4 Dhjetor 2022, 09:43
Nga A.B
Mallra
TIRANË- Një 53-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet për mallra kontrabandë. Policia ka sekuestruar 150 steka me cigare të llojeve të ndryshme, 1 automjet dhe 1 aparat celular. Sipas policisë, ky person ka fshehur të ardhurat e përfituara nga tregtimi i mallrave dhe produkteve, në dyqanin e tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Hide”. Vihet në pranga 1 shtetas që tregtonte paketa me cigare të kontrabanduara dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga subjekti i tij tregtar. Sekuestrohen rreth 150 steka me cigare të llojeve të ndryshme, 1 automjet dhe 1 aparat celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Hide".
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin dhe në automjetin e shtetasit L. H., në rrugën "Hamdi Pepo", shërbimet e Policisë gjetën rreth 150 steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe aparatin celular të këtij shtetasi. Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas fshihte të ardhurat e përfituara nga tregtimi i mallrave dhe produkteve, në dyqanin e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
arrestim ne tirane mallra kontrabande
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 09:15
A.B
Policia
SHKODËR- Emanules dhe Gabriel Popaj janë vënë në pranga në Malësinë e Madhe, pasi ushtronin në lokalin...
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 09:02
A.B
Kristjana Brakaj dhe Qamil Taja
GREQI- Shqiptari, Qamil Taja i cili vrau të dashurën e tij 19-vjeçare Kristjana Brakaj, nuk u dorëzua...
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 08:49
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al, Shqiptarja.com, Syri.net kanë në faqe t&...
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 08:10
A.B
Florand Shehu dhe gruaja
GREQI- 40-vjeçari shqiptar Florand Shehu i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij 31-vjeçare Anisa në...
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 07:56
A.B
Instalacioni
TIRANË- Një instalacion i vendosur në Tiranë në kuadër të festave të fundvitit është pë...
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 07:31
A.B
Policia italiane
ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët pasi solli panik brenda një klubi në Pesaro. Nda...
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 07:24
A.B
Reshje shiu
TIRANË- Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me stuhi në zonën perëndimore. M&e...
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 07:15
A.B
Robert Jenrick
BRITANI E MADHE- Shqiptarëve duhet t'u ndalohet kërkesa për azil në Britaninë e Madhe, pasi ata vijnë nga...
Aktualitet
3 Dhjetor 2022, 23:29
F.M
Koncerti
TIRANË- Tirana po mban një concert për të ndihmuar Ukrainën në këtë kohë që po përballet me...
Aktualitet
3 Dhjetor 2022, 23:02
F.M
Kimete Xhaferri
TIRANË- Ikja nga shtëpia e babait me fustan të bardhë, për Kimeten nuk ishte një rrugëtim drejt lumturi...