Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në raport, thuhet se Shqipëria ka përmirësuar përputhshmërinë e saj me rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar të MONEYVAL, që lidhen me transparencën dhe rregullimin e mbikëqyrjen e bizneseve.
TIRANË- 'MONEYVAL' ka bërë publike ditën e sotme raportin për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizimit. Në raport, thuhet se Shqipëria ka përmirësuar përputhshmërinë e saj me rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar të MONEYVAL, që lidhen me transparencën dhe rregullimin e mbikëqyrjen e bizneseve. Për sa i përket këtyre rekomandimeve, Shqipëria është rivlerësuar nga “Pjesërisht në përputhje”, në “Përgjithësisht në përputhje”.
Theksohet se vendi ynë ka marrë masa shtesë që nga muaji qershor i vitit 2022, duke adresuar mangësi të rëndësishme në lidhje me administruesit e besuar që i nënshtroheshin kërkesave për LPP/LFT dhe aksesin e thjeshtësuar në informacionin e pronësisë përfituese për autoritetet kompetente.
'Shqipëria përmirësoi masat për rregullimin dhe mbikëqyrjen e noterëve dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme. Shqipëria ka bërë përparim në adresimin e shumicës së mangësive të përputhshmërisë teknike të identifikuara në Raportin e saj të Vlerësimit të Ndërsjelltë 2018'- thuhet më tej në raport.
RAPORTI i plotë
Shqipëria ka përmirësuar masat e saj për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit (AML/CFT), përfundon MONEYVAL në një raport vijues të publikuar sot. Raporti zbuloi se Shqipëria ka përmirësuar përputhshmërinë e saj me Rekomandimet 25 të Task Forcës së Veprimit Financiar (transparenca dhe pronësia përfituese e marrëveshjeve ligjore) dhe 28 (rregullimi dhe mbikëqyrja e bizneseve dhe profesioneve të përcaktuara jofinanciare). Vendi është rivlerësuar në këto dy rekomandime nga Pjesërisht në përputhje në Kryesisht në përputhje.
Që nga qershori 2022, Shqipëria mori masa shtesë, të cilat adresuan mangësi të rëndësishme në lidhje me administruesit e besuar që i nënshtroheshin kërkesave për LPP/LFT dhe aksesin e thjeshtësuar në informacionin e pronësisë përfituese për autoritetet kompetente.
Për më tepër, Shqipëria përmirësoi masat për rregullimin dhe mbikëqyrjen e noterëve dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme. Autoriteti licencues për noterët tani është i autorizuar të revokojë licencat për shkelje të legjislacionit LPP/LFT. Shqipëria prezantoi gjithashtu mbikëqyrjen e bazuar në rrezik mbi agjentët e pasurive të paluajtshme.
Në përgjithësi, Shqipëria ka bërë përparim në adresimin e shumicës së mangësive të përputhshmërisë teknike të identifikuara në Raportin e saj të Vlerësimit të Ndërsjelltë 2018. Nga 40 rekomandimet, Shqipëria aktualisht ka:
• 6 rekomandime të vlerësuara në përputhje
• 31 rekomandime të vlerësuara kryesisht në përputhje
• 2 rekomandime të vlerësuara pjesërisht në përputhje dhe 1 të pazbatueshme
Shqipëria pritet të raportojë pas dy vitesh te MONEYVAL për progresin e mëtejshëm të bërë drejt forcimit të LPP-së së saj. /Sistemi CFT.
DURRES- Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, MEK, e strehuar në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit...
Lefter Spirollari TIRANË- Emigrimi masiv i fuqisë punëtore ka bërë që punët këtu në vend të përballo...
Ambulance TIRANË- Një 35-vjeçar humbi tragjikisht jetën ditën e sotme në Krujë, si pasojë e një aksidenti n&...
foto ilustruese TIRANË- Për muajin maj, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 10% krahasuar me të njëjtën periudh&e...
Erisa Aliaj DURRËS- Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-Kënetës në Durr&eum...
foto ilustruese TIRANE- Një vendim i GJKKO-së që mban datën 19 qershor dhe është firmosur nga gjyqtarja Etleva Deda, lejonte...
Momenti i perplasjes TIRANË- Detaje nga dosja për vendimin që lejon kontrollin e ambienteve të kampit MEK në Manzë ...
studentët e mjekësisë në protestë TIRANË- Studentët e mjekësisë do të protestojnë të premten m&...
Arber Ferati TIRANË- Ky është 35-vjeçari Arbër Ferati, nga fshati Tragjas i Vlorës, i cili humbi jetën në më...
Foto ilustruese BRITANI- Një 25-vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Klajdi Kerkapi është dënuar me 8 muaj burg nga gjykata n...