dinjitetin e gruas dhe fëmijës; përbën rrezik të shtuar për trafikim të qënieve njerëzore, trafikim organesh, shfrytëzim të të miturve, shfrytëzim të femrave për lindje të porositura për qëllime kriminale, të cilësuar edhe nga Direktiva e Parlamentit Evropian; për më tepër mëmësia zëvendësuese e kthen qënien e ngjizur në një objekt për të cilin me ligj mund të negociohet; mund të krijojë trauma të forta psikike e psikologjike për fëmijën kur të vihet në dijeni për mënyrën e ngjizjes, si dhe për nënën që e mbart për nëntë muaj në mitrën e saj.

Së pesti: projektligji prek drejtpërdrejt konceptin e familjes me prindër nënë dhe baba dhe shkon deri aty sa zëvendëson lidhjen bashkëshortore me termin “femra pa partner”, përkufizimi i të cilit bie ndesh me normat dhe frymën e Kodit të Familjes, me të drejtat e fëmijës për të patur kushtet “për një zhvillim të plotë e hamonik të personalitetit”.
Sa më sipër, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, si përfaqësues i vullnetin të të gjithë besimtarëve tanë pjesë e pesë komuniteteve fetare zyrtare dhe shoqërisë shqiptare, kërkon që projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” të mos kalojë në Kuvendin e Shqipërisë dhe dëshiron, që kjo kërkesë të marrë vëmendjen e duhur nga ana juaj dhe të gjithë së bashku, të punojmë për një të ardhme më të mirë e më të sigurt për brezat e rinj, me besim te Zoti e te ligji për të mirën e përbashkët.

Zv/ministrja znj. Rakacolli ka falënderuar KNFSH-në për punën e bërë, materialin e dorëzuar dhe argumentet e sjella më parë me shkrim, si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim. Më pas palët kanë diskutuar dhe analizuar argumentet e tyre, ndërsa KNFSH përfundimisht mbetet konçiz materialit të hartuar nga grupi i ekspertëve të tij dhe shpresëplotë që ministria përkatëse do të marrë parasysh kërkesat e saj, duke reflektuar mbi argumentet e paraqitura. 

këshilli ndërfetar i shqipërisë


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen