LIVE UPDATES
Aktualitet

“Konflikti 120 eurosh” në Durrës, hetim në gjendje të lirë

Prokurorja e çështjes Enkeleda Xhengo vendosi lirimin e tyre pasi nuk kishte asnjë provë që të mbështeste akuzën ndaj tyre. Ndërkaq për të verifikuar bashkëpunimin mes dy të akuzuarve, prokurorja ka kërkuar verifikimin e tabulateve telefonike për të konstatuar nëse kanë pasur komunikim me njëri-tjetrin, gjë të cilën ata vetë e mohojnë.

27 Korrik 2023, 18:28 Nga k.m.
“Konflikti 120 eurosh” në Durrës, hetim në gjendje
Foto ilustruese

Prokuroria e Durrësit la të lirë dy personat e arrestuar nga policia pas denoncimit nga disa pushues kosovarë në zonën e plazhit. Sipas organit të akuzës, nuk ka pasur prova të mjaftueshme se dy shtetasit e arrestuar, Nexhmi Xh. dhe Dritan K., në bashkëpunim kanë konsumuar veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë ndaj 4 pushuesve nga Kosova. Arrestimi i tyre u njoftua nga policia të mërkurën, ndërkohë që ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje. Ndërsa pritej seanca e vleftësimit dhe caktimit të masës së sigurisë në Gjykatë, dy të arrestuarit u liruan me urdhër të prokurorisë pasditen e vonë të së mërkurës.

Prokurorja e çështjes Enkeleda Xhengo vendosi lirimin e tyre pasi nuk kishte asnjë provë që të mbështeste akuzën ndaj tyre. Ndërkaq për të verifikuar bashkëpunimin mes dy të akuzuarve, prokurorja ka kërkuar verifikimin e tabulateve telefonike për të konstatuar nëse kanë pasur komunikim me njëri-tjetrin, gjë të cilën ata vetë e mohojnë.

Nga hetimet paraprake, sipas prokurorisë rezultoi se mbyllja e derës së garazhit është bërë në mënyrë të rastësishme, pas daljes së një automjeti me të cilin lëviznin dy persona, njëri prej tyre i mitur. Sipas organit të akuzës, në materialet filmike të dorëzuara nga policia dhe që i përkasin një kamere sigurie që sheh nga garazhi i hotelit duket qartë futja në garazh e të rinjve dhe pak çaste më pas mbyllja e qepenit pas daljes së një automjeti ku ndodheshin 2 persona, njëri prej tyre një 16-vjçar, që ka mbyllur dhe hyrjen e garazhit.

Sipas hetimeve paraprake, të rinjtë nga Kosova pas konfliktit të krijuar për shkak të problemeve me rezervimin në hotel, e kanë keqinterpretuar situatën e krijuar nga mbyllja e qepenit të garazhit duke e lidhur me një rrjedhojë të konfliktit me Dritan Kuçajn. Kur kanë tentuar të dalin nga garazhi ku kishin parkuar automjetin kundrejt pagesës kanë mbetur brenda.

Arrestimi ndodhi të dielën në mbrëmje pasi të rinjtë ngelën të mbyllur për 45 minuta në garazhin e pallatit që ndodhet përbri hotelit ku kishin rezervuar online që të qëndronin. Të rinjtë kanë mbërritur paraditen e së dielës në hotel, por u është thënë se hyrja në dhomë (check-in) bëhej në orën 14.00. Ata kanë shkuar në plazh, në pritje të orës së caktuar, po kur janë kthyer në recepsion u është thënë se nuk ka dhoma të lira në hotel.

Në këto momente u është afruar shtetasi Dritan K. Që njihet në zonë si ndërmjetës, sekser dhomash plazhi, i cili u ka ofruar një vend akomodimi më tutje. Pasi kanë qëndruar rreth 4 orë atje, të rinjtë kanë vendosur të largohen pasi nuk u ka pëlqyer, po Dritan K u ka kërkuar të paguajnë 120 euro për 4 orë qëndrim, gjë që ata e kanë refuzuar pasi zgjidhjen për situatën e krijuar dhe pagesën duhet ta merrte përsipër hoteli. Në këtë situatë konfliktuale kanë vendosur t’i drejtohen policisë, por kur kanë hyrë në garazh kanë mbetur të mbyllur aty dhe kanë denoncuar heqjen e paligjshme të lirisë, të diktuar nga konflikti mes tyre për pagesën 120 euro.

Prokuroria ka liruar nga akuza e “heqjes së paligjshme të lirisë” dy të arrestuarit e policisë për momentin, ndërsa hetimet lidhur me ngjarjen dhe konkretisht me konfliktin e lindur mes Dritan Kucaj dhe pushuesve nga Kosova do të vijojnë për veprën penale të “vetëgjyqësisë”, që përbën kundërvajtje penale dhe që parashikon dënim me gjobë ose gjer në tre muaj heqje lirie./TopChannel

durres

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet