LIVE UPDATES
Bota

Kritika pas raportit të KE, nuk janë theksuar disa përparime

Raporti i Progresit 2023 i Komisionit Evropian, KE për Kosovën e vuri theksin në dialogun me Serbinë. Pas publikimit të Raport Progresit ka pasur reagime në Kosovë.

9 Nëntor 2023, 10:26 Nga a.l
Kritika pas raportit të KE, nuk janë theksuar disa përparime
Albin Kurti dhe Ursula von der Leyen

KOSOVË- Nga Kosova vijnë zëra kritikë pas publikimit të Raport Progresit për Kosovën 2023 nga KE, pavarësisht vlerësimit se qeveria ka vazhduar me agjendën ambicioze të integrimit. Raporti e vuri theksin në dialogun me Serbinë.

Raporti i Progresit 2023 i Komisionit Evropian, KE për Kosovën e vuri theksin në dialogun me Serbinë. Pas publikimit të Raport Progresit ka pasur reagime në Kosovë. Zëvëndëskryeministri në qeverinë e Kosovës Besnik Bislimi, që njëherësh është edhekryenegociator i Kosovës në dialog me Serbinë, tha se, “një shtytje e madhe në përmbushjen e reformave, do të ishte edhe largimi i masave ndëshkuese të vendosura nga blloku evropian ndaj Kosovës. “Reformat e brendshme në sundimin e ligjit, në qeverisjen e mirë, progresi i mirë ekonomik dhe social, liberalizimi i vizave dhe përkushtimi në Bashkimin Evropian konfirmojnë se jemi duke bërë hapat e duhur në rrugën drejt të ardhmes evropiane. Largimi i masave ndëshkuese nga BE-ja do ta kthente motivimin dhe do të përshpejtonte edhe më shumë reformat”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Sipas tij, “Kosova ka dëshmuar se është aleate e BE-së, duke përafruar politikën e saj të jashtme, sidomos me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ishte kritik sepse në Raportin e Komisionit Evropian, “nuk janë theksuar disa nga përparimet që i ka bërë Kosova”. “Sipas analizës së qeverisë, janë disa arritje në segmentin e kritereve politike, më përkatësisht në fushën e funksionimit të demokracisë, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe administratës publike, të cilat është dashur të theksohen dhe vlerësohen më shumë në këtë raport”, tha Bislimi duke shtuar se këto çështje janë rekomanduar në raportin e Progresit të vitit të shkuar.

Szunyog: Pritet përmbushja e tre kushteve

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, që i dorëzoi raportin qeverisë së Kosovës, tha se BE pret që të përmbushen tre kushtet e paraqitura në deklaratën e BE-së më 3 qershor, si hap drejt heqjes së masave ndëshkuese. “Shtensionimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në këtë pjesë të Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe angazhimi në dialog. Dhe kushti i fundit, përfshin tash edhe themelimin e Asociacionit”. Kosova vitin e shkuar ka aplikuar për anëtarësim në BE, por, është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit që akoma nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Raport Progresi 2023 për Kosovën

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian në pjesën për Kosovën thekson, se “Kosova ka shënuar përparim të kufizuar, ndonëse vlerësohet në shumë fusha, si reformat e brendshme në sundimin e ligjit, progresi i mirë ekonomik dhe social dhe liberalizimi i vizave.” Në raport theks i veçantë i kushtohet situatës së tensionuar në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe si dhe raporteve me Serbinë dhe dialogut që ndërmjetësohet ngaBashkimi Evropian. Në raport shprehjet keqardhje që Kosova dhe Serbia nuk kanë nisur t’i kryejnë obligimet e tyre të dala nga dialogu. Kosovës i bëhet ftesë që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e fundit për draft-statusin për Asociacionin, që ju prezantua palëve më 21 tetor nga diplomatët perëndimorë.

“Nga Kosova pritet që të nisë procesin i cili çon deri te themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe bazuar në propozimin evropian që u është paraqitur palëve më 21 tetor 2023. Nga Serbia kërkohet që të mbështesë këtë proces dhe paralelisht të nisë përmbushjen e obligimeve të saja kyçe nga Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve”.

Në raport po ashtu përmendet largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të shkuar dhe bojkoti i tyre në zgjedhjet lokale të prillit. Këto veprime cilësohen si “shkelje të obligimeve të Serbisë që dalin nga dialogu dhe paraqesin kthim prapa të Serbisë në përmbushjen e obligimeve të marra nga marrëveshje e parë për parimet për normalizimin e raporteve. Më herët gjatë vitit, Bashkimi Evropian, vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në veri./DW 

albin kurti ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë