LIVE UPDATES
Aktualitet

Prostitucion në Tiranë! Shkon në 7 numri i të arrestuarve, 29-vjeçari 'shpërblen' punonjësen me para fallco ose me kokainë

Si rezultat i këtij operacioni, në muajin mars të këtij viti, janë arrestuar 4 shtetas të tjerë.

22 Shtator 2022, 08:17 Nga A.B
Prostitucion në Tiranë! Shkon në 7 numri i të arrestuarve,
Policia

TIRANË- Finalizohet operacioni 'Compensation'. Në kuadër të kontrolleve ka shkuar në 7 numri i personave të arresuar, të cilët ushtronin prostitucion në Tiranë. Policia arrestoi pronarin e një banese ku ushtrohej prostitucion, një klient dhe një shtetas tjetër që bashkëpunonte me 29-vjeçarin, për shitjen e lëndëve narkotike. Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë gruaja e cila ushtronte prostitucion dhe një punëtor i biznesit (lavazhit) të 29-vjeçarit, pasi iu gjet lëndë narkotike. Policia sekuestroi dy automjete, sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa, 1300 euro dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kartëmonedha paund të dyshuara të falsifikuara.

Si rezultat i këtij operacioni, në muajin mars të këtij viti, janë arrestuar 4 shtetas të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor i koduar “Compensation". Shkon në 7 numri i të arrestuarve.Arrestohen në flagrancë një 29-vjeçar, pronar i një banese ku ushtrohej prostitucion, një klient dhe një shtetas tjetër që bashkëpunonte me 29-vjeçarin, për shitjen e lëndëve narkotike.Procedohen në gjendje të lirë një shtetase që ushtronte prostitucion dhe një punëtor i biznesit (lavazhit) të 29-vjeçarit, pasi iu gjet lëndë narkotike.

Sekuestrohen dy automjete, sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa, 1300 euro dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kartëmonedha paund të dyshuara të falsifikuara.

Si rezultat i këtij operacioni, në muajin mars të këtij viti, janë arrestuar 4 shtetas të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë kryer veprime të mirëfillta hetimore në kuadër të operacionit "Compensation", nisur prej vitit 2021.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

- E. H., 29 vjeç, banues në rrugën "Besim Alla", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Falsifikimi i monedhave". Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike;

- P. Gj., 57 vjeç, banues në Angli, për veprat penale "Prostitucioni" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim;

- M. D., 23 vjeç, banues në rrugën "Thoma Koxhaj", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

- S. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Prostitucioni";

- M. T., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Nga veprimet hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 u arrit të dokumentohet me prova ligjore se për një periudhë kohore prej 9 muajsh, në mënyrë të përsëritur, shtetasi E. H. krijonte kontakte me femra të ndryshme, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion.

Këtë aktivitet kriminal, ky shtetas e kryente në banesën e tij, në rrugën "Thoma Koxhaj", dhe në këmbim iu ofronte femrave, konsumimin e lëndëve narkotike ose i paguante me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, kryesisht paund.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit E. H. janë konstatuar shtetasit P. Gj. (klient), shtetasja S. K. dhe shtetasi M. D., i cili siguronte lëndë narkotike dhe kryente dërgimin e saj në banesë te klientët. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit M. D. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit M. T. (punonjës në lavazhin në pronësi të shtetasit E. H)., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete, sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa, 1300 euro dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kartëmonedha paund të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

prostitucion ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet