Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pasi Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për të shpallur përgjimet e pavlefshme dhe heqjen e masës së sigurisë, Gjoka përmes avokatëve të tij ka kërkuar pavlefshmërinë e komunikimeve “SKY ECC”.
TIRANË- Investitori strategjik i arrestuar Pëllumb Gjoka ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese përgjimet nga aplikacioni SKY ECC, dukë kërkuar që të shpallen të pavlefshme. Pasi Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për të shpallur përgjimet e pavlefshme dhe heqjen e masës së sigurisë, Gjoka përmes avokatëve të tij ka kërkuar pavlefshmërinë e komunikimeve “SKY ECC”. Padia ka kaluar nga dhoma e këshillimit në seance publike dhe pritet që brenda disa ditëve të shpallet seanca e parë.
Pëllumb Gjoka, u arrestua në korrik 2023 si anëtar i dyshuar i një organizate kriminale që kishte kryer ndër të tjera vrasje dhe pengmarrje. Ai është pronar i kompanisë “Imperial Group”, me aktivitet në fushën e investimeve në turizëm dhe në lojërat e fatit krahas bizneseve të tjera.
Në vitin 2021, qeveria shqiptare i dha kësaj kompanie statusin e investitorit strategjik për projektin Silver Sand Resort, një projekt masiv që duhet të shtrihet në një sipërfaqe prej 113 mijë metra katrorë për ndërtimin e pallateve, vilave dhe hoteleve. Sipas dokumenteve të publikuara, vlera e planifikuar e investimit ishte 52 milionë euro, nga të cilat, një pjesë do të financohej nga shitja gjatë ndërtimit të apartamenteve dhe vilave.
Hetimi ndaj Gjokës filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.
Foto ilustruese DURRËS- Një aksident është regjistruar paraditen në Durrës, ku dy makina janë përplasur m...
Foto ilustruese TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg të ish-avokatit të...
Artiola Meksi GREQI- Artiola Meksi, një 23-vjeçare shqiptare në Greqi është raportuar e humbur prej pesë dit...
Foto ilustruese GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në Santorini në Greqi, ku ka humbur jetën një 29-vj...
Foto ilustruese ELBASAN- Një person është arrestuar në Elbasan, ndërsa ndaj një tjetri nisi hetimi në gjendje ...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Nëntë persona janë arrestuar nga policia në Tiranë në kushtet e flagrancës duke o...
Foto ilustruese TIRANA- Në 2023 Gjermania dha gati 5 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqipta...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk...
TIRANË- Një ngjarje e paprecedentë raportohet se ka ndodhur ditën e djeshme në një nga marketet e kryeqytetit. Sipas ...
gruaja me femijen TIRANË- Një ngjarje e pazakontë raportohet se ka ndodhur në kryqytet. Një grua është shpallur në ...