LIVE UPDATES
Aktualitet

Konsiderohej si "koka" e grupit të narkotrafikantëve, vetëdorëzohet 42-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Në atë moment, 42-vjeçari shqiptar, i cili u shpëtoi arrestimeve javën e kaluar, u ul para tavolinës së avokates dhe tha se mësoi se po e kërkonin nga gazetat.

15 Korrik 2022, 13:37 Nga d.a.
Konsiderohej si "koka" e grupit të narkotrafikantëve,
droge, policia italiane

ITALI- Mbrëmjen e së mërkurës një 42-vjeçar shqiptar ka shkuar në zyrën e avokates Tiziana Zambelli, në Piazza dei Tribunali dhe është prezantuar si Mirjan Paja.

Jam Mirjan Paja dhe jam në kërkim nga policia, më thonë se jam trafikant droge”.-thuhet se i ka thënë shqiptari avokates.

Sipas La Republica, në atë moment, 42-vjeçari shqiptar, i cili u shpëtoi arrestimeve javën e kaluar, u ul para tavolinës së avokates dhe tha se mësoi se po e kërkonin nga gazetat. Pak minuta më vonë Paja doli nga dera e studios së avokatisë dhe së bashku me Zambellin kaluan sheshin dhe trokitnin në një derë tjetër. Këtë herë ishte ai i karabinierëve të kompanisë Bologna Centro, tek të cilët ishte dorëzuar.

Sipas hetimeve që çuan në arrestimin e 34 personave (gjithsej janë 50 të dyshuar), Paja është një figurë lider në botën e trafikut të drogës në Bolonja. Ai konsiderohet një “furnizues” i nivelit të lartë, i futur në bandë (të udhëhequr nga Andrea Balboni, Mirko Mezzetti dhe Luca Giacomelli) me një rol të lartë, ose të paktën strategjik. Sipas gjyqtarit hetues, në fakt “ai ishte ngarkuar me furnizimin e drogës që i mbërrinte grupit”. Jo vetëm një shtytës, por një që kishte vërtet rëndësi në biznes.

Hetuesit e ndoqën dhe e përgjuan për muaj të tërë, duke regjistruar blerjen dhe shitjen e kilogramëve të tëra kokaine dhe marihuane. Emri i tij doli në hetim pas arrestimit të një prej furnitorëve historikë të grupit, Adrian Shehi, i cili punonte me dajën e tij, Altin Grifi. Me tringëllimën e prangave, dy shqiptarët, të cilët drejtonin një lokal në via di Corticella, kishin ndaluar trafikun, i pari për shkak të burgut, i dyti për të qetësuar ujërat. Pra vendin e tyre e kishin zënë dy shqiptarë të tjerë: Blendi Koci dhe vetë Paja.

Në letrat e prokurorit publik të DDA-së, Roberto Ceroni, emri i 42-vjeçarit figuron i përfshirë në gjysmën e episodeve të transferimit të drogës. E para daton në 10 korrik 2020, kur ai vuri një kilogram kokainë në duart e Balbonit dhe Mezzettit. Pastaj dy kilogramë të tjera në datën 17 dhe një e treta në datën 20 të të njëjtit muaj. Kur Paja dhe Koci nuk kishin sende në dispozicion, dinin ku t'i gjenin. Policia, për shembull, i kapi duke blerë një kilogram “bamba” nga Armando Doja (gjithashtu shqiptar), më pas ja shiti sërish Barçës më 30 shtator 2020. E kështu me radhë për disa muaj. Kokaina, por jo vetëm. Në shkresat e hetimit është edhe shitja e 3 kilogramë e gjysmë marijuanë.

Prokurori Ceroni menjëherë pas arrestimeve njoftoi përfundimin e hetimeve dhe tani pritet kërkesa për aktakuzë, pa përjashtuar që prokurori të vendosë për gjykim të menjëhershëm. Provat kundër 50 të dyshuarve duket se janë të blinduara. Janë qindra përgjime, dhjetëra raportime për ndjekje dhe rrëmbim droge, armësh dhe parash. I gjithë materiali vendoset në konfirmim të sistemit akuzues. Paja është dërguar në Dozza dhe të hënën duhet të bëhet marrja në pyetje me garanci.

mirjan paja tiziana zambelli adrian shehi altin grifi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën