All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Lutem të kemi ndonjë që di të drejtojë gomonen”, “Piranjat” zbulojnë hap pas hapi kalvarin e shqiptarëve drejt Anglisë

Nga Brukseli shqiptarët shkojnë më pas te kanali i La Manshit në Francë për ta kaluar me gomone, në mënyrë që të mbërrijnë në tokën britanike.

9 Tetor 2022, 21:49 Nga DOSJA
“Lutem të kemi ndonjë që di të drejtojë
Rruga
All - Paragraf - 1

TIRANË- Ëndrra amerikane mesa duket është zëvendësuar me ëndrrën angleze për shqiptarët. Kjo pasi numri i  shqiptareve që shkojnë ilegalisht me gomone në Britaninë e Madhe  është rritur jashtëzakonisht shumë vitet e fundit. Sipas statistikave zyrtare nga Britania e Madhe, shqiptarët përbëjnë rreth 30% të emigrantëve ilegalë,  që kanë shkuar me gomone këtë vit në Angli nëpërmjet kanalit të La Manshit. Katër nga 10 emigrantë që kalojnë në mënyrë ilegale vijnë nga Shqipëria, kështu kanë raportuar mediet britanike.

Pas transmetimit të puntatës së parë, këtë herë “Piranjat”  nën moderimin e Florjan Binajt dhe Arilena Arës vijnë me një investigim të thelluar, ku tregojnë hapa pas hapi sfidat që përjetojnë shqiptarët për të shkuar në Angli. Gazetari i “Piranjave” Eraldo Harlicaj u bë emigrant për një javë. Bëri të njëjtin udhëtim dhe kaloi të njëjtat vështirësi si çdo shqiptar  që  shkon në drejtim të Britanisë. Piranjat kanë dokumentuar kalvarin e shqiptarëve për në Britani.

Për të ndërmarrë këtë aventurë të mundimshme shqiptarët udhëtojnë me autobus drejt Brukselit, pika e parë e grumbullimit të shqiptarëve. Itinerari që ndjek autobusi Shqipëri-Bruksel nuk është aspak i zakontë. Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut- Serbi-Hungari-Gjermani dhe në fund Belgjikë, plot 2236 kilometra. I gjithë devijimi bëhet për arsye të thjeshtë, sepse në kufirin hungarez kontrollet nuk janë aq të rrepta, e për pasojë askush nuk vë në pikëpyetje dyndjen e madhe  të shqiptarëve që përpiqen të shkojnë drejt vendeve të BE-së. gjithashtu rreziku për tu kthyer mbrapsht është i vogël.

Gazetari i “Piranjave” vëren se shumica e shqiptarëve që shkojnë drejt Brukselit janë të rinj. Nga Brukseli shqiptarët shkojnë më pas te kanali i La Manshit në Francë për ta kaluar me gomone, në mënyrë që të mbërrijnë në tokën britanike. Zbulimet për mënyrën se si funksion trafikimi nuk kanë fund. “Piranja” Eraldo Harlicaj thotë se trafikantët rekrutojnë emigrantët ilegalë për punën e skafistit.

Këta të fundit në pamundësi ekonomike vetëofrohen për tu bërë skafiste, pa ditur as bazat më elementare të lundrimit. Në duart e tyre është jeta e qindrave personave që nisen çdo ditë me gomone të tej mbushura. Pjesë nga biseda e trafikantit me emigrantin ilegal për pazarin e rrugës.

-Për Angli? Do shkosh vetëm apo?

-Kam nusen time, nusen e vëllait dhe fëmijët.

-Unë kam robin tim. 4500 paund.

– Çfarë thua o shoku, ne marrim 2600 paund dhe kjo është maksimumi,.

-Të jap numrin e çunit të huaj fol vetë me të. Hajt maksimumi 3500 paund, i bie 900 paund të ndajnë tre veta. Kurdi 2 mijë paund  do, 600 I duan këta që të sjellin gomonen.

“Shpresoj që të kemi ndonjë që di të drejtojë gomonen. Ishalla kena fat, na mban koha që të ikim direkt”, këto janë fjalët e shqiptarëve që drejtohen me autobusë drejt Brukselit për të udhëtuar me gomone në Angli. Me të mbërritur në Bruksel shqiptarët shkojnë në një hotel, madje recepsionistët e dinë arsyen e mbërritjes së shqiptarëve atje, teksa u japin udhëzime për transportin. Pasi kalojnë natën në hotel shqiptarët përpiqen të gjejnë kontakte për taksi për të shkuar te kanali i La Manshit. Me të mbërritur në bregun francez, shqiptaret hipin në gomone për të shkuar në destinacionin final, Britaninë e Madhe.

Marrë nga ABCNEWS

emisioni piranjat

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet