LIVE UPDATES
Aktualitet

Për një xhubletë, deri në nëntë muaj punë

Xhubleta është një veshje e punuar me dorë, që vishej nga gratë dhe vajzat malësore në Shqipërinë e Veriut, por edhe në një pjesë të Malit të Zi dhe Kosovës.

4 Dhjetor 2022, 13:59 Nga A.B

Për një xhubletë, deri në nëntë muaj punë

File Kola ishte 8 vjeçe kur nisi të mësonte nga e ëma dhe tezja se si bëhej xhubleta, ndërsa si 10-vjeçare u ul të punonte në tezgjah.

Xhubleta është një veshje e punuar me dorë, që vishej nga gratë dhe vajzat malësore në Shqipërinë e Veriut, por edhe në një pjesë të Malit të Zi dhe Kosovës.

Është kryesisht e zezë, e punuar në masë të madhe me pëlhurë leshi dhe me motive të qëndisura shumëngjyrëshe. Karakteristikë e saj është pjesa e poshtme në formë të kambanës.

Filja, sot 70 vjeçe, kujton ende në detaje gjithçka nga procesi i bërjes së një xhublete.

“E zgjidhnim leshin e deles ku ishte më i miri, e shprishnim, e lënurnim dhe e tirrnim. Mjetet që duheshin për ta përgatitur xhubletën, ishin: koshi i spikut, veku dhe vajanica. Tirku bëhej në vek [tezgjah] dhe kur përfundonte, e çonim në vajanicë, që ka qenë një vegël prej druri... Ishin si dy çekiçë prej druri që komandoheshin nga forca e ujit, godisnin tirkun dhe krejt copa ngjeshej”, kujton Filja për Radion Evropa e Lirë.

Javën e kaluar, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) e mori nën mbrojtje xhubletën.

Kjo veshje, e vjetër 4 mijë vjet, dikur përdorej në jetën e përditshme.

Megjithatë, përdorimi dhe prodhimi i saj ka qenë në rënie gjatë dekadave të fundit, si për arsye socio-politike, ashtu edhe për arsye ekonomike.

Filja kujton se në kohën e rinisë së saj nuk kishte bojëra për të ngjyrosur leshin e deles, por se ato bëheshin duke zier lëvozhga verri, gjethe frashri, si dhe një gur me ngjyrë blu që thotë se quhej karaboj.

“Unë jam martuar me xhubletë dhe kam pasur tetë xhubleta në pajë. Më e mira ishte ajo që vesha kur u bëra nuse dhe e përdorja kur kishim festa. Xhubleta pas së mirës ishte ajo që e vishja kur të afërmit na ftonin në dreka dhe darka, ndërsa të tjerat i kisha për t’i mbajtur përditë”, thotë Filja.

Me keqardhje, ajo tregon se sot i ruan vetëm dy prej tyre.

“Ishin kohë të vështira, varfëri... Të besohet që gjashtë xhubleta i kam prishur dhe me to kam bërë qilima, apo shtrojë, apo mbulojë? Më vjen të qaj kur e kujtoj. Më janë dhimbsur shumë kur i kam prishur se i kisha bërë me këto duar, por nuk kam pasur rrugë tjetër”, thotë Filja.

Ajo nuk jeton më në fshatin e saj të lindjes, Vermosh, ku edhe mësoi zanatin, por në Shkodër - qytet në pjesën veriore të Shqipërisë.

Për ta ruajtur këtë traditë, por edhe për të siguruar të ardhura për veten dhe bashkëshortin, Filja, në shtëpinë e saj, vazhdon të qepë xhubleta dhe tirq - veshje që dikur përdornin burrat malësorë.

Ajo thotë se numrin më të madh të porosive e ka nga emigrantët në Shtetet e Bashkuara.

“Ata i duan xhubletat dhe tirqit ashtu siç kanë qenë dikur, origjinale. Është një punë që merr shumë kohë. Një xhubletë e shes 3 mijë dollarë, por kjo shifër është qesharake, krahasuar me punën që bëj. Më duhet t’i blej stolitë, t’i mbledh nëpër zona të ndryshme, dikush shet një varëse, dikush hajmalinë, dikush postavën, apo brezin e hekurit që kanë mbajtur gratë dikur...”, rrëfen Filja.

Ajo thotë se më së shumti punon imitime të xhubletës, pasi kështu mund t’ia dalë për të siguruar më lehtë të ardhura. Për ta qepur atë në formën origjinale, thotë se i duhet mbështetje edhe nga institucionet.

Rita Kalaj Shkurtaj, kryetare e Shoqatës Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”, ka intervistuar rreth 150 gra të moshuara në zonën e Malësisë së Madhe dhe në Mal të Zi për teknikën e punës së bërjes së xhubletës.

Dhe, gjithçka që ka të bëjë me të, e ka dokumentuar në një botim.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon se për të punuar një xhubletë dasme apo festash, janë dashur gjashtë deri në nëntë muaj kohë.

Xhubletat e përditshme, thotë ajo, kanë kërkuar më pak kohë, sepse nuk kanë pasur punime të veçanta dhe qëndisje.

“Xhubleta e ‘vdekjes’ [që ruhej dhe vishej kur varrosej një grua] gjithashtu ka kërkuar kohë, sepse ka pasur shumë punime në pjesën e përparme të saj”, thotë Kalaj Shkurtaj, studiuese dhe sipërmarrëse në ruajtjen dhe kultivimin e xhubletës. Një prej grave që ka intervistuar ajo, ka qenë edhe Age Vuktilaj, sot 94 vjeçe.

Ajo ka treguar në detaje dijen e saj dhe është ndër të rrallat që mban gjallë teknikat më të hershme të bërjes së xhubletës.

Kalaj Shkurtaj thotë se ajo dhe shumë gra të tjera të zonës së Kelmendit të Malësisë së Madhe, që dinë të bëjnë xhubleta, kanë emigruar në SHBA.

Shumë artizane e kanë rikthyer këtë traditë, por një pjesë e tyre nuk punojnë me material origjinal - ose riciklojnë xhubleta të vjetra, ose bëjnë imitime të tyre.

Në zonën e Kelmendit, pjesa veriore e Shqipërisë, shumë familje i ruajnë xhubletat e hershme.

Dilë Vaçaj, 69 vjeçe, nga fshati Vermosh, ruan ende xhubletën e nënës së saj, si dhe pjesët që e shoqërojnë: bohçja e kuqe, pështjellaku i zi, kraholi, gryksa, kapica me ruba, çorapet e qëndisura e të tjera.

“Është e vështirë ta mbash dhe ta veshësh. Xhubleta duhet palosur me kujdes që konet e saj të rrinë në pozicionin e duhur. Jo kushdo di ta ruajë dhe ta veshë. Jam shumë e gëzuar që po rritet interesi për këtë veshje të mrekullueshme. Sivjet, një vajzë në Kelmend erdhi dhe kërkoi xhubletë që të dilte nuse me këtë veshje”, thotë Dilja.

“Ta shohësh një nuse nga afër me xhubletë, ishte shumë bukur”, shprehet ajo.
Një prej stolive që ruan, është edhe varësja e mashave.

“Xhubleta ka pasur shumë qëndisje dhe shumë stoli. Peshonte rreth 14-15 kilogramë si veshje. Një prej stolive ishte edhe varësja e mashave, që gruaja malësore e mbante varur në qafë. Në fund të varëses është një si gërshërë e vogël. Me të, gruaja merrte një gacë nga oxhaku dhe ndizte çibukët e burrave në odë”, rrëfen Dilja.

Ajo thotë se një tjetër pjesë e stolive ka qenë edhe hajmalia, ku nuses i hidheshin napolona ari gjatë kërcimit.

Luljeta Dano është një prej anëtarëve të ekipit që dorëzoi dosjen e xhubletës dhe të bërjes së saj në UNESCO.

Pranimi në këtë organizatë, thotë ajo, nënkupton “obligim për realizimin e disa detyrave nga institucionet qendrore dhe lokale”.

“Duhet të ndërtojnë politika se si të rijetëzohet xhubleta në jetën kulturore, në politikat e turizmit. Më pas vjen përfitimi prej këtij vendimi. Do të prodhohen më shumë xhubleta me teknikën origjinale, do ta shohim këtë kryekostum të etnografisë shqiptare më të pranishëm në festa familjare, në tregun e turizmit etj.”, thotë Dano, koleksioniste dhe drejtore e Qendrës Antropologjike “Xhubleta”.

Më 29 nëntor, kur ka bërë publik lajmin për pranimin e xhubletës në UNESCO, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka thënë se xhubleta nuk do të mbetet një relikt i së shkuarës, por se do ta ketë mbështetjen e institucioneve.

Në ueb-faqen e UNESCO-s shkruan se xhubleta përfaqëson një trashëgimi të kulturës nga ilirët te shqiptarët. Kështu, xhubleta është veshja më e hershme në Shqipëri dhe Ballkan./REL

xhubleta

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës