LIVE UPDATES
Aktualitet

Dërgohet për gjykim Leonard Palushi, SPAK: Komisari mori dhuratë 'Benz'-in nga Erion Alibej, ia shpërbleu me armën tek servisi i Manahasëve

Mjeti Mercedes-Benz, C300, benzinë u shkëmbye me mjetin tip TOYOTA RAV4, automat, ngjyrë Gri e Errët dhe ky i fundit është aktualisht në duart e autoriteteve. 

13 Shkurt 2023, 11:23 Nga F.M

 

Dërgohet për gjykim Leonard Palushi, SPAK: Komisari mori dhuratë
Leonard Palushi

 

TIRANË- Ish-komisari Leonard Palushi është marrë i pandehur dhe akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’, parashikuar nga neni 259 Kodit Penal. Në njoftimin zyrtar, SPAK bën me dije se ka mbyllur hetimet për Palushin dhe ka dalë në përfundimin se ai i ka shërbyer Erion Alibejt, i cili ndodhet pas hekurave si urdhërues i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit. Sipas SPAK, Palushi ka marrë dhuratë një automjet tip “Mercedes Benz” dhe e kamufluar aktishitjen duke vendosur si shitës një të afërmin e tij. Si 'shpërblim', Palushi ka dhënë informacionin që të vendosej arma tek servisi i Manahasëve, me kërkesë të Alibejt, në mënyrë që të krijohej konflikt midis dy grupeve. Mjeti Mercedes-Benz, C300, benzinë u shkëmbye me mjetin tip TOYOTA RAV4, automat, ngjyrë Gri e Errët dhe ky i fundit është aktualisht në duart e autoriteteve. 

Palushi u vu në pranga pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Sipas dëshmisë së Dumanit, Erjon Alibej, i dyshuar si organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, kishte përdorur njohjet me efektivin e policisë për të devijuar hetimet për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020. Më konkretisht, Dumani tha se Palushi ishte personi që futi armën me të cilën u vra Ramazani në një servis të familjes Manahasa. Vetë Palushi ka mohuar akuzat.

Njoftimi i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim procedimin penal Nr.75/1, në ngarkim të të pandehurit Leonard Palushi, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Nga hetimet ka rezultuar se, në vitin 2020 i pandehuri Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, i pandehuri Palushi ka krijuar raporte me të hetuarin E. A. dhe ka marrë tërthorazi prej tij perfitim te parregullt për të kryer në vijimësi veprime që lidhen me detyrën e tij si punonjës policie (në mbështetje të E. A.). Hetimi ka provuar se i pandehuri Leonard Palushi ka marrë në datën 23.06.2020 nga i hetuari E.A. një përfitim të parregullt automjet tip “Mercedes Benz”. I pandehuri Leonard Palushi duke qënë i ndërgjegjshëm që ky veprim ishte në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime kamufluese për të mbuluar faktin e dhurimit dhe pronarin e vertetë të këtij mjeti duke paraqitur si blerës nje shtetas të njohur të tij.  Në vijim i pandehuri Leonard Palushi e ka mbështetur të hetuarin E A. me veprime në kuadër të detyrës së tij si punonjës policie në mënyrë të vazhdueshme, duke u takuar me të, takime këto për të cilat eproret e tij deklaruan se nuk ishin në dijeni. Më konkretisht, në datën 27.07.2020 me kërkesë të E. A.  i pandehuri Leonard Palushi ka dhënë informacionin mbi vendndodhjen e armës tek servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së E.A, të krijohej konflikt midis dy grupeve. Mjeti Mercedes-Benz, C300, benzinë, përbën produkt të veprës penale sipas nenit 36 të Kodit Penal. Ky mjet është tjetërsuar më pas duke u shkëmbyer me mjetin tip TOYOTA RAV4, automat, ngjyrë Gri e Errët. Për mjetin “TOYOTA”, RAV4, automat, ngjyrë Gri e Errët, Gjykata e Posaçme me vendimin nr. 67 datë 30.01.2023, ka vendosur masen e sekuestros preventive. Për sa më sipër, i hetuari Leonard Palushi u mor i pandehur dhe dërgua për gjykim për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’, parashikuar nga neni 259 Kodit Penal. Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

leonard palushi erion alibej

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet