4 Janar 2024, 11:37
Nga I.A
Arjan Ndoja dhe Ramazan Rraja
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimin e Ramazan Rrajën, për vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë. Rraja bëri ankim në Apel në 1 dhjetor të vitit që lamë pas, por në vendimin e sotëm ankimi është rrëzuar. 30-vjeçari akuzohet për sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai u vu në pranga më 19 Prill, me akuzën e pjesëmarrjes në atentatin e vitit 2019-të ndaj Aleksandër Lahos, ish-prokurorit Arian Ndoja dhe shoferit të tyre Andi Maloku. Ky i fundit mbeti i vrarë.
Njoftimi i Apelit:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 04.01.2024, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim R.Rr., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 472, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
Miratimin e disponimit me nr. 472 akti, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ramazan Rraja qëndroi për rreth 1 vit në arrati, për tu arrestuar të Ura e Gjolës nga Policia e Durrësit, teksa lëvizte me makinë dhe armë me vete. SPAK thotë se Rraja bashkë me 8 persona të tjerë, me kërkesë të Plaurent Dervishajt organizuan atentatin e 1 nëntorit 2019, në mbikalimin e Shkozetit, ku nga të shtënat me armë mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Pëllumb Muharremi dhe ish-prokurori Arian Ndoja./Dosja.al
ramazan rraja andi maloku aleksandër laho arian ndoja
Politike
4 Janar 2024, 11:14
I.A
Rama dhe Tavo
TIRANË- Vangjel Tavo ka hedhur poshtë pretendimet e mediave greke, se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar që të ...
Politike
4 Janar 2024, 10:33
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka ankimuar në Apelin e Posaçëm sekuestri...
Politike
3 Janar 2024, 18:01
a.l
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë nga dritarja e banes&e...
Politike
3 Janar 2024, 17:59
a.l
Sali Berisha
TIRANË- Me një fjalim të mbajtur nga dritarja e shtëpisë së tij, kreu i opozitës, Sali Berisha theu sot urd...
Politike
3 Janar 2024, 17:46
a.l
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha i është bashkuar protestës që po mbahet pasditen e sotme nga mbështet...
Politike
3 Janar 2024, 17:30
r.ll
edi rama, vangjel tavo
GREQI- Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama ka nisur bisedimet për të gjetur n...
Politike
3 Janar 2024, 17:31
a.l
Tubimi
TIRANË- Mbështetësit e kreut të PD-së, Sali Berisha janë bërë sërish bashkë në një tubi...
Politike
3 Janar 2024, 16:51
a.l
Belinda Balluku
TIRANË- Në aksin e ri rrugor, Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, ka nisur puna për procesin e asfaltimit. Ky...
Politike
3 Janar 2024, 15:41
r.ll
arben ahmetaj
TIRANË- Më 6 janar, ish-ministri Arben Ahmetaj pritet të humbasë mandatin e deputetit, të fituar në zgjedhjet e...
Politike
3 Janar 2024, 14:18
r.ll
sali berisha
TIRANË- Avokatët e liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin...