4 Dhjetor 2022, 17:18
Nga F.M
Droga në Fier
FIER- Kolumbiani i dytë, i përfshirë në laboratorin e kokainës në Fier është identifikuar si Diego. Mësohet se Diego është zbuluar se jeton në Farkë dhe është një nga kimistët e ardhur nga Kolumbia që do të punonin me plehun kimik të përzierë me 430 kilogramë kokainë. Gjithsesi, nuk dihet ende nëse Diego është vënë në pranga apo jo. Kolumbiani tjetër është Zaimir Rodrigues, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.
Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri.
Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.
laborator kokaine ne fier
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 17:07
I.A
Qemal Taja
GREQI- 25-vjeçari shqiptar Qemal Taja ka kërkuar afat për të kërkuar falje për vrasjen e të dashur&eum...
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 16:25
F.M
Prestige Resort
TIRANË- Videoja që po shikoni tregon të gjithë momentin e shembjes së "Prestige Resort". Kamera frohet në mom...
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 16:10
F.M
Foto Ilustruese
GJERMANI- Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka grabitur një punonjëse seks...
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 16:04
Shtëpitë e barit
SPANJË- Një prej shtëpive të barit në Spanjë, muajt e fundit është shndërruar n&eum...
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 15:52
F.M
Irfan Hysenbelliu
TIRANË- Biznesmeni Irfan Hysenbelliu ka treguar një bisedë që ka bërë shumë vite më parë me ...
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 15:51
k.m.
Stëblevë
Qendra Shëndetësore e fshatit Stëblevë në Librazhd u rikonstruktua pak kohë më parë dhe gjendja...
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 15:51
F.M
Irfan Hysenbelliu
TIRANË- Biznesmeni Irfan Hysenbelliu ka hapur 'dosjet'. Në një pronomncim për Neës pasi iu shemb me shpërth...
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 15:48
k.m.
Irfan Hysenbelliu
TIRANË- Pas hedhjes në erë me 70 kg tritol të “Prestige Resort”, Presidenti “Hysen...
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 15:02
k.m.
KAVAJË- Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën m...
Aktualitet
4 Dhjetor 2022, 13:59
A.B
File Kola ishte 8 vjeçe kur nisi të mësonte nga e ëma dhe tezja se si bëhej xhubleta, ndërsa si 10-vjeçare u ul të...