LIVE UPDATES
Politike

Taksat për profesionet e lira, Berisha: Gjenocid, po goditen rëndë 29 mijë shqiptarë

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha deklaron se vendosja e kësaj takse është një mekanizëm për të dëbuar nga Shqipëria njerëzit.

2 Janar 2024, 14:10 Nga I.A
Taksat për profesionet e lira, Berisha: Gjenocid, po goditen
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar vendosjen e taksës për profesionet e lira, e cila hyri në fuqi në ditën e djeshme. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha deklaron se vendosja e kësaj takse është një mekanizëm për të dëbuar nga Shqipëria njerëzit.

Berisha e ka quajtur vendosjen e kësaj takse si gjencid që po godet rëndë 29 mijë shqiptarë. Po ashtu ai u ka bërë apel kësaj kategorie njerëzish që të mos largohen nga vendi, por të bashkohen me mosbindjen civile dhe mos ta paguajnë këtë taksë.

Postimi i Plotë:

Genocid nëpërmjet taksave të dëbimit! Të dashur miq, ky vit i ri nisi me një goditje të rëndë për 29 mijë shqiptarë që ushtrojnë profesione të lira. Kësaj shtrese, jetike për ekonominë e vendit, u është vendosur prej datës 1 Janar 2024, TAKSA E DËBIMIT nga Shqipëria. Filozofia e Partisë Demokratike, ashtu si e çdo partie të djathtë, qëndron në faktin se më pak taksa është më mirë. Është e provuar se paraja në xhepin e qytetarit menaxhohet më mirë dhe është më e dobishme se sa në arkën e shtetit. Kjo është e provuar në qeverisjen e Partisë Demokratike, ku fal taksës së sheshtë shqiptarët kishin më shumë fuqi blerëse se sot, pavarësisht se kanë kaluar 10 vite.

Është e provuar gjithashtu në shumë vende perëndimore që kanë ndjekur një sistem taksimi të djathtë dhe ka rezultuar në produkivitet të shtuar dhe begati për vendin. Sidoqoft ajo që po ndodh në Shqipëri, nuk është një sistem taksimi i majtë dhe kritika ime nuk ka natyrë ideologjike. Problemi në Shqipëri nuk është taksa në vetvete. Por QËLLIMI i taksës. A është ajo një taksë e drejtë? A nxit ajo produkivitet? Nëse vizitojmë historinë, do të shohim raste të shumta ku taksat janë përdorur si instrumenta për shtypjen e njerëzve. Taksat janë përdodur për të vjedhur një popullatë, si në Francën para Revolucionit. Taksat janë përdodur si detyrim për të konvertuar besimet e njerëzve.

Dhe së fundmi, taksa e profesioneve të lira në Shqipëri, si një mekanizëm për të DËBUAR nga Shqipëria, atë shtresë ku përfshihen operatorët turistikë, veterinerët, arsimtarët, mjekët, agjentët e pasurive të paluajtshme, elektricistët, hidraulikët etj. Taksimi i tyre me 15% dhe 23% është de facto një TAKSË DËBIMI, pasi cili do që njeh një profesionistë nga këto fushë, e di se të ardhurat e shumicës së tyre janë në kufirin e mbijetesës. Kjo taksë është një TAKSË DËBIMI, kur në ekuacion vendosen edhe faktet e tjera të realitetit të tyre: - Asnjë mbështetje apo incentivë nga shteti për këto profesione. - Çmimet më të larta në rajon për ushqime bazike dhe strehim. - Realitetin se 81% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga vendi, ku profesionstat e lirë janë segmentet më të interesuar për largim.

Pra taksimi i profesioneve të lira me 15% dhe 23% në këto rrethana, përbën jo një taksim të thjeshtë, por një incentivë për largimin e tyre nga Shqipëria dhe zbrazjen e Shqipërisë nga profesionistët. Ky taksim është veçse instrumeni i rradhës, në një sistem të mirëmenduar që synon genocid ndaj shqiptarëve, duke i larguar ata nga trojet e tyre. Në Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Genocideve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në faqen e parë shkruhet se ka 5 akte që cilësohen GENOCID. Akti numër 3 thotë: "Genocid quhet kur qëllimisht një grupi i vendosen kushte jetësore të kalkuluara për të sjellë shkatërrimin e pjesshëm ose të plotë të një populli".

Thënë këto, taksimi i profesioneve të lira është vetëm kushti më i ri i kalkuluar për të përshpejtuar largimin e shqiptarëve. Kusht i kalkuluar është edhe shkatërrimi i zgjedhjeve të lira. Kusht i kalkuluar është edhe agresioni ndaj opozitës. Ku përfshihen vjedhja e logos së Partsë Demokratike. Dhe burgosja e liderit të opozitës. Kusht i kalkuluar është edhe shkatërrimi i parlamentarizmit. Ku deputetëve të opozitës u mohohet ÇDO E DREJTË KUSHTETUESE. Prandaj ju bëj thirrje profesionistëve të lirë. Të qëndrojnë për Shqipërinë. Mos të dorëzohen duke zgjedhur të largohen, ashtu siç synohet. Por të bashkohen në mosbindje civile duke REFUZUAR pagesën e kësaj takse. O SOT O KURRË! Për demokracinë. Për pluralizmin. Për shpëtimin e Shqipërisë.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit