Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VD/ "Do përfundoni nën rrota!" Anisa Kostani përballet me gazetarët pas sulmit në rrjetet sociale, pakoja suprizë nga Piranjat
Ata e kanë ‘suprizuar’ dhe me një tufë me lule, por si e ka përjetuar ajo vizitën e Piranjave? A ka reflektuar mbi qëndrimet e saj të mëparshme për gazetarët?
9 Tetor 2022, 19:35Nga F.M
Anisa Kostani
ELBASAN- Anisa Kostani, nënkomisarja e Elbasanit, e famshme për gjarprin e saj dhe e pezulluar me shumë bujë nga puna pas postimeve në rrjete sociale, është kthyer në detyrë me më shumë vetëbesim se kurrë. Këtë pasdite, ajo është vizituar nga gazetarët e emisionit “Piranjat”.
Ata e kanë ‘suprizuar’ dhe me një pako, por si e ka përjetuar ajo vizitën e Piranjave? A ka reflektuar mbi qëndrimet e saj të mëparshme për gazetarët? Reagimin mund ta ndiqni sonte në orën 21:01 në ABC News dhe kanalin T7 në Kosovë.
Koha e dënimit për ofeceren Kostani mbaroi më 2 tetor të këtij viti. Pas dy muajsh pezullim pas statuseve për gazetarët, Anisa Kostani është rithyer në detyrën si nënkomisare pranë sektorit të krimit ekonomik në drejtorinë e Elbasanit.
Pezullimi i Kostanit erdhi nga vetë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pas disa shkrimeve që oficerja e policisë kishte bërë në rrjetin social Instagram.
Anisa Kostani ofendoi e kërcënoi gazetarët që kishin kritikuar punën e bluvë të këtij qyteti. Në shkrimin e bërë në 'Instagram', ajo i quante gazetarët të degjeneruar dhe i ka kërcënonte duke u thënë: Do përfundoni nën rrota!