LIVE UPDATES
Politike

Nis asfaltimi i aksit Thumanë-Kashar, Balluku: Gati për sezonin turistik të 2024

Segmenti ka një gjatësi prej 21.05 kilometrash, ndërkohë që deri më tani janë realizuar afro 65% e punimeve fizike. Rruga do të jetë e kategorisë A, duke plotësuar parametrat më të lartë të sigurisë rrugore.

3 Janar 2024, 16:51 Nga a.l
Nis asfaltimi i aksit Thumanë-Kashar, Balluku: Gati për sezonin
Belinda Balluku

TIRANË- Në aksin e ri rrugor, Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, ka nisur puna për procesin e asfaltimit. Ky aks, ndër më të rëndësishmit e Korridorit Blu, pasi përshkruan një prej zonave me trafik të rënduar veçanërisht gjatë verës, synohet të jetë i hapur me nisjen e sezonit turistik të këtij viti duke lehtësuar qarkullimin.

Segmenti ka një gjatësi prej 21.05 kilometrash, ndërkohë që deri më tani janë realizuar afro 65% e punimeve fizike. Rruga do të jetë e kategorisë A, duke plotësuar parametrat më të lartë të sigurisë rrugore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ndoqën nga afër punën që po bëhet në këtë kantier. Duke ju referuar projektit, drejtori Berberi tha se autostrada që po ndërtohet do të jetë e para e këtij lloji në vendin tonë.

“Është e para autostradë në Shqipëri e cila do të jetë e kufizuar me gardh, nuk do lejohet asnjë hyrje-dalje. Duke qenë një autostradë e kategorisë A është parashikuar që brenda standardeve të ndërtohet dhe një gardh rrethues, nga të dyja anët, në mënyrë të tillë që të mos lejojmë aksesin e askujt për të rritur sigurinë e lëvizjes dhe për të rritur shpejtësinë e lëvizjes”, tha Berberi.

Zëvendëskryeministrja Balluku e cilësoi këtë aks rrugor si një ndër projektet më të rëndësishme sa i takon infrastrukturës, ndërtimi i të cilit do të bëjë të mundur lehtësimin e qarkullimit, por gjithashtu duke rritur edhe sigurinë e lëvizjes.

“Ne krenarisht themi që kjo është një vepër e rëndësishme, pasi do të zhbllokojë pjesën më të madhe të trafikut të krijuar sidomos gjatë stinës së verës që është pjesa e Fushë-Krujës dhe nga ana tjetër edhe lidhjen, nyjen në aeroportin e Rinasit”, tha Balluku.

Por jo vetëm Thumanë – Kashar, Balluku u ndal edhe tek segmentet e tjera të Korridorit Blu, të cilat sot ndodhen në faza të ndryshme, teksa solli në vëmendje se krahas aksit kryesorë, do të ketë edhe rrugë alternative, si një opsion për të gjithë qytetarët.

“Ky është një nga segmentet e Korridorit Blu, i cili ne shpresojmë që të kemi në të njëjtën ecuri në të gjithë segmentet e tjera, të cilat ndodhen në faza të ndryshme. Segmenti vazhdues i Thumanë-Kasharit, Kashar-Lekaj tashmë është përmbyllur gara, është shpallur fituesi, jemi në pjesën e negocimit të kontratës dhe më pas e njëjta ndodh edhe me segmentin që fillon nga Lekaj deri në Fier. Unë kujtoj të gjithë përdoruesit e autostradave që këto autostrada do të shoqërohen nga rrugë dytësore të cilat janë superstrada dhe nuk do të ketë pagesë për ato rrugë. Të gjithë ata që dëshirojnë të përdorin aksin e Korridorit Blu që është një aks shpejtësie do të kenë edhe padyshim të drejtën e zgjedhjes për të shkuar përmes rrugëve dytësore që do të jenë në nivelin e superstradave”, u shpreh Balluku.

Aksi Thumanë-Kashar ka pjesë të tij disa vepra arti, 11 ura, 105 tombino, 6 mbikalime dhe 6 nënkalime.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet