27 Korrik 2023, 14:41
Nga A.B
Fototja e postuar nga Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë publike një foto, që sipas tij është realizuar në kohën e fushatës. Berisha thotë se në foto është makina e Pëllumb Gjokës, personit që u vu në pranga ditën e sotme nga SPAK.
Sipas tij, makina ka qëndruar para qendrës së votimit 324, Velipojë për të tmerruar zgjedhësit, kurse banda Gjoka kishte pushtuar qendrat e tjera.
POSTIMI I BERISHËS'
Kjo është makina e kriminelit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të Edi Ramës dhe investitorit strategjik. Me datë 14 maj kjo makinë ka qendruar para qendrës së votimit 324, Velipojë për të tmerruar zgjedhësit, kurse banda Gjoka kishte pushtuar qendrat e tjera.
Çfarë ka ndodhur sot?
Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion që deri më tani ka çuar në pranga 6 persona. Mes tyre ka zyrtarë të policisë, prokurorisë dhe një biznesmen. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë. Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.
Në pranga raportohet të ketë rënë edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit. Në kërkim është shpallur edhe Ervis Martinaj, pasi akuzohet si porositës i disa vrasjeve në zonën e Shkodrës. Në kërkim është shpallur Eljon Hato, i konsideruar si krahu i djathtë i Martinajt. Një tjetër person gjithashtu i shpallur në kërkim është Behar Bajri.
Janë të paktën 15 urdhërarreste të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme. Akuzat janë disa, mes të cilave organizatë kriminale, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale në organizata kriminale, shpërdorim detyre, korrupsion, e deri te vrasje.
sali berisha aksion i spak 27 korrik 2023
Aktualitet
27 Korrik 2023, 14:34
A.B
SPAK
TIRANË- Janë zbardhur akuzat që rëndojnë ndaj personave që përfunduan ditën e sotme në pranga, në ku...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 14:34
f.i
foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar gruan e shqiptarit Petrit Caka, si organizatoren e vrasjes së tij në dhjetor...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 14:28
inceneratori i Elbasanit
TIRANE- Afera me inceneratorin e Elbasanit është shtyrë për në 14 shtator. Sot paraqiti konkluzionet Mir...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 14:28
A.B
Policia
TIRANË- Ditën e sotme SPAK ndërmori një operacion ku vuri në pranga disa persona. Mes të arrestuarve janë: proku...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 14:16
A.B
Prokuroria
TIRANË- Sekuestohet pasuria e Ndue (Paulin) Gjergjit, biznesmenit të vrarë në vitin 2020. Prokuroria e Tiranës ka sekue...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 14:17
viktima, Gjin Ndoji
TIRANE- Nga ana e SPAK është zbërthyer roli i anëtarëve të grupit kriminal, të cilët akuz...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 14:16
A.B
Safet Bajri
TIRANË- Avokati i familjes Bajri, Sokol Tahiraj ka mohuar lajmet që klientët e tij, Ilir dhe Safet Bajri të jenë arres...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 13:52
A.B
Arma
DURRËS-Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 13:39
Behar Bajri
TIRANË- Behar Bajri, një emër i njohur nga policia, është mes 15 personave ndaj të cilëve është l...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 13:31
Edi Rama
TIRANE- Qeveria, krimi dhe media kanë kthyer investitorët në shënjestër për t’u shantazhuar dhe zhvatur duke ...