12 Prill 2023, 08:37
Nga F.M
Droga
TIRANË- Denisa Bushka, 34 vjeçe, banuese në Tiranë është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se Bushka siguronte kokainë në sasi të mëdha. Më pas, lëndën narkotike ajo e ndante në doza dhe shiste në kryeqytet. Kryesisht 34-vjeçarja operonte në zonën e Komunës së Parisit. Të resë iu sekuestruar 40 doza kokainë në momentin e arrestimit.
Njoftimi i policisw Tiranë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna 2”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta. Vihet në pranga 1 shtetase që shpërndante doza kokaine. Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë në 40 doza, gati për shitje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Komuna 2”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasja D. B., 34 vjeçe, banuese në Tiranë. Në rrugën "Bill Klinton", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasen D. B., të cilës, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje. Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
denisa bushka
Aktualitet
12 Prill 2023, 08:08
F.M
Adrian Rrugeja
KAVAJË- Adrian Rrugeja, 40 vjeç, banues në Kavajë është vënë në pranga pasi akuzohet se kisht...
Aktualitet
12 Prill 2023, 08:02
F.M
Bodrumi
ITALI- Autoritetet italianë kanë mbyllur hetimet për një 29-vjeçar shqiptar që kishte kthyer garazhin e tij në...
Aktualitet
12 Prill 2023, 07:18
F.M
Moti
TIRANË- Shqipëria sot pritet të përfshihet nga një mot i qëndrueshëm me kthjellime dhe alternime vranësirash. ...
Aktualitet
11 Prill 2023, 21:49
k.m.
Armët e sekuestruara
DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me sekuestrimin e armëve të zjarrit, tip pistoletë q&eum...
Aktualitet
11 Prill 2023, 21:33
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Një 63-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme teksa punonte në hekurudhën e Durrë...
Aktualitet
11 Prill 2023, 21:08
k.m.
E moshuara
TIRANË- Një grua e moshuar, e cila nuk e mban mend banesën është shoqëruar në ambientet e komisariatit nr 1 ...
Aktualitet
11 Prill 2023, 19:06
k.m.
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Nimete Progonati” n&eum...
Aktualitet
11 Prill 2023, 16:56
k.m.
Citofoni i banesës
GREQI- “Unë dhe fëmijët e mi jemi ende në shok, kemi frikë për jetën tonë,”-k&e...
Aktualitet
11 Prill 2023, 16:18
I.A
KLSH
VLORË- Pak ditë më parë, nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit dolën në dritë një së...
Aktualitet
11 Prill 2023, 16:13
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Në qendrën shëndetësore nr.4 në Tiranë, çdo ditë paraqiten raste me infeksionin bakt...