26 Maj 2022, 09:05
Nga DOSJA
Kallashnikovi
TIRANË- Një 43-vjeçar me inicialet B. M., 43 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në oborrin e fqinjit të tij. Ngjarja ka ndodhur në Allias, mëngjesin e sotëm. Sipas njoftimit të policisë, 43-veçari me inicialet B.M., banues në Allias është konfliktuar për arsye që nuk dihen me fqinjin e tij, F. K., 42 vjeç. Pas sherrit, ai ka shkuar në shtëpi ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar me breshëri në oborrin e 42-vjeçarit. Për pasojë 43-vjeçari është vënë në pranga. Ai akuzohet për veprat penale "Kanosja", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.
Njoftimi i policisë Tiranë: Finalizohet operacioni policor i koduar "Stroke". Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. Vihet në pranga 43-vjeçari që kërcënoi me armë fqinjin e tij. Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij, në Allias, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stroke”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- B. M., 43 vjeç, banues në Allias, për veprat penale "Kanosja", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike". Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin F. K., 42 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së 42-vjeçarit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(f.m/dosja.al)
Aktualitet
26 Maj 2022, 08:14
Dosja.al
TIRANË-Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Në faqe të parë të&nbs...
Aktualitet
26 Maj 2022, 08:11
VLORË- Këto janë pamjet e autobusit të punëtorëve që u dogj mëngjesin e sotëm tek mbikalimi i Novoselës n&eu...
Aktualitet
26 Maj 2022, 07:43
Moti
TIRANË- Temperatura të larta sot! Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gji...
Aktualitet
26 Maj 2022, 07:31
Abuzim
GREQI- Një shqiptar akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë nga Polonia. Protothema raporton se vajza ftoi 30...
Aktualitet
26 Maj 2022, 07:16
Tifoz
TIRANË- Tifozët e Feyenoord nuk e kanë pritur mirë humbjen e skuadrës së zemrës në stadiumin ‘Air ...
Aktualitet
26 Maj 2022, 07:12
Digjet mjeti
VLORË- Autobusi i një fasoneri ka marrë flakë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në Novoselë, n&eum...
Aktualitet
26 Maj 2022, 01:13
Bjorni Papri
ELBASAN- Një 18-vjeçar, i cili u aksidentua pak ditë më parë në fshatin Kuqan të Elbasanit ka ndërru...
Aktualitet
26 Maj 2022, 00:40
Pamje nga trazirat
TIRANË- Ka nisur qetë, por kjo nuk do të thotë që do të vazhdojë ashtu! Mbrëmjen e sotme Roma ka...
Aktualitet
25 Maj 2022, 23:17
Pamje nga kanaçet
TIRANË- Tifozët italianë dhe ata holandezë, një gjë e kanë të lënë të kupto...
Aktualitet
25 Maj 2022, 23:15
Aksidenti
SARANDË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, ku një mjet që shërben për shkrimin e asfal...