3 Maj 2023, 12:30
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një 26-vjeçar nga Fushë Kruja është vendosur në prangat e Policisë së Shtetit, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. I riu është prangosur, por gjatë arrestimit ka goditur edhe punonjësin e Policisë së Shtetit që po i vendoste prangat.
"D. Z., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë,"-thuhet në njoftimin e Policisë.
NJOFTIMET E POLICISË TIRANË:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. G., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet prerës thikë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka dëmtuar derën e dyqanit të një shtetasi dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
- D. Z., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë;
- Sh. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
- R. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur biçikletën një shtetaseje;
- M. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin L. A., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
policia e shtetit
Aktualitet
3 Maj 2023, 12:20
A.B
Arben Isufi
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pasuritë e Arben Isufajt (Ben...
Aktualitet
3 Maj 2023, 12:06
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Punonjësit e rekrutuar nga Bangladeshi për të punuar në Shqipëri, nuk janë më as zgjid...
Aktualitet
3 Maj 2023, 11:58
k.m.
Eldi Dizdari
ITALI- Tjetër goditje ndaj Ndrangheta-s. Në 24 orët e fundit janë shënuar dhjetra arrestime dhe konfiskime në Gj...
Aktualitet
3 Maj 2023, 11:57
A.B
Policia
TIRANË- Arrestohet punonjësi i policisë në Qarkun e Korçës. Në pranga ka përfunduar sshefi i postës ...
Aktualitet
3 Maj 2023, 11:44
A.B
Leke Vuksani
SHKODËR- Ky është momenti i arrestimit të Lekë Vuksanit, autorit të vrasjes së Petrit Vuksanit. Policia b&e...
Aktualitet
3 Maj 2023, 10:47
m.s
GJIROKASTËR- Blutë e Gjirokastrës kanë arrestuar në flagrancë një 41 vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ...
Aktualitet
3 Maj 2023, 10:34
A.B
Joy Ayoko
TIRANË- Ministria e Drejtësisë konfirmon dërgimin e letërporosisë në Kenia lidhur me vdekjen misterioze të...
Aktualitet
3 Maj 2023, 09:58
A.B
Petrit dhe Leke Vuksani
SHKODËR- Arrestohet pas 21 orësh arrati, autori i vrasjes së Petrit Vuksanit, Lekë Vuksani. Policia e Shkodr&eu...
Aktualitet
3 Maj 2023, 09:39
A.B
Petrit Vuksani
TIRANË- Një ditë më parë u vra me armë zjarri Petrit Vuksani në Shkodër. Autori, ishte Lekë Vuk...
Aktualitet
3 Maj 2023, 09:32
A.B
Kanabis
TIRANË- Klajdi Sulku është vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike n&e...