8 Nëntor 2025, 12:11
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Tre persona të shpalluar në kërkim janë arrestuar nga policia në Rinas. Mes të arrestuarve është edhe Denis Xhelili i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg. 41-vjeçari, banues në Vlorë, është kthyer në kategorinë “Deportiv” nga Mbretëria e Bashkuar dhe pas intervistimit dhe verifikimeve të detajuara ka rezultuar se Gjykata e Vlorës ka njësuar vendimin e Gjykatës së Kurorës Luton–Chichester.
Ndërsa 38-vjeçari me iniciale V. S udhëtonte nga Belgjika dhe është ndaluar në hyrje të R. Sh., ku pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Gjithashtu shtetasi, M. M., banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor ka vendosur konvertimin e dënimit nga gjobë në burgim, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.
Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare Rinas ka intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim. Në këtë kuadër, janë kapur dhe vënë në pranga 3 shtetas, njëri prej të cilëve i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit dhe shkëmbimit të informacionit me partnerët bënë të mundur ndalimin e 3 shtetasve në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, konkretisht shtetasit:
Denis Xhelili., 41 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është kthyer në kategorinë “Deportiv” nga Mbretëria e Bashkuar dhe, pas intervistimit dhe verifikimeve të detajuara ka rezultuar se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka njësuar vendimin e Gjykatës së Kurorës Luton–Chichester, e cila e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprat penale “Komplot për furnizim me drogë të klasit A” dhe “Komplot për t’u shmangur nëpërmjet mashtrimit nga ndalimi i importimit të një droge të klasit A”.
V. S., 38 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas udhëtonte nga Belgjika dhe është ndaluar në hyrje të R. Sh., ku pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
M. M., banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor ka vendosur konvertimin e dënimit nga gjobë në burgim, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”. Shtetasit e lartëpërmendur, pas intervistimeve të kryera, iu dorëzuan për veprime të mëtejshme Drejtorive Vendore Vlorë, Tiranë dhe Korçë./Dosja.al
denis xhelili
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 12:06
E. D
foto ilustruese
SPAÇ- Prej gati një muaji, minatorët e Spaçit kanë dalë nga nëntoka për të protestuar p&e...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 11:55
E. D
Lulzim Berisha, i ati
DURRËS- Drejtoria e Përgjithshmë e Burgjeve i ka dhënë leje Lulzim Berishës që të marrë ...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 11:23
E. D
foto ilustruese
SHKODËR- AKU ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia Mësohet se bllokimi u bë në doga...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 10:55
E. D
pamje nga vendngjarja
SARANDË - Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dys...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 10:50
E. D
Mikel Hoxha
TIRANË- 33-vjeçari, Mikel Hoxha u ekstradua sot nga Mbretëria e Bashkuar. Siç shihet edhe në pamje i ri...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 10:24
E. D
pamje nga ekstradimi
RINAS- Mikel Hoxha është ekstraduar sot nga Mbretëria e Bashkuar. 33-vjeçari ishte shpallur ...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 10:17
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku si pasojë...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 09:20
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se furnizonte grupe krimin...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 09:10
Elton Qyno
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka caktuar datën 4 dhjetor që katër kandidatët prokur...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 07:28
foto ilustruese
SHQIPERI- Për të ecur drejt anëtarësimit, Shqipëria duhet të adresojë një sërë detyrash ...