6 Tetor 2022, 09:26
Nga A.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pasurinë me vlerë rreth 3.5 milionë euro të 46-vjeçari Albert Topuzi pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Atij i është bllokuar një vilë tre katëshe, një ndërtesë 2 kaëshe, 3 apartamente, si dhe 6 automjete, mes tyre edhe makina luksoze si ‘Porsche’, ‘BMW' apo ‘Audi’. Gjithashtu i janë bllokuar 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit.
Albert Topuzi është autor i dyshuar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale", pasi më parë ka qenë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese.
NJOFTIMI:
Vendoset sekuestro preventive ndaj pasurive me vlerë rreth 3.5 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktivitete kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Fasada”. Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale të një 46-vjeçari. Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme si rrjedhojë e veprimtarive kriminale, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Fasada”.
Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, e cila bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria, ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetasit A. T., 46 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi A. T. është autor i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, pasi më parë ka qënë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese. Në zbatim të vendimit të gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të ndryshme, me vlerë rreth 3.5 milionë euro. Konkretisht janë sekuestruar: një ndërtesë trekatëshe, një ndërtesë dykatëshe, 3 apartamente, disa automjete të llojeve të ndryshme, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
albert topuzi sekuestrohet pasuria e albert topuzit
Aktualitet
6 Tetor 2022, 08:57
A.B
Momenti i arrestimit
TIRANË- Dy të arrestuar në kryeqytet. Ergest Beqiraj dhe Indrit Prençi janë personat e vënë n&eum...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 08:55
Besnik Simoni
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka liruar nga burgu ish-kreun e Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë,...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 08:45
I.A
Pamje nga aksidenti
VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku një makinë ka përplasur n...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 08:40
A.B
Policia
DURRËS- Edmond Kanakçiu (Kondakçiu) është arrestuar nga shërbimet e Forcës së Posaçme Opera...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 08:26
A.B
Liqeni
TIRANË- Një 30-vjeçar është gjetur i pajetë në liqenin e Farkës. Trupi i personit me inicialet L.D, ë...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 08:16
a.b. f.g
Dosja.al
TIRANË-Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë në faqe të pa...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 07:18
A.B
Moti
TIRANË- Ditën e sotme, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore në të gjithë ...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 00:00
Stop
TIRANË- Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një ankesë nga një qytetar i Piqerasit në H...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 23:24
Elton Radovani
NË SHËNJESTËR
Një tjetër shtetas që rezultoi se jepte para me fajde, do të ishte, Endri Mustafa. Nipi ng...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 23:11
F.M
Bledar Tahiraj
TIRANË- Bledar Tahiraj ose Alias Hoxha nga fshati Deçan i Kosovës, është arrestuar në pikën e kalimit k...