18 Maj 2023, 09:45
Nga A.B
Policia
TIRANË- Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Elbasan. Pas vrasjes së 44-vjeçares nga kunati i saj, një 34-vjeçar ka tentuar të vrasë fqinjin për motive pronësie. Policia informon se Gentina Myta për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka goditur me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij, shtetasin H. M., 57 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, i cili lëvizte me biçikletë. 57-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Policia sekuestroi mjetin e fortë (levë metalike) dhe automjetin që dyshohet se janë përdorur nga Myta.
Ky i fundit, u kap në PKK Kapshticë, në tentativë për t’u larguar nga vendi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tentoi të vriste fqinjin e tij, duke e goditur me automjet dhe me levë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, vihet në pranga 34-vjeçari. Ky shtetas u kap në PKK Kapshticë, në tentativë për t’u larguar nga vendi. Sekuestrohen automjeti dhe mjeti i fortë (levë metalike) që u përdoren për kryerjen e këtij krimi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte dëmtuar me sende të forta, nga fqinji i tij, pas një konflikti ndërmjet tyre, kanë organizuar punën për kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale, me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, u kap dhe u ndalua në këtë pikë të kalimit kufitar, në tentativë për të dalë nga vendi ynë, shtetasi G. M., 34 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti për motive pronësie, shtetasi G. M. ka goditur me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij, shtetasin H. M., 57 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, i cili lëvizte me biçikletë. 57-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti i fortë (levë metalike) dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur nga shtetasi G. M. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.
sherr ne elbasan gentian myta
Aktualitet
18 Maj 2023, 09:20
A.B
RENEA
TIRANË- Një tjetër kategori në vend do të ngrihet në protestë. Bëhet fjalë për efektivët e REN...
Aktualitet
18 Maj 2023, 08:45
A.B
Tefik Tashi
ELBASAN- Personi në foto është Tefik Tashi, 58-vjeçari i cili vrau një ditë më parë kunatën e ti...
Aktualitet
18 Maj 2023, 08:29
m.s
faqja e pare e Dosja.al
TIRANË- "Dosja.al" ka si kryeartikull rikthimin e deputetëve në Parlament. Pas zgjedhjeve të 14 Majit,&nbs...
Aktualitet
18 Maj 2023, 08:31
A.B
Vendi i ngjarjes
ELBASAN- Tafik Tashit, i cili mesditën e djeshme vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani ka deklaruar se e vrau...
Aktualitet
18 Maj 2023, 08:19
A.B
Cerdhe
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve ka njoftuar hapjen e aplikimeve për regjistrimin e fëmijëve në &cce...
Aktualitet
18 Maj 2023, 07:25
A.B
Moti
TIRANË- Ditën e sotme, do të kemi të pranishme vranësirat që do të gjenerojnë shira të dobët dhe lok...
Aktualitet
18 Maj 2023, 07:17
A.B
Foto ilustruese
POGRADEC- Një aksident me dy të lënduar ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin nacion...
Aktualitet
18 Maj 2023, 07:08
A.B
Lumi Vjosa
Vjosa që arriti të marrë statusin e Parkut Kombëtar në mars të këtij viti duket se do të kenë nj&eu...
Aktualitet
17 Maj 2023, 23:02
k.m.
Pamje nga posta
TIRANË- Një filial poste private është grabitur sot në rrugën 5 maji në kryeqytet. Siç duket edhe...
Aktualitet
17 Maj 2023, 22:44
k.m.
Foto ilustruese
Një qytetar u lidh me një faqe në Facebook që i premtoi dokumentacion për Poloni kundrejt një shume parash dh...