"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
VIDEO/ Anija 'Spirit of Discovery' me 980 persona goditet nga stuhia e fuqishme, 100 të plagosur, pasagjerët: Ishte e frikshme
Megjithatë, kushtet e pafavorshme të motit e detyruan ekuipazhin të merrte vendimin për t'u kthyer herët në Britani. Pas kësaj udhëtimi 14-ditor u ndërpre.
9 Nëntor 2023, 09:15Nga a.l
Anija turistike 'Spirit of Discovery'
FRANCË- Anija turistike 'Spirit of Sicovery' është goditur nga një stuhi e fuqishme teksa lundronte në ujërat e brigjeve perëndimore të Francës. Raportohet se 100 pasagjerë kanë mbetur të plagosur, 5 në gjendje të rëndë. Pas anulimit të ndalesës në Las Palmas në Ishujt Kanarie, anija tentoi të nisej drejt portit të La Coruna.
Megjithatë, kushtet e pafavorshme të motit e detyruan ekuipazhin të merrte vendimin për t'u kthyer herët në Britani. Pas kësaj udhëtimi 14-ditor u ndërpre.
"Ishte e frikshme", thanë pasagjerët.
Anija, e cila mbante 980 persona, me një moshë mesatare 75 vjeç, u anua duke bërë që sistemi i sigurisë të aktivizohej.