LIVE UPDATES
Aktualitet

Kudo dhe kurdo me Vodafone... historia e një revolucioni teknologjik në Shqipëri

Kështu nis dokumentari “Kudo dhe kurdo me Vodafone... historia e një revolucioni teknologjik në Shqipëri”, që u shfaq mbrëmë premierë në ekranin e madh të kinemasë, në prezencë të bashkëpunëtorëve, partnerëve dhe ekipeve të Vodafone, në 21 vitet e operimit në tregun shqiptar.

19 Maj 2023, 16:48 Nga k.m.
Kudo dhe kurdo me Vodafone... historia e një revolucioni teknologjik
Vodafone

“Një herë e një kohë, ndër male, lëshohej jehona e burrave, si i vetmi mjet komunikimi mes njerëzve që jetonin larg njëri-tjetrit.”

Kështu nis dokumentari “Kudo dhe kurdo me Vodafone... historia e një revolucioni teknologjik në Shqipëri”, që u shfaq mbrëmë premierë në ekranin e madh të kinemasë, në prezencë të bashkëpunëtorëve, partnerëve dhe ekipeve të Vodafone, në 21 vitet e operimit në tregun shqiptar.

Në këtë dokumentar shfaqet një histori e gjatë suksesi, ku e kaluara nostalgjike takohet me të tashmen digjitale dhe të ardhmen e inteligjencës artificiale dhe 5G-së. Dokumentari flet për kohët që ndryshojnë dhe se si në rrjedhë të saj Shqipëria, ashtu si të gjitha vendet e tjera të botës, e tejkaloi epokën e kabinave telefonike e të telefonave kabllorë dhe se si shqiptarët nisën të shijojnë liberalizimin e komunikimit dhe realitetin e ri teknologjik, deri edhe në zonat më të thella rurale. Kjo falë investimeve strategjike dhe vizionare në vend të kompanisë Vodafone, e cila hyri në treg në vitin 2001, për t’u ofruar shqiptarëve mundësitë e pafundme inovative në komunikim, arsim, punësim, biznes dhe argëtim.

Kudo dhe kurdo me Vodafone... historia e një revolucioni teknologjik

Vodafone Albania, është pioneri i çdo zhvillimi teknologjik dhe digjitalizimit, që nga zgjidhjet IoT e deri në aplikacionet e përditshme... Duke vazhduar të bëjë gjithmonë ndryshimin në tregun shqiptar.

Ishte i pari që prezantoi në 2009-ën shërbimet Blackberry në vend. I pari që ofroi në 2010-ën teknologjinë 3G në Shqipëri. I pari për lançimin e teknologjisë 4G dhe 4G+, duke e përcjellë në një nivel edhe më të avancuar lundrimin në internet për klientët e tij. I pari që solli në Shqipëri eksperiencën 5G dhe sigurisht, i pari që përmes IoT (Internet of Things) po ofron zgjidhje inovatore në çdo fushë të jetës e biznesit, madje edhe në bujqësi. E, siç do të kuptonim gjatë pandemisë së Covid-19, përmes shërbimeve dhe nismave që ndërmori, Vodafone bëri që njerëzit të kuptonin dhe vlerësonin si kurrë më parë fuqinë dhe aftësinë e tenkologjisë për të na mbajtur të lidhur edhe kur jemi në izolim.

Kudo dhe kurdo me Vodafone... historia e një revolucioni teknologjik

Një kompani pionere në biznes dhe teknologji nuk mund të jetë veçse e tillë edhe në gjuhën e komunikimit, në mënyrën se si i përcjell të rejat te publiku. Ndaj Vodafone Albania, ka konceptuar projekte të guximshme drejtuar të rinjve, siç është JUTH, si dhe ka sjellë histori të vërteta, të prekshme, ku kushdo e gjen veten... duke dalë kështu nga klishetë dhe kornizat.

Pjesë e kësaj filozofie janë bërë dhe shumë personazhe, sot të suksesshëm në treg, dikur imazhe të fushatave të mëdha të Vodafone. Alban Skënderaj, vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj, Klea Huta, etj. dëshmojnë impaktin e jashtëzakonshëm që Vodafone Albania ka pasur në fillimet e karrierës së tyre. Ndërsa gazetarët si Bledi Fevziu e Lutfi Dervishi, flasin për dëshmitë e pakundërshtueshme të impaktit që Vodafone Albania ka pasur në komunitet, në media dhe në zhvillimin e vendit në çdo aspekt, aq sa Vodafone Albania cilësohet si “kompania ndërkombëtare, që u shkri me shpirtin dhe kulturën e shqiptarëve.

#KudoMeVodafone është bërë tashmë lajtmotiv edhe i blogerëve të udhëtimit teksa promovojnë Shqipërinë, por e vendit do të ishte edhe të thuhej #KurdoMeVodafone. Kur ka zjarre, si ato në Karaburun; kur ka tërmete fatale, kur vajzat dhe gratë dhunohen dhe kanë nevojë që teknologji si aplikacioni Brightsky t’u vijnë në ndihmë; kur të rinjtë kanë nevojë për të përmirësuar aftësitë digjitale, si Next Generation, apo kur ata duhet të kenë vende si TUMO, qendra më e madhe multi-funksionale e edukimit digjital të të rinjve në Shqipëri.

Janë 21 vite Vodafone, 21 vite përgjatë të cilave kompania më e madhe e telekomunikacionit ka arritur të bëjë gjëra të mëdha, të bukura, në transformimin e komunikimit e teknologjisë dhe ta bëjë jetën e shqiptarëve më të lehtë, falë rrjetit më të mirë e të shpejtë, fiks e mobile, të certifikuar për vite nga Umlaut! “Së Bashku Ne Mundemi të bëjmë gjëra edhe më të mëdha në vitet e ardhshme” është premtimi i Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Vodafone Albania, Balazs Revesz, i cili u prezantua për herë të parë në premierën e dokumentarit që solli 21 vitet e suksesit të Vodafone në Shqipëri.

vodafone albania


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet