LIVE UPDATES
Aktualitet

Laboratori i kokainës në Fier/ Hetuesit në kërkim të doganierëve, policëve e "bossit" të drogës. Kush është kolumbiani-kimist? Çervanaku: Më mori në qafë "tiransi"

Të gjithë janë vënë në kërkim të Saimir Rosales Rodriges, një 49-vjeçar, i cili përgjatë një muaji jetoi midis Tiranës dhe për shkak se nuk po gjendej një përkthyes, grupi nuk avancoi në ekstraktimin e kokainës nga plehu organik. 

4 Dhjetor 2022, 12:14 Nga k.m.
Laboratori i kokainës në Fier/ Hetuesit në kërkim të
Pamje nga laboratori i drogës

FIER- Grupi kriminal i laboratorit të kokainës në Fier ka qenë i zgjeruar mes Kolumbisë dhe Shqipërisë me shumë personazhe të tjera jo vetëm në zonën e Fierit. Në dosjen e SPAK të siguruar nga Gazetasi.al, del se përveç ekspertit kolumbian që është shpallur në kërkim, del edhe një farë “tiransi”. Ai rezulton në përgjime nga Denilson Çervanaku, i cili ankohet se e “ka marrë në qafë”, duke i pasur edhe 80 mijë euro borxh.

Të gjithë janë vënë në kërkim të Saimir Rosales Rodriges, një 49-vjeçar, i cili përgjatë një muaji jetoi midis Tiranës dhe për shkak se nuk po gjendej një përkthyes, grupi nuk avancoi në ekstraktimin e kokainës nga plehu organik. 

Me një pasaportë të lëshuar në Antioquia, në vitin 2015, Rodrigues shfaqet në sistemin e policisë gjatë verës në kryeqytetin grek. Ai fluturon nga Athina drejt Malit të Zi në 13 korrik 2022, ku dhe qëndron në Podgoricë. Shfaqja e tij ndodh në të njëjtën kohë, kur ngarkesa me pleh organik po i afrohej Ballkanit dhe portit Bar në Tivar në Malin e Zi. Për të flitet gjerë e gjatë, herë me shqetësim e herë duke kërcënuar në telefon, por as SPAK dhe as policia nuk e ka ende të qartë se si hyri ai në Shqipëri. 

Ndonëse tregohet se kolumbiani është ekspert, autoritetet binden për të në datë 12 nëntor, ku dhe filmohet duke hyrë në banesën e familjes Çervanaku dhe më pas, teksa shoqërohej nga Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Juljan Malaj, largohet prej andej me mostrat e marra në thasët me pleh. Prej kësaj date, policia nuk është në gjendje të dijë se si kolumbiani doli nga skena dhe se si ai është larguar nga kryeqyteti shqiptar në drejtim të paditur. 

Jo vetëm trafikantë, por edhe doganierë dhe oficerë policie gjenden nën verifikim nga SPAK, pasi disa prej tyre dalin në përgjime, teksa komunikojnë me 10 të implikuarit, që pasi iu ngeci ngarkesa me pleh organik në Malin e Zi, kryejnë lëvizjet e tyre. Njëri ndër ta, në dosjen që disponon Gazetasi.al, shfaqet në një përgjim të datës 9 gusht 2022. Atij i shkruan njëri nga organizatorët e trafikimit të 430 kilogramëve kokainë, i dyshuari Nikolin Gjolena dhe në numrin e punës, pra numër policie me 41 i dërgon numrin e tij, duke i shkruar vetëm kaq: “Nikolin Gjolena”.

Një ditë më pas, ky efektiv policie, komunikon me ish-kryetarin e Komunës së Frakullës, Viktor Çervanakun dhe në fokus të bisedës së tyre janë shqetësimet e Çervanakut për t’i mbyllur ca probleme që ai kishte me agjencitë e ligjit. Viktor Çervanaku i shkruan oficerit të policisë në numrin e policisë 41: O shok, fol me atë që të ia bëjmë nderin deri në fund dhe më shkruaj

Oficeri i policisë i përgjigjet gjashtë orë me vonë: “Ok”.

Në orët e të njëjtës mbrëmje, Çervanaku kërkon një përgjigjje brenda ditës dhe oficeri e pyet: O shok si të kam me shëndet, mirë?, dhe një orë më pas i kthen një përgjigjje të dytë, ku i premton se do fliste të nesërmen.

“Në rregull, po shiko punën, mbase vij vetë e pimë kafe. Natën”, është përgjigjja e Viktor Çervanakut. 

Në vijim, në përgjime del edhe një person tjetër i paidentifikuar ende me emrin e shkurtuar "Fredi", me qëllim plotësimin e dokumentacionit, që duhej për të analizuar mallin e importuar ne Shqipëri, mes tyre sasinë e produktit pleh organik, analizat për ngarkesën dhe porositë. Çervanaku tregon se kishte sjellë pleh fertilizant dhe se ishte shumë i mirë.

Ndërkohë, në Tiranë kolumbianët që ishin sjellë si ekspertët që do kryenin ekstraktimin, jetonin në një shtëpi luksoze të marrë me qira nga djali i ish-kryetarit të komunës.

Me shkurtimin "Soni", ai shfaqet i shqetësuar për shkatërrimin e orendive të banesës që e kishte marrë për të strehuar kolumbianët, të cilët shkaktuan një dëm në banesë prej 10 mijë eurosh. Në përpjekje për të komunikuar me kolumbianin dhe përkthyesin që nuk shfaqet kurrkund, Denilson Çervanaku (Soni) i rrëfehet të dashurës së tij, Enxhi Ferhatit (edhe ajo e arrestuar).  Ata tregohen të kujdesshëm për të mos përmendur emra edhe kur vajza shqetësohet dhe nënvizon se ishin vetëm me Klajdin.

Për kolumbianin, sportisti thotë: T’i fusje një plumb kokës, t'ja q.. racën se më acaroi, më luajti mend p.. i robve. Nuk fliste, mezi fliste. Nuk fliste shqip.

Në të vërtetë, trafikantët ishin në pritje të provës për ndarjen e plehut nga kokaina, një provë që e kishin kryer sakaq edhe autoritetet malazeze, që kishin nxjerrë gati 18 kilogramë kokainë dhe që llogaritën se në thasët me pleh organik gjendej 430 kg kokainë. 

Kimisti nuk po dukej askund dhe trafikantët përpos armëve gjetën edhe një qen, prej të cilit edhe të zotët e shtëpisë kishin frikë prej tij.

“Është pitbull i bukur, pitbull Lushnje”.

Të dyshuarit, teksa flasin për fitimet e mëdha, nuk lënë jashtë as përgjegjësitë. Personat për të cilët flasin ekspozohen përmes bisedave të tjera, ku ngrenë shqetësimin me pyetjen: “A do ta marrësh përsipër, pse ta mbaj unë vëlla, i bie llafi dhe s’më thanë...?”

Bisedat e mëpasshme zhvillohen rreth qenve dhe femrave, nënvizon SPAK, që tregon në dosjen hetimore se si frazat e mëpasshme janë rreth Pogradecit, Himarës dhe ngjarje të ndodhura me disa vajza nga Lushnja.

Për grupin e hetimit, që ka bashkëpunëtorë të tjerë, nuk ka asnjë dyshim sa kohë trafikantët tregojnë se u prishën me “atë tek porti”. 

Niku thotë: “Bx-ja më çoi foto, më çoi foto gazetën aty. Të atij vendit atje ku është, se ishin tre nga grupi që njihte ky, e s’ia mban fare vëlla tani për momentin. Se kanë lidhje me shtetin, kanë vra policë aty, i kanë q .. robt. Nuk i del më garant ai i shtetit aty o burrë. Se ka shumë kontrolle, ti e fut për… s’kanë garanci në shtet për momentin, më çoi foto pardje ai çuni..  o vëlla s’të kam harruar më tha mua. Por shiko si është këtu...”.

Në biseda del edhe një person tjetër i identifikuar si “tironsi”. Ai duket të jetë garancia për kolumbianin që vazhdon t’i mbajë peng trafikantët. 

“Kolumbiani u zhduk o vëlla, po unë e gjej kolumbianin po të dua, e gjej se e njohin këta robt që punoj unë, edhe tani ia mori 80 këtij e u zhduk. Mua s’më thotë gjë. I kam thënë o vëlla, jo jo s'ke gjë pune me mua. As ta kam marrë ty numrin e as s’ma ke dhënë ti. Dhe po t’i ecte puna mbarë do bëja një milionë euro unë, e s’do merrja. Tani t’i paskam unë 80 mijë euro që më ka marrë në qafë tiransi, më ka 80 mijë euro borxh".

Në 25 nëntor 2022, Prokuroria e Posaçme publikoi rezultatet e aksionit që zbuloi laboratorin me 430 kilogramë kokainë në Fier. Në pranga kanë rënë 10 persona, ndërsa hetimi ka nisur në maj të këtij viti pas zbulimit të ngarkesës në Mal të Zi. Autoritetet amerikane, malazeze e shqiptare kanë mbajtur në vëzhgim porositësit dhe transportuesit e ngarkesës me pleh kimik, ku ishte fshehur kokaina. Sipas SPAK, një nga financuesit e trafikut mësohet se është shqiptar./ GazetaSi

saimir rosales rodriges denilson Çervanaku laborator kokaine ne fier fier

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet