LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3 të tjera. Arrestohet pas 7 orësh në Sharrë

• Muaji Mars nis me masakër në Tiranë! •Dan (Ramazan) Hutra ka vrarë 3 gra ndërsa la të plagosur 3 të tjera. •40-vjeçari qëlloi me armë zjarri në drejtim të familjarëve të gruas së tij. • Ai qëlloi për vdekje Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). • Po ashtu kanë mbetur të plagosur dhe Elena Hysa, 35 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij) dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe ( nëna e ish-bashkëjetueses). • Hutra vrau me armë zjarri edhe Etleva Kurtin ndërsa plagosi ish-të dashurën në Astir. • Ai u arrestua pas disa orësh arrati, në zonën e Kombinatit. •Kjo nuk është vrasja e parë për Hutrën, pasi në vitin 2007 ai ka vrarë gruan e tij me thikë, ndërkohë që në vitin 2003 ai ka përdhunuar kunatën e tij.

25 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Masakra në Tiranë, Dan Hutra 'gjakftohtë' në Polici: Nuk pendohem, i vrava se desha

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Dan Hutra

TIRANË- Dan Hutra nuk ka shprehur pendesë për vrasjen e tre grave dhe plagosjen e tre të tjerave ditën e sotme në Tiranë. Gjatë marrjes së tij në pyetje në ambientet e Komisariatin e Policisë në Tiranë, ai është shprehur se i ka vrarë të gjitha gratë duke u bazuar në dëshirat e tij dhe nuk ka asnjë pendesë. 

“Nuk jam penduar, i bëra se desha”-tha thënë Hutra.

Ramazan (Dan) Hutra autori i vrasjes me armë zjarri të 3 grave të mërkurën në kryeqytet është arrestuar nga policia. Hutra është vënë në pranga pas disa orësh në arrati në zonën e Sharrës, në periferi të Tiranës. Dan Hutra vrau me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Gjithashtu, plagosi ish-bashkëjetuesen e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe. Ai dyshohet se është edhe autori i vrasjes së Etleva Kurtit, ditën e sotme në Kamzë. 31-vjeçarja Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit, në vitin 2018, u gjet e vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj rreth mesditës së të mërkurës.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Ikte me vrap nëpër landfillin e Sharrës, publikohet MOMENTI i arrestimit të Dan Hutrës

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Dan Huntra

TIRANË- Dalin pamjet e kapjes së Dan Huntrës, i cili ishte fshehur në landfillin e Sharrës. Pamjet e kapjes së tij nga Policia e Shtetit, disa orë mbasi vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera janë transmetuar në emisionin "Opinion". Në këto pamje duke momenti kur agjentët e policisë së kryeqytetit kanë neutralizuar dhe arrestuar Dan Hutrën, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedent të theksuar kriminal.

Por vihet re se nuk ka bërë resistencë dhe në moment i është sekuestruar dhe arma e krimit tip kallashnikov.

Sot, në orën 12:15, Dan Hutra plagosi 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në rrugën “Teodor Keko” në mbikalimin e Pallatit me Shigjeta. Pas kësaj autori u largua me makinë dhe rreth orës 12:35 ka shkuar në Kodër Kamzë në banesën e ish-bashkëjetueses, ku ka vrarë Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe ka plagosur Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.

Pas kësaj, Dan Hutra ka lëvizur në rrugën e Arbrit, Bathore, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja” dhe rreth orës 12:48 ka ndaluar tek banesa e familjes Kurti ku ka vrarë Etleva Kurti 31 vjeç, e cila u gjet e vdekur në oborrin e banesës.

3 VITE ME PARE

SKEDA e Hutrës- Përdhunim, pengmarrje, vrasje, tentativa arratisjeje, sherret në burg dhe vjedhje

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Dan Hutra

TIRANË- Dan Hutra, i cili tronditi Shqipërinë ditën e sotme qëlloi për vdekje 3 gra dhe vetëm fati i shpëtoi tre të tjera, të qëlluara me thikë nga dora e një krimineli. Jeta e tij, përbëhet nga 20 vite ngjarje kriminale, njëra më e rëndë se tjetra.

Krimi i parë i 40 vjeçarit, të paktën i regjistruar, shënohet 20 vite më parë në vitin 2003, kur monstra ishte vetëm 20 vjeç dhe e nis me ngjarje tronditëse. Ai është dënuar pas përdhunoi kunatën dhe mori peng kunatën tjetër. Ai është arrestuar më 20 maj 2003 nga Komisariati i Policisë Devoll për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, ndërkohë që është dënuar 2 vite burgim në 2003.

Në vitin 2007, ai ekzekutoi gruan e tij të parë Dafina Havalja, të cilën e theri me dy goditje me thikë në zemër e mëlçi. Pas këtij makabër me qetësi ishte munduar ta ‘kampuflonte’ si vetëvrasje duke i vënë thikën në dorë viktimës së tij, teksa vetëm disa minuta më vonë telefon vjehrrën dhe i thotë ‘të rrosh vetë se vajzën ta vrava’.

Gjykata e dënoi 24 vite, do të vuante 16 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky vendim e mbylli një Burgun e Sigurisë së Lartë.

Në vitin 2013, ai mori pjesë në tentativën e bujshme të përgatitur nga Admir Tafilli, një personazh i njohur i botës së krimit. Hutra ndihmoi në arratisjen por mbeti në burg, ndërkohë që Admir Tafili dhe të tjerë ikën nga qelitë.

Një tjetër tentativë për arratisje nga burgu i Sigurisë së lartë të Drenovës me protagonist kryesor Dan Hutrën u shmang gati dy muaj pasi nga ky burg arritën të largoheshin 7 të burgosur mes tyre dhe Admir Tafili. 4 fletë sharre hekuri u futën në sektorin e paraburgimit, pikërisht në qelitë e 3 të burgosurve të cilët kanë ndihmuar në arratisjen e bujshme. Gjatë hetimeve prokuroria e Korçës zbuloi atëherë se fillimit sharrat janë marrë nga i dënuari Dan Hutra, ish-shok qelie me Admir Tafilin. Mjette prerëse ishin futur me ndihmën e gardianëve të burgut.

Mister mbetet fakti sesi Hutra është lënë i lirë pasi u dënua me 16 vite për një vrasje me paramendim dhe kishte marrë pjesë në dy tentativa të bujshme për arratisje.

Sapo është liruar nga burgu, në dhjetor 2021 Dan Hutra është arrestuar për vjedhje banesash në Durrës, ndërkohë që sërish është arrestuar më 1 shkurt 2022 për tentative vjedhjeje banese. Në qershor të vitit të kaluar ai është arrestuar nga policia pas kallëzimit të bashkëjetueses për ushtrim dhune në familje, ndërkohë që është liruar 16 shkurt të këtij viti. 

3 VITE ME PARE

Liroi nga burgu Dan Hutrën, ILD nis hetimet për gjyqtarin


'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Foto ilustruese


TIRANË- Ispektoriati i Lartë i Drejtësisë ka bërë një njoftim për mediat, duke lajmëruar se do të nisin hetimet lidhur me rastin e ndodhur. Në njoftimin e bërë nga zyra e shtypit, ILD ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, përgjegjësinë nga ana e gjyqtarëve.

NJOFTIM PËR MEDIA

Inspektori i lartë i Drejtësisë po ndjek me vëmendje komunikimet në media mbi ngjarjen tejet të rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku tre grave iu mor jeta dhe tre të tjera u plagosën, nga një individ i dënuar më parë për vrasje. Sic ka vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme me ndjeshmëri të lartë publike, Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur, se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve.

Ramazan (Dan) Hutra autori i vrasjes me armë zjarri të 3 grave të mërkurën në kryeqytet është arrestuar nga policia. Hutra është vënë në pranga pas disa orësh në arrati në zonën e Sharrës, në periferi të Tiranës. Dan Hutra vrau me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Gjithashtu, plagosi ish-bashkëjetuesen e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe. Ai dyshohet se është edhe autori i vrasjes së Etleva Kurtit, ditën e sotme në Kamzë. 31-vjeçarja Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit, në vitin 2018, u gjet e vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj rreth mesditës së të mërkurës.

3 VITE ME PARE

“Dua kokë njeriu, do flasin mediat botërore për mua”/ Masakra në Paskuqan, tragjedi e paralajmëruar, e shoqja tregonte vuajtjet me të: Donte mëngjesin tek koka e shtratit

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Dan Hutra

TIRANË- Dan Hutra kishte sjellje manjaku me gratë dhe vajzat që kishte pranë. Sot, detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga masakra e Paskuqanit, ku Dan Hutra qëlloi për vdekje motrën dhe kunatën e ish-bashkëshortes së tij, por nuk u ndal me aq. A2CNN ka siguruar akt-padinë e ish-bashkëshortes së autorit, Elena Hysa, e cila së bashku me të ëmën, mbetën të plagosura sot nga sulmi me armë i Dan Hutrës, por dy gratë e tjera nuk ishin aq me fat dhe dhanë shpirt brenda mjetit. 

Dëshmia e saj është vërtet tronditëse, duke treguar disa episode ku është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ky shtetas në ditë të ndryshme si dhe është trajtuar si “skllave”. Shkonte deri aty sa Elena tregonte se Hutra  i kërkonte që t’ia hiqte dhe vishte çorapet nga këmba, madje t'i çonte kafen dhe mëngjesin tek koka e krevatit. Madje ka shkuar deri aty saqë e ka dhunuar, edhe në prezencë të mamasë së tij, Mislime Hutrës. Në momentin që ajo ka ikur nga banesa, është fiksuar se do të merrte hak.

“Para disa ditësh ka pasur disa shqetësime shëndetësore dhe së bashku me vjehrrën e saj kanë shkuar në farmaci ku kanë marrë një test shtatzënie. Pasi e ka aplikuar ka rezultuar pozitive dhe menjëherë ka telefonuar Danin për t’i dhënë lajmin. Ai e ka pritur shumë mirë dhe kanë organizuar një darkë familjare ku ka qenë të ftuar të dy familjet. Pas kësaj kanë bërë një eko barku dhe disa analiza. Në mbrëmje Dani ka komunikuar me spitalin ku ka marrë rezultatin e analizave por nuk ka treguar gjë. Në mëngjes Dani i ka thënë “më ke hy në gjak” por nuk i ka treguar arsyen. Ai i kishte thënë familjarëve të tij se Elena ishte e sëmurë dhe jo shtatzënë pasi ato e telefononin për ta pyetur si ishte gjendja e saj. Duke u ndodhur në këtë situatë është larguar nga banesa dhe ka shkuar në banesën e prindërve ku më pas ka vajtur dhe shtetasi Dan Hutra duke drejtuar babait të saj me fjalët “Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju sepse vajza juaj më ka ikur nga shtëpia.”

E po ashtu, para se të largohej i ka kërkuar babait të vajzës ti kthente 4 mijë euro, të cilat sipas tij do të mbulonin të gjitha shpenzimet që ishin përdorur për fejesë. Ditën e djeshme nëna e saj, Kujtime Hysa i ka dhënë 1850 mijë euro, por ai nuk është kënaqur me aq, por ka telefonuar sërish duke kërkuar edhe pjesën tjetër të parave. Madje dhe e kishte kërcënuar me fjalë: Nëse nuk m'i gjen, do vij te shtëpia e do ta bëj vendin gjak! Nuk do mbaj kopilin tuaj, do flasin mediat botërore për mua.

E duket se e mbajti fjalën.

Ramazan (Dan) Hutra autori i vrasjes me armë zjarri të 3 grave të mërkurën në kryeqytet është arrestuar nga policia. Hutra është vënë në pranga pas disa orësh në arrati në zonën e Sharrës, në periferi të Tiranës. Dan Hutra vrau me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Gjithashtu, plagosi ish-bashkëjetuesen e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe.

Ai dyshohet se është edhe autori i vrasjes së Etleva Kurtit, ditën e sotme në Kamzë. 31-vjeçarja Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit, në vitin 2018, u gjet e vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj rreth mesditës së të mërkurës.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Momenti kur Dan Hutra mbërrin në Policinë e Tiranës

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Dan Hutra

TIRANË- Ky është momenti kur 40-vjeçari Dan Hutra mbërrin në Policinë e Tiranës rreth orës 19:55. Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga dy efektivë policie, Dan Hutra u dërgua në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë pas arrestimit në landfillin e Sharrës.

Hutra do të merret në pyetje për krimet e tij. Ai duket i qetë teksa shoqërohet brenda ambienteve të policisë.

Në Astir ai plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi. Më pas shkoi në zonën e Paskuqanit, aty ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij. Aty kreu masakrën. Vrau ish kunatën dhe të fejuarën e ish kunatit dhe plagosi ish partneren dhe nënën e saj. Më pas shkoi në Kamëz në shtëpinë e Etleva Kurtit ku e ekzekutoi 31-vjeçaren në oborrin e shtëpisë.

3 VITE ME PARE

VRASËSI endej në kryeqytet! Policia: Morëm telefonata të shumta, qytetarët na dhanë shumë informacione

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Tonin Vocaj

TIRANË- Tonin Vocaj, drejtori i Policisë së Tiranës, në një konferencë për mediat, bëri të ditur se qytetarët kanë qënë shumë bashkëpunues. Vocaj, tha se në momentin që u bënë të ditur të dhënat e autorit, qytetarët dhanë informacion për vendndodhjen e tij. 

"Sot kemi marrë shumë telefonata nga qytetarët, vendosëm në dispozicion të dhënat e tij, qytetarët dhanë shumë informacione për këtë drejtim."-tha Vocaj.

DEKLARATA E PLOTË:

Ngjarja e sotme ka dinamikën si më poshtë:

Në orën 12 e 15 minuta, autori Dan Hutra, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë shtetasen M. G., 40 vjece, banuese në Astir. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori është larguar me automjetin tip “Benz” me targa AA 531 UK, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Shtetasi Dan Hutra ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Theksojmë se për ngjarjen e parë të ndodhur në rrugën “Teodor Keko” Policia e Shtetit ka marrë njoftim në orën 13:40 minuta, nga një telefonatë në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pra pas ndodhjes së dy ngjarjeve të tjera.

Me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur në “Kodër Kamëz”, janë organizuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorive të tjera vendore, janë ngritur pika kontrolli dhe janë zhvilluar kontrolle të shumta të banesave dhe ambienteve të ndryshme ku mund të fshihej autori, pasi nga veprimet e para në vendngjarje, u bë i mundur identifikimi i tij.

Strukturat e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë kryer të gjitha veprimet e domosodoshme hetimore, si këqyrjen e vendngjarjeve, sekuestrimin e provave materiale, pyetjen e të plagosurve dhe të dëshimtarëve okularë, sekuestrimin e pamjeve filmike, si dhe janë duke aplikuar metoda speciale të hetimit. Është kryer ekspertimi balistik i gëzhojave të sekuestruara në të dy vendngjarjet dhe ka rezultuar se 12 gëzhojat e sekuestruara në ngjarjen e ndodhur në “Kodër Kamëz” dhe 6 gëzhojat e sekuestruara në Kamëz, janë të qitura nga e njëjta armë zjarri.

Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash.

Gjithashtu, ky shtetas më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023.
Falë reagimit të menjëhershëm dhe të pandërprerë të të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, rreth orës 18:45, në afërsi të Sharrës në Kombinat, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit Dan Hutra, së bashku me armën e krimit të tipit kallashnikov. Policia e Shtetit falenderon qytetarët për informacionet e dhëna dhe po kështu falenderon mediat për raportimin korrekt të ngjarjes dhe të veprimeve të Policisë.

3 VITE ME PARE

Nuk bëri rezistencë! DETAJE nga arrestimi i 'monstrës', Hutra tentoi të fshihej në kodrat pranë Sharrës (FOTO TJETËR)

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Dan Hutra

TIRANË- Ky është një tjetër moment nga arrestimi i serial-killerit, Dan Hutrës, 40-vjeçarit që la të vdekur ditën e sotme 3 gra dhe plagosi tre të tjera. Siç shihet në foton e siguruar nga 'Dosja.al', autori i masakrës shfaqet i qetë, duke mos bërë rezistencë.

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3

3 VITE ME PARE

VRASËSI I GRAVE- Dan Hutra u lirua 14 ditë më parë nga burgu, vendimi që e nxori nga qelia (DOKUMENTI)

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Dan Hutra

TIRANË- Dan Hutra, sfidoi drejtësinë shqiptare dhe kreu një nga masakrat më të rënda në vend, duke vrarë tre gra në Kamëz brenda pak minutash e duke plagosur tre të tjera. Dosja.al siguron dokumentin ku thuhet se Hutra është liruar nga burgu në 16 shkurt 2023, pra vetëm 14 ditë më parë me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha.

Në këtë vendim thuhet se shuarja e masës së sigurimit personal “arrest në burg” është bërë për shkak se koha e vuajtur në paraburgim është më e madhe se dënimi i dhënë me vendimin nr.385, dt.08.02.2023.

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3

Prandaj edhe është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i të pandehurit.

Dan Hutra ishte arrestuar për dhunë në familje në qershor 2022 dhe kishte përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke u liruar përfundimisht në 16 shkurt 2023.

40-vjeçari shkoi mesditën e sotme në shtëpinë e ish-bashkëjetueses duke hapur zjarr me kallashnikov. Për pasojë: Elena Hysa, 35-vjeçe, ish-bashkëjetuesja u plagos, Kujtime Hysa, 60-vjeçe, nëna e ish-bashkëjetueses, u plagosën, ndërsa ndërruan jetë Mevlute Hysa, 30-vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku, 30-vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Më herët ai kishte plagosur me thikë ish-bashkëjetuesen e tij në zonën e Astirit, Marjana Gurakuqi. Ndërsa më pas u drejtua drejt Kamzës ku vrau në oborrin e banesës së saj 31-vjeçaren, Etleva Kurti./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ME FOTO- Duart dhe syri gjithë gjak, ky është Dan Hutra, vrasësi i 3 grave sot, shkaktoi masakër

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Dan Hutra

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar foton e Dan Hutrës, autori i 3 vrasjeve ditën e sotme në Tiranë. Fotoja e shkrepur nga Policia, dallohet që duart i ka me gjak ngra prangat, ndërkohë që i dallohet qartë edhe shenjat që ka në kokë dhe në sy. Nga dhunimit, lihet të kuptohet se mund t'i ketë bërë rezistencë, ndërkohë që nuk dihet se përse kishte shkuar për t'u fshehur në Sharrë.

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Dan Hutra

Hutra vrau sot tre gra në vende të ndryshme në Tiranë, ndërsa la të plagosura edhe 3 të tjera. Në Astir ai plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi. Ishte vetë kjo e fundit e cila pranoi që ishte plagosur prej Hutrës. Për policinë, gruaja tha se me autorin e dyshuar kishte njohje të mëparshme. 

Më pas shkoi në zonën e Paskuqanit, aty ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij, me të cilën ka edhe një fëmijë të mitur. Aty kreu masakrën. Vrau 2 gra dhe plagosi 2 të tjera. Viktima janë Mevlute Hysa 30-vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30-vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35-vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj. 

Pasi u largua nga shtëpia e familjes Hysa, Dan Hutra u nis drejt objektivit të radhës. Shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit. Ai e ekzekutoi 31-vjeçaren në oborrin e shtëpisë dhe u largua po me makinë. Të renë dyshohet se e vrau për t’u hakmarrë ndaj vëllai të saj, me të cilin kishte pasur konflikt në burg. Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë disa vite më parë.

3 VITE ME PARE

FOTO- MASAKRA në Tiranë, Hutra arrestohet në zonën e landfillit, arma e krimit ende me gjak!

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Arma

TIRANË- Kjo ështa arma e krimit, me të cilën Dan Hutra, vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. Autori i masakrës së trefishtë të ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë, u vu në pranga në afërsi të landfillit të Sharrës. Autoritetet policore kanë sekuestruar edhe armën e krimit, e cila mban ende gjak në të.

Dan Hutra vrau sot tre gra në vende të ndryshme në Tiranë, ndërsa la të plagosura edhe 3 të tjera. Në Astir ai plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi. Ishte vetë kjo e fundit e cila pranoi që ishte plagosur prej Hutrës. Për policinë, gruaja tha se me autorin e dyshuar kishte njohje të mëparshme. 

Më pas shkoi në zonën e Paskuqanit, aty ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij, me të cilën ka edhe një fëmijë të mitur. Aty kreu masakrën. Vrau 2 gra dhe plagosi 2 të tjera. Viktima janë Mevlute Hysa 30-vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30-vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35-vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj. 

Pasi u largua nga shtëpia e familjes Hysa, Dan Hutra u nis drejt objektivit të radhës. Shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit. Ai e ekzekutoi 31-vjeçaren në oborrin e shtëpisë dhe u largua po me makinë. Të renë dyshohet se e vrau për t’u hakmarrë ndaj vëllai të saj, me të cilin kishte pasur konflikt në burg. Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë disa vite më parë.

3 VITE ME PARE

MASAKRA në Tiranë/ Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, arrestohet pas disa orësh Dan Hutra

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Dan Hutra

TIRANË- Arrestohet pas disa orësh, autori i masakrës së Paskuqanit, Dan Hutra. Autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave u arrestua te Lendgilli i Sharrës. Ai ka pasur me vete edhe armën më të cilin kreu krimin, e cila është sekuestruar.

Hutra dyshohet se autori i 3 ngjarjeve kriminale të ndodhura ditën e sotme në kryeqytet, më pasojë vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave.

40-vjeçari plagosi fillimisht ish partneren e tij në Astir pasi i kishte kërkuar asaj para borxh. Nga aty ai shkoi në Paskuqan ku kreu masakër në shtëpinë e ish bashkëjetueses së tij duke e lënë këtë të fundit të plagosur bashkë me të ëmën, ndërkohë që vrau motrën e saj dhe kunatën. Më pas, ia shkoi në Kamëz ku dyshohet se vrau një 31-vjeçare, me të cilën kishte pasur lidhje disa vite më parë.

3 VITE ME PARE

DINAMIKA/ '‘Serial killeri’ ende i lirë në Tiranë! Si i kreu Dan Hutra vrasjet e 3 grave, 40-vjeçari plagosi edhe 3 të tjera

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Dan Hutra

TIRANË- Tronditet Shqipëria! Brenda 2 orësh, vriten 3 gra dhe plagosen 3 të tjera në kryeqytet, nga i njëjti person. 40 vjeçari Dan (Ramazan) Hutra u pajis ditën e sotme (1 Mars) me armë kallashnikov dhe thikë, me të cilat kreu krimet e rënda.

BILANCI:

Viktimat- Melvute Hysa. Hasime Dafku. Etleva Kurti.

Të plagosura: Elena Hysa, Kujtime Hysa, Marjana Gurakuqi.

Si ndodhën ngjarjet?

Ngjarja e parë. Para masakrës në Paskuqan, Dan Hutra plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, ish e dashura e tij. Ai i mori asaj një shumë të madhe parash, e më pas u arratis. Ajo tha për grupin hetimor, se ishte dhunuar nga ish-i dashuri i saj.

Ngjarja e dytë, sipas Policisë, ndodhi rreth orës 13:00 në Paskuqan. Hutra, shkoi në shtëpinë e ish-partneres dhe qëlloi me armë zjarri, duke lënë të vdekura, Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.

Hutra hyri në banesën ku ndodheshin familjarët e ish bashkëjetueses së tij, me të cilën kishte edhe një vajzë 4 muajshe, dhe ka hapur zjarr ndaj gjithë të pranishmëve. Më pas u arratis me automjetin e tij tip ‘Benz c-class’. 

Ngjarja e tretë, pak orë më pas. Në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja” Etleva Kurti, u gjet e ekzekutuar me armë zjarri në shtëpinë e saj. Dëshmitarët deklaruan se autori qëlloi nga një makinë e zezë që u largua me shpejtësi. Vëllai i viktimës, Vladimir Kurti, tregoi nga burgu i Drenovës se autor është Dan Hutra, pasi është kërcënuar disa herë nga ai. 

Në një deklaratë të dhënë për mediat, zëdhënësi i policisë së shtetit, Gent Mullai bëri me dije se autori, Dan Hutra kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu ku prej vitit 2021 ishte dënuar për dhunë në familje. Policia po i heton të trija ngjarjet si një çështje e vetme. 

Një pistë hetimi është për gjakmarrje pasi vëllai i viktimës, Vladimir Kurti para disa vitesh i ka bërë një atentati një çifti, ku burri ka humbur jetën e ndërsa gruaja ka shpëtuar. 

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3

PROFILI:

Në vitin 2003, Dan Hutra ka qenë i dënuar për heqje të lirisë së nënës së kunatës së tij dhe përdhunimin e kunatës tjetër. Për këtë krim ai ka vuajtur vetëm 3 vite burg. Pasi ka dalë nga burgu, Hutra u fejua me Dafina Havaljan, e cila do të përfundonte në tragjedi. Më 11 Dhjetor 2007, Hutra vret ish-të fejuarën. Sipas hetimeve asokohe, Hutra dyshonte për një tradhti.

Ai u dënua me 24 vjet burg për vrasje me paramendim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i mbetën për të vuajtur vetëm 16 vjet burg. 

Rasti i fundit ka ndodhur më 16 Qershor të vitit të kaluar! Hutra ishte vënë në pranga, por u lirua më 16 Shkurt të 2023-shit për dhunë në familje.

3 VITE ME PARE

U plagos nga autori i masakrës së Paskuqanit, 40-vjeçarja dërgohet në spital

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Policia e Tiranes

TIRANË- Gruaja 40- vjeçare e cila u plagos sot në Astir është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Paraprakisht dyshohet se autori i kësaj ngjarjeje është 40- vjeçari Dan (Ramazan) Hutra i cili vrau motrën dhe kunatën e ish-gruas dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur "Astiri”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

3 VITE ME PARE

Dinamika/ Para se të vriste familjaret e ish-gruas, Dan Hutra plagosi me thikë ish- të dashurën në Astir dhe i mori paratë

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Dan Hutra

TIRANË- Dinamika e masakrës së Paskuqanit është zbardhur. Mësohet se fillimisht para se të shkonte që të qëllonte mbi familjarët e ish-bashkëjetueses së tij, Dan Hutra ka shkuar fillimisht në Astir te e dashura e tij. Fillimisht ai është përplasur me të pasi i ka kërkuar para. 

Pasi ajo nuk ia ka dhënë, Hutra ka qëlluar me thikë të dashurën e tij dhe më pas ka vjedhur para. Më pas ai është drejtuar për në banesën familjes Hysja, ku ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

 

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Momenti kur autori largohet me Benz pas masakrës në Paskuqan

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3

PASKUQAN- Fotoja e mësipërme është shkrepur në momentin që autori ëshë larguar nga banesa e familjës së ish-bashkëshortes së tij, pas masakrës. Dan Hutra pasi ka qëlluar me kallashnikov, 4 pjesëtarë të familjës Hysa, duke vrarë dy prej tyre dhe plagosur 2. 

Momentalisht Hutra ndodhet në kërkim ga policia. Ndërkohë që kjo nuk është vrasja e tij e parë, pasi më vitin 2007 va qëlluar për vdekje gruan e tij. 

3 VITE ME PARE

Masakra në Paskuqan me 2 të vrarë! Autori qëlloi vite më parë partneren me thikë, i akuzuar edhe për përdhunimin e kunatës

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Dan Hutra

TIRANË- Dan (Ramazan) Hutra është autori i dyshuar të ngjarjes së rëndë në Paskuqan. Ai shkoi ditën e sotme në shtëpinë e ish-gruas dhe qëlloi me armë duke vrarë dy persona dhe plagosur dy të tjerë.

Në vitin 2007, ai është akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëjetueses së tij, Dafina Havalja, me të cilën bashkejetonte në një banese me qira në një lagje të Tiranës. Në atë kohë Hutra kishte qëne emigrant në Greqi dhe menjëherë pas krimit Interpoli u vu në lëvizje, se ai mund të arratisej nga momenti në moment. Po ashtu, ai ka qenë i akuzuar për përdhunimin e kunatës në vitin 2003, krim për të cilin ka vuajtur vetëm tre vite burg.

40 vjeçari ekzekutoi mesditën e sotme me armë zjarri motrën e ish-gruas së tij Mevlute Hysa 30 vjeçe dhe Hasime Dafku 30 vjeçe kunata e ish-gruas së tij, e fejuara e vëllait të saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën 'Rustem Haklaj', në Kodër-Kamzë. Dan (Ramazan) Hutra, autori i ngjarjes ka plagosur me armë zjarri edhe ish-gruan e tij Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa. Paraprakisht mësohet se, 40 vjeçari kishte pak kohë që ishte ndarë nga 35 vjeçarja për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin. Ata ishin prindër të dy djemve që jetojnë në Gjermani./Dosja.al

3 VITE ME PARE

KRIMI në Tiranë, Policia: 40-vjeçari vrau motrën dhe të kunatën e saj, plagosi ish-gruan dhe nënën e saj

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Polici

TIRANË- Policia ka zbardhur dinamikën e dy vrasjeve në Paskuqan. 40-vjeçari Dan Hutra vrau motrën dhe të kunatën e ish gruas, ndërkohë që ka plagosuyr ish gruan dhe nënën e saj.

“Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën "Rustem Haklaj", në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).  Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij. Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.  Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës”, thotë policia.

3 VITE ME PARE

Vrasja e dyfishtë në Kamëz, Policia: Dan Hutra ish-bashkëshorten dhe nënën e saj i ka plagosur

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Dan Hutra

PASKUQAN- Dan (Ramazan) Hutra 40 vjeç ka sulmuar familjen e ish-bashkëshortes së tij me kallashnikov. Policia bën me dije se Hutra nga sulmi me armë ka vrarë dy persona që janë Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Ndërkohë që nga plumbat kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë që janë Elena Hysa, 35 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij) dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe ( nëna e ish-bashkëjetueses).

Njoftimi i Policisë:

Paskuqan, Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën "Rustem Haklaj", në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij. Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Dan Hutra ekzekutoi me breshëri motrën e ish-gruas dhe kunatën e saj

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Foto ilustrim

TIRANE- Dan (Ramazan) Hutra, 40 vjeç ekzekutoi mesditën e sotme me armë zjarri motrën e ish-gruas së tij Mevlute Hysa 30 vjeçe dhe Hasime Dafku 30 vjeçe kunata e ish-gruas së tij, e fejuara e vëllait të saj. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën 'Rustem Haklaj', në Kodër-Kamzë. Dan (Ramazan) Hutra, autori i ngjarjes ka plagosur me armë zjarri edhe ish-gruan e tij Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa. Paraprakisht mësohet se, 40 vjeçari kishte pak kohë që ishte ndarë nga 35 vjeçarja për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin. Ata ishin prindër të dy djemve që jetojnë në Gjermani./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTO/ Ky është autori i masakrës së Paskuqanit, Dan Hutra qëlloi me kallashnikov familjen e ish-gruas në derën e shtëpisë

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Ramazan Kuta

TIRANE- Personi që shihni në këtë foto është krimit në familje që ndodhi sot në Paskuqan.

Autori i masakrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur është Dan (Ramazan) Hutra, i cili pasi ka qëlluar me armë, është larguar me një Mercedes Benz C Class në ngjyrë të zezë, nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi te "Kthesa e Kamzës", ku në pragun e shtëpisë, Dan (Ramazan) Hutra ka nxjerrë një kallashnikov dhe ka qëlluar me breshëri mbi familjarët e gruas së tij dhe më pas është larguar.

Paraprakisht dyshohet se janë 2 viktima dhe 2 të plagosur (Lidhje farefisnore me njëri-tjetrin)./Dosja.al

3 VITE ME PARE

PAMJE nga vendi ku ndodhi masakra në Paskuqan, burri vret motrën e ish-gruas dhe kunatën e saj, 2 të plagosur... pas krimit iku me C Class

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3

TIRANE- "Dosja" sjell pamjet e para nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë në Paskuqan, ku Dan (Ramazan) Hutra ka qëlluar për vdekje Mevlute Hysa motrën e ish-gruas së tij dhe kunatën e ish-gruas, ndërsa 2 persona i ka plagosur. Hutra ka hyrë me një armë tip kallashnikov brenda banesës ku jetonte familja e gruas së tij dhe i ka qëlluar me breshëri. Familja e bashkëshortes jeton në zonën e Paskuqanit, në vendin e njohur si "Kthesa e Kamzës", pranë kësaj rrugice. Autori, Ramazan Kuta është larguar me një automjet tip Mercedes Benz, C Class. Ai është i armatosur dhe në liri./Dosja.al

 

 

3 VITE ME PARE

Bilanc tragjik në Paskuqan, dyshohet për 2 viktima dhe 3 të plagosur, dhëndri ia mbath pasi zbrazi kallashnikovin mbi familjen e gruas

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Foto ilustruese

TIRANE- Një bilanc tragjik vjen nga Paskuqani, atje ku Dan Hudra qëlloi me breshëri kallashnikovi mbi familjen e gruas së tij. Ata banonin te zona e njohur si "Kthesa e Kamzës". Në zonë raportohet se ka ndodhur një masakër. Paraprakisht dyshohet për 2 të vrarë dhe 3 të plagosur. Autori është 35-vjeçari Dan Hudra, nga Kukësi që pas ngjarjes ia ka mundur të largohet.  Dosja ka mësuar një nga viktimat është vjehrri i Hudrës, ndërsa tjetra është një grua, trupat e të cilëve janë dërguar në Spitalin e Traumës. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia mbi ngjarjen. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Zbardhet emri! Kush është dhëndri që kreu masakër në familjen e gruas në Paskuqan

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Foto Ilustruese

TIRANË- Ramazan Hutra është personi që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të familjarëve të gruas së tij, ngjarje që ka përfunduar me të paktën dy viktima. Mësohet se Hutra u ka prerë rrugën familjarëve të gruas dhe ka qëlluar mbi ta. Deri më tani mësohet se një nga viktimat është vjehrri i Hutrës, ndërsa tjetra është një gruas. Nuk dihen ende detaje të tjera mbi ngjarjen.

3 VITE ME PARE

Detaje nga ngjarja e rëndë në Paskuqan, dhëndri i pret rrugën familjes së gruas te Kthesa e Kamzës, dyshohet për 2 viktima

'Serial Killer'/ Dan Hutra vrau 3 gra në Tiranë, plagosi 3
Foto ilustruese

TIRANE- Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit në kryeqytet. Dhëndri ka sulmuar me armë zjarri familjen e bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës. Për pasojë, deri më tani dyshohet se 2 persona kanë humbur jetën. Autori është Dan (Ramazan) Hutra. Arsyet e konfliktit ende nuk dihen./Dosja.al

masakra e paskuqanit ramazan kuta

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë