LIVE UPDATES
Aktualitet

Sulmet kibernetike, NATO siguron mbështetje për Tiranën

Një ekip i NATO-s, i kryesuar nga James Apathurai, qëndroi në Tiranë për të mbështetur Shqipërinë në nivel politik dhe teknik pas sulmeve kibernetike.

22 Shtator 2022, 08:15 Nga A.B
Sulmet kibernetike, NATO siguron mbështetje për Tiranën
Hacker

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për sfidat e reja të sigurisë, James Apathurai, deklaroi në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Niko Peleshinë, në Tiranë se "NATO-ja do ta mbështesë Shqipërinë për plotësimin e nevojave afatgjata që i duhen për të ndërtuar një rrjet mbrojtës ndaj sulmeve kibernetike” .

James Apathurai theksoi në konferencën e përbashkët për shtyp se "arsyeja kryesore e pranisë sonë në Tiranë është për të parë situatën dhe për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave qendrore të NATO-s lidhur me sulmet kibernetike dhe për të parë nevojat afatgjata që i nevojiten Shqipërisë për të ndërtuar një rrjet mbrojtjeje ndaj këtyre sulmeve.

Peleshi: Shqipëria e pambrojtur nga sulmet kibernetike

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se "sulmet kibernetike kundër Shqipërisë nuk ia arritën dot qëllimit por ato treguan se infrastruktura dhe teknologjitë e informacionit në Shqipëri nuk janë të mbrojtura.”

”Këto sulme tregojnë se Shqipëria nuk mund të jetë e mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme, por duhet që të gjithë të jemi vigjilentë dhe të aftë për të mbrojtur infrastrukturën dhe teknologjitë e informacionit . Duhen më shumë investime për luftën kibernetike pasi ajo është një luftë e re që ka marrë tjetër intensitet pas agresionit rus në Ukrainë, ka prishur ekuilibrat gjeopolitikë dhe ka ndryshuar skemën e sigurisë,” tha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në konferencën e përbashkët për shtyp.

Ai garantoi që sistemet e sigurisë dhe të mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes janë të paprekura nga dy sulmet kibernetike në fillim të këtoj muaji, pasi "ato janë të shkëputura nga rrjeti i përgjithshëm i komunikimit”.

"Këto sulme u drejtuan kundër sistemeve dhe infrastrukturës së teknologjive të informacionit të shtetit shqiptar dhe kishin për qëllim shkatërrimin e plotë të sistemeve dhe të platformave të shërbimeve shtetërore, por nuk arritën qëllimin e fshirjes dhe shkatërrimit të tyre.” tha Peleshi.

Peleshi vlerësoi edhe qëndrimin e vendeve aleate të NATO-s që dënuan ashpër sulmet kibernetike nga Irani dhe mbështetën Shqipërinë me deklarata dhe ofrimin e asistencës së specializuar në fushën kibernetike.

Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin në fillim të këtij muaji, (07.09.) pas "provave të pakundërshtueshme" që vërtetojnë, që pas sulmeve massive kibernetike ndaj institucioneve shqiptare, që synuan të paralizojnë institucionet shtetërore të Shqipërisë, fshihet Irani.”

Tri ditë pas ndërprerjes së menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike dhe 24 orë pas sanksioneve të SHBA ndaj Ministrisë Iraniane të Zbulimit dhe të Sigurisë dhe titullarit të kësaj ministrie, ministrit Esmail Khatibi, Irani kreu një sulm tjetër kibernetik ndaj sistemit TIMS në Shqipëri./DW

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen